Gjykata Kushtetuese shpresa e fundit!

Opinione

Gjykata Kushtetuese shpresa e fundit!

Nga: Nijazi Halili Më: 26 maj 2020 Në ora: 00:01
Nijazi Halili

Në kohën kur Kosova po përballet me pandeminë e koronavirusit, skena politike dhe institucionale është duke u përballur edhe me një ngërç politik dhe kushtetues, vlerësojnë njohesit e zhvillimeve politike në vend.

Në vazhdim, veprimet e institucioneve dhe partive politike kanë quar vendin drejtë krizës politike, e cila mund të thellohet edhe më tej, duke krijuar situata të pa deshiruara.

Duke pasur parasysh që nuk kemi pasur një situatë të ngjashme në të kaluarën, pasi jemi shtet i ri dhe jemi duke e testuar qoftë demokracinë tonë, qoftë Kushtetutën e vendit, është më se e nevojshme që Gjykata Kushtetuese të thotë fjalën e vet dhe që të mund t’i nxjerrë vendin nga ky diskurs politik,  duke tentuar që të krijojë një stabilitet politik të qëndrueshëm   dhe vendit t'i  kthehet normalitetit, duke krijuar një klimë dhe gjendje stabile.

Prioritet do i mbetet  politikëbërësve tanë, procesi  dialogut Kosovë-Serbi, i cili edhe më herët ishte  konsideruar që duhet të jetë prioritet i cilësdo qeveri që do të udhëheqte vendin.

Po ashtu sfidë  për partitë politike dhe institucionet,  do të mbetet respektimi i vendimit të Gjykatës  Kushtetuese, që me  veprimet e ndërmarra mos të rrezikojnë shkeljen e   kushtetutës dhe  funksionimin e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat