Mesazh i BE nga Brukseli për vendimin e kushtetueses dhe për situatën aktuale përballë pandemisë në Kosovë

Aktuale

Mesazh i BE nga Brukseli për vendimin e kushtetueses dhe për situatën aktuale përballë pandemisë në Kosovë

Nga: Nefail Maliqi Më: 27 maj 2020 Në ora: 14:40
Peter Stano

Në prag të protestave masovike dhe verdiktit të Kushtetueses se do të vendos pro Thaçit-Mustafës-Hotit apo kundër liderit dhe kryeministrit Albin Kurti, zyrtarët e BE-së sot kanë folur për "Bota sot" për situatën aktuale ne Kosovë, në veçanti dialogun Kosovë-Serbi dhe rolin emisarit evropian Vladimir Lajcak në këte proces si dhe për kushtetuesen dhe manovrat politike të liderëve kosovar në kohë pandemie.

Dialogu mes Kosoves dhe Serbisë, roli i emisarit Vladimier Lajcak në këtë proces, situata aktuale në Kosovë dhe zvillimet politike bashkë me vendime kushtetutese në kohë pandemie janë disa tema që preken në bisedën tonë me z.Peter Stano, zëdhënësi i Bashkimit Evropian.

Fillimisht zyrtari nga BE z.Peter Stano për gazetën "Bota sot" ka deklaruar se "Status quo aktual në Dialog është i paqëndrueshëm dhe Dialogu duhet të rifillojë sa më shpejt që të jetë e mundur, kur lejon situata shëndetësore. Ne kemi theksuar vazhdimisht se është thelbësore që Dialogu të rifillojë për të ofruar një perspektivë të qartë evropiane për rajonin.

Procesi politik është në duart e aktorëve politikë në Kosovë. Eshtë thelbësore që Kushtetuta të respektohet nga të gjithë.

Sipas zëdhënësit të shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell  "Serbia dhe Kosova duhet të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin në mënyrë që të zgjidhin të gjitha çështjet e pazgjidhura midis dy palëve. Një marrëveshje e tillë do të duhet të jetë në përputhje me acquis të BE-së, vlerat e BE-së dhe ligjin ndërkombëtar. Për të qenë i qëndrueshëm, kjo marrëveshje gjithashtu duhet të jetë e pranueshme për rajonin dhe vendet anëtare të BE-së."

Në vazhdim z. Stano duke folur për msionin e diplomatit sllovak i angazhuar në procesinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë z.Lacjak ka phuar se "Emërimi i fundit i një Përfaqësuesi Special të BE tregon rëndësinë që vendet anëtare i kushtojnë Dialogut. Z. Lajčák është në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë partnerët e interesuar për të mbledhur pikëpamjet, pritjet dhe shqetësimet e tyre në mënyrë që të përgatisë terrenin për rifillimin e menjëhershëm të Dialogut. Bashkimi Evropian e ka lehtësuar Dialogun që nga fillimi i tij në 2011 dhe vazhdon përpjekjet e saj përmes Përfaqësuesit të Lartë të tij Josep Borrell - i mbështetur tani nga Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian Miroslav Lajčák. Sidoqoftë, orari, rendi i ditës dhe ritmi i Dialogut nuk varen vetëm nga Bashkimi Evropian, por përcaktohen së bashku me dy palët dhe aftësinë e tyre për t'u pajtuar."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat