SHBA, BE dhe hilet ndaj Kosovës

Opinione

SHBA, BE dhe hilet ndaj Kosovës

Nga: Rexhep Torte Më: 27 maj 2020 Në ora: 10:44
Rexhep Torte

SHBA dhe BE Kosovës tia japin drejtësinë, e jo kompromisin që e çon në greminë.

Shqiptarët nuk vajtën në Beograd të vrasin serbë, por Serbia kreu agresion gjenocidal në Kosovë me 40 mijë ushtarë, paramilitarë e policë të armatosur gjer në dhëmbë dhe të shoqëruar me  tanke, autoblinda e altileri të rëndë.

Serbia agresore gjenocidale nuk mund të vihet në një rafsh me Kosovën viktimë.

Serbia agresore gjenocidale po u vën kushte SHBA-ve e  BE-së dhe sërish po armatoset dhe po e kërcënon Kosovën para syve të botës.

Arritja e marrëveshjes finale  Kosovë-Serbi përmes dialogut, do të tregojë  a janë SHBA dhe BE korrektë, të drejtë dhe të ndershëm ndaj Kosovës dhe tërë shqiptarëve.

Image

Shqiptarët e Kosovës dhe tërë shqiptarët kudo që jetojmë e frymojnë shqip, duhet të jenë vigjilentë, të flasin hapur dhe assesi të mos ia bëjnë qejfin vehtes.

Fakti se Kosovës përkundër plotësimit të të gjitha kushteve tashmë disa vite BE nuk po ia  lejon liberalizimin e vizave. Fakti se 5 shtete të BE-së ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Fakti se emisari i SHBA për dialogun Kosovë Serbi Richard Grenell u  soll me papëgjëjshmëri duke bërë marrëveshje Kosvoë-Serbi për qarkullimin ajror dhe hekurudhor, duke i kapur problemet nga bishti e jo nga koka, duke i harruar krimet e Serbisë në Kosovë dhe duke e vënë në një rafsh Serbinë agresore dhe Kosovën viktimë. Ndërkaq  BE, emisar për bisedimet Kosovë-Serbi i ka caktuar shpanjolin  Jozep Borell dhe çekun Miroslav  lajçak, që u takojnë  shteteve  që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Këto hapa  të SHBA dhe BE për ne shqiptrët janë  tejet shqetësuese për dëmet që mund ti shkatojnë  Kosovës në dialogun Kosovë- Serbi.

SHBA dhe BE kohëve të fundit këmbëngukin që dialogu  Kosovë- Serbi të fë fillojë sa më parë dhe të përfundojë sa më shpejt. Kjo e shton edhe më shumë brengosjen  e shqiptarëve.

SHBA dhe BE pritën 20 vite e tani i kapi ngutia, sidomos për një çështje kaqë të ndijshme, dhe sidomos kur 20 vite radhazi Serbia agresore gjenocidale është duke u vendosur në vazhdimësi kushte  SHBA-ve dhe BE-së dhe  kërcënime  Kosovës viktimë.

Kosova u çlirua para gati 21 viteve duke pësuar një kosto të lartë të vrasjeve, masakrave, dhunimeve, rrëmbimeve, dëbimneve dhe djegieve shkrumuese.

Serbia në agresionin gjenocidal të vitëve 1998/99 në Kosovë vrau e masakrtoi  më shumë se 13 mijë shqiptarë, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës, dhunoi 2o mijë femra shqiptare, rrëmbeu 1650 shqiptarë të të gjitha moshave e gjinive,fati i të cilëve ende nuk është zbardhur, e bëri shkrumb e hi Kosovën dhe i detyroi më shumë se 1 milion shqiptarë të kapin rrugën e eksodit  për në Shqipëri, Maqedoni e gjetiu, për të shpëtuar nga vdekja.

Fjala  kompromis në dialogun  Kosovë- Serbi paraqet rrezik për sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës. Çfarë kompromisi mund të ketë pas të gjitha atyre krimve që i kreu Serbia në Kosovë.

Serbia fjalën kompromis  ka filluar ta përdorën kohëve të fundit, sëbashku me shprehjet se gjoja Kosova nuk mund të merr gjithçka, ndërsa Serbia asgjë.

Serbia koheve të fundit shprehet se ndjehet më e relaksuar pasi që, sipas saj, Koheve të fundit, tashmë pas 20 viteve SHBA-të kaë vullnetin ta dëgjojnë Serbinë lidhur me qasjen që ka për Kosovën. Gjë për të cilën, gjithnjë siç deklaron Serbia,  më parë as që mund të mendohej, dhe këtë thyerje të akullit me SHBA-të,  Serbia e kosideron si fitore të diplomacisë së saj.

Ne shqiptarët mendojmë  se një qasje e këtillë e SHBA-ve dhe e BE-së ndaj Serbisë, e inkurajon dhe e shfajëson  Serbinë  për krimet e kryera në Kosovë.

Ne shqiptarët mendojmë se Serbia duhet të disiplinohet, edukohet e reformohet, dhe jo të përkëdhelet e lazdrohet.

Ne shqiptarët jemi popull paqedashës, fisnk e besnik, dhe se gjatë tërë historisë sonë nuk kemi okupuar as edhe një pëllëmbë tokë të huaj.

Serbët kanë ardhur në në Ballkan në shekullin e 6 nga Karpatet e Rusisë dhe fillimisht janë vendosuar në rajonin e Beogradit të sotëm.

Ekzistojnë dokumente historike se shqiptarët në atë periudhë kanë jetuar  në trojet e tyre gjer përtej Nishi, për çka ekzistojnë dokumente bindëse në arkivat e Stambollit.

Serbët me ardhjen e tyre në Ballkan sollën vetëm egërsi, mëri, luftëra të përgjakshme dhe kërcënime që për fat të keq vazhdojnë edhe në ditët e sotme.

Me luftëra të përgjakshme serbët i zgjeruan kufijtë e tyre, duke okupuar troje dhe popuj të tjerë, e më së shumti duke okupuar trojet shqiptare.

Serbët në këtë mënyrë e kanë okupuar edhe Kosovën. Kjo dëshmohet edhe me gërmimet arkeologjike në Kosovë, ku gjenden vetëm artefakte ilire, pasardhës të të cilëve janë vetëm shqiptarët.

Kishat dhe manastiret orthodokse në Kosovë janë shqiptare, sepse dihet botërisht, se edhe sot e kësaj dite në Kosovë jetojnë shqiptarë të besimit orthodoks.

Nuk ka argumente  bindëse dhe nuk është e llogjikshme, që Serbia  për një pakicë aqë të vogël të serbve që jetojnë në Kosovë, të ketë ndërtuar aqë shumë  kisha e manastire.

Serbët me luftëra të përgjakshme i kanë pasë okupuar edhe trojet në Shqipërinë e sotme për të dalë në Detin Adriatik.

Serbët historinë e tyre e mbështesin në legjenda e gënjeshtra. Këtë e më së miri e dëshmon edhe harta e Enciklopedisë Ruse e vitit 1817 ku shihet sa e vocër ka qenë Serbia në ato vite që janë shënuar në këtë hartë.

Serbia krekoset edhe se gjoja  ka dalë fituese kundër Turqisë në Luftën e Kosovës në vitin 1389, kur kjo hartë e Enciklopedisë Ruse tregon sa e vocër ka qenë Serbia në vitin 1817, që nuk mund të ëndëronte të ballafaqohet me Turqinë e atëhershme.

Shqetësimi dhe brengosja e  shqiptarëve bazohen në thënien popullore, “ na ka kafshuar gjarpëri, e tani po i frikësohemi edhe hardhucës.

Në Kongresin e Berlinit 1878, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër 1913 dhe në Konferencën e Paqes në Paris 1919, Fuqitë e Mëdha për tia plotësuar dëshirën hememonisë së Serbisë, më shumë se gjysma e trojeve dhe e popullit shqiptar mbetën jashtë kufjve të shtetit amë Shqipërisë dhe sot jetojnë në pesë shtete fqinje.

Si pasojë e kësaj padrejtësie sot  Shqipëria, shteti amë i shqiptarëve  duket si mollë e kafshuar nga të gjitha anët.

Drejtësia është në anën e Kosovës dhe se nuk mund të ketë  llogjikë të shëndoshë njerëzore e diplomatike, që në dialogun Kosovë-Serbi , ti mundësohet Serbisë agresore gjenocidale, përkundër të gjitha krimeve ndaj shqiptarëve , të merr qoftë edhe një centimetër tokë nga Kosova. Ky do të ishte zhgënjim i madh për shqiptarët dhe fitil i ndezur për konflikte në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat