Gjermania si faktor stabiliteti politik në Evropë - Bota Sot
Gjermania si faktor stabiliteti politik në Evropë

Opinione

Gjermania si faktor stabiliteti politik në Evropë

Nga: Mr. Sc Shpend Salihu Më: 26 maj 2020 Në ora: 21:39
Mr. Sc Shpend Salihu

Siç dihet, rendi i ri Botëror u përcaktua dhe definua në vitin 2004 me nxjerrjen e doktrinës Bush që u pasua pas sulmeve të 11 shtatorit 2001. Recesioni ekonomik global që u pasua nga një shkallë e lartë e hiperinflancionit, në tërë globin arriti që ta ndryshojë superstrukturën politike dhe deformoi sistemin e vlerave ekonomike të shteteve të ndryshme anembanë botës. Duke iu falënderuar politikave parimore socio-ekonomike, zhvillimit teknologjik dhe disiplinës e koshiencës si dhe kulturës gjermane, Gjermania arriti që gjatë kësaj periudhe të ketë suficit të lartë buxhetor, dhe falë angazhimit Gjerman shumë shtete si Greqia, Italia, Spanja, Portugalia arritën ta tejkalojnë recesionin ekonomik global, ti harmonizojmë politikat e tyre nacionale-ekonomike me politikat e Bashkimit Europian dhe ta tejkalojnë situatën e krizës.

Gjermania arriti që gjatë kësaj periudhe kohore, ta rrisë eksportin e mallrave si të industrisë automobilistike, tekstilit dhe konfeksionit, produkteve ushqimore dhe mineraleve e xeheve të ndryshme në hemisferën globale. Kjo arriti që Gjermaninë ta bëjnë bindshëm nr.1 në Europë dhe fuqinë e katërt ekonomike globale e cila shumë shpejt sipas indikatorëve të zhvillimit ekonomik, mund të ngritet në pozicionin nr.1 në rrafsh global. Marrëveshjet kontraktuale të kompanive Gjermane me partnerë afaristë si në kontinentin Europian, si dhe eksportimi i mallrave Gjermane anembanë botës, arriti që ta zhvillojë superstrukturën ekonomike Gjermane në një gjigand global.

Gjithashtu politikat shumë adekuate makroekonomike duke u munduar ta bëjnë një paritet mes kërkesës dhe ofertës në tregun global, numri shumë i ulët i evazionit fiskal, politikat e qarta me një shkallë të ulët të interesit bankar, shkalla e lartë e subvencioneve dhe granteve mikro dhe medium bizneseve si dhe investimi i kompanive Gjermane në zona të ndryshme globale, arriti që ti dëshmojë OKB-së se duke iu falënderuar Gjermanisë në partneritet me Francën dhe shtetet tjera të Europës Perëndimore, Europa mund të mbijetojë si në aspekt politik, ekonomik dhe ushtarak, pa ndikimin dhe tutelazhen e SHBA-së dhe Rusisë.

Pamvarësisht asaj se Gjermania dhe Europa kanë bashkëpunim të mirë me SHBA-në, me Rusinë, me Kinën, Brazilin, Indinë, Korenë, Japonin etj, përmes fuqizimit ekonomik, ndikimit politik dhe zhvillimit teknologjik Gjermania i tregoi botës se superstruktura mbinacionale e Bashkimit Europian do jetë faktori kryesor jo vetëm në proceset Europiane, por edhe në rrafsh global. Fatkeqësia është që Britania e Madhe u largua nga BE por është mëse e dukshme se Britania e Madhe herët a vonë do të kërkojë sërish të aderojë në strukturat e BE-së, për shumë arsye. 1. Janë mbi 2 milion punëtorë Europian që punojnë në tregun e Anglisë, 2 Nëse Anglia nuk aplikon për aderim në Bashkimin Europian do ketë problem ekonomik, pasiqë do ketë barriera doganore dhe tatimore në eksportimin e mallrave të Britanisë së Madhe në tregun Europian.

3 Irlanda, Skotlanda dhe Welsi, janë deklaruar publikisht që dojnë të jenë pjesë e Bashkimit Europian, e kjo dëshmon se kohezioni i Monarkisë është në pikëpyetje, andaj rikthimi i Britanisë së Madhe në Bashkimin Europian është mëse i domosdoshëm për vetë Britanikët.

Bashkimi Europian i ka të gjitha strukturat uniforme të funksionimit dhe administrimit të situatës në korniza të Europës, nevojitet vetëm edhe krijimi i Ushtrisë Europiane, e cila do udhëhiqej nga Gjermanët. Partneriteti Gjerman-Anglez-Francez me shtete tjera Europiane do të nënkuptonte autonominë e Europës nga ndikimi i jashtëm, si dhe garancë dhe siguri ekonomike, politike dhe ushtarake në Europë. Në këtë proces Kosova duhet të kërkojë përkrahjen e fuqishme të Gjermanisë dhe BE-së, në dialogun Kosovë-Serbi, sepse Kosova është çështje e brendshme e Europës, e ndikimi SHBA dhe Rusi në këtë dialog, do të shkaktonte përçarje, polarizime dhe pasiguri në zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi, andaj Gjermania dhe BE duhet ta luajnë rolin kyq në procesin e negociatave, mes Kosovës dhe Serbisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat