A duhet edhe ne ta ndjekim shembullin e Malit të Zi, kundrejt Serbisë?!

Opinione

A duhet edhe ne ta ndjekim shembullin e Malit të Zi, kundrejt Serbisë?!

Nga: Ragip Guraziu Më: 28 maj 2020 Në ora: 09:24
Ragip Guraziu

Në raportin e vitit 2005 nga Kai Eide, diplomati norvegjez i emëruar si Përfaqësues Special në Kosovë nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të OKB-së, Kofi Annan, u rekomandua fillimi i negociatave për statusin përfundimtar të Kosovës.

Në vitin 2005, Annan e emëroi Martti Ahtisaarin si Përfaqësues Special në Kosovë. Në vitin 2007, Ahtisari i prezantoi Këshillit të Sigurimit të OKB-së raportin në të cilin thuhej se Kosova duhet të jetë e pavarur. Nga ana tjetër, Serbia e refuzoi këtë, duke rekomanduar "autonomi të mbikëqyrur".

Në linjë me Planin e Ahtisarit dhe Rezolutën 1244 të OKB-së që parashihte vendosjen e një misioni ndërkombëtar, më 17 shkurt të vitit 2008, Kosova shpalli pavarësinë.

Serbia e dërgoi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) ankesën e saj për shpalljen e pavarësisë dhe në korrik të vitit 2010, mori përgjigjen se Pavarësia e Kosovës “nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar”.

Pavarësinë e Kosovës, shumë shtete evropiane, përfshirë edhe Turqinë, e njohën menjëherë. Sot, 116 shtete e njohin Kosovën si shtet të pavarur.

Ndërkaq, me bllokimin e Rusisë, e cila është mbështetësja më e madhe e Serbisë në arenën ndërkombëtare, Kosova ende nuk është bërë anëtare e OKB-së.

 Kosova ka luajtur një lojë pavarësimi apo të një shteti cerkuz,me këto qeveri të deritanishme

 Se në Kosovë nuk do ketë demokraci të mirëfilltë, fatkeqë- sisht, edhe për një kohë të gjatë, derisa kemi një shtet të rrëshqitur keq drejt anarkisë, dhe derisa edhe shoqëria jonë nuk po gjen forca për të ndaluar këtë regres. “Me këtë trend negativ është fakt që kohë edhe më të rënda do të na presin. E them këtë, sepse në Kosovë kemi një sistem de jure demokratik, por kjo gjendje nuk po bën punë de fakto, sepse këtu është instaluar sundimi i mafio-oligarkisë së pasluftës, si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror, i cili, me gjasë, do t’i lëshojë rrënjët e reja, në vend që të  marrë fund njëherë e mirë”, u shpreh ai. “Gjithashtu, demokracia nënkupton një qeverisje demokratike nga të gjithë, pa diskriminuar edhe rivalët politikë, edhe pse me mendim ndryshe. Por, kjo në Kosovën tonë po kuptohet ndryshe nga qeverisjet e pasluftës të njëpasnjëshme, si në nivelin qendror edhe atë lokal, duke mos u vënë në shërbim të qytetarëve, por në atë të mafio-oligarkëve, vasalëve të tyre, klientelave të korruptuara dhe zhvatësve të popullit dhe buxhetit të shtetit”, vijoi Guraziu. “Kjo klasë politike, duke përfshirë të gjitha partitë politike, në mesin e tyre edhe ‘VETËVENDOSJE’-n janë duke degraduar shtetin e Kosovës për interesat personale, për mbushjen e xhepave të tyre me eurot e pista korruptive.

Harta e Republikës së Kosovës-shkoqitur një pjesë tësaj deri pika (5)

Duke nderuar të gjithë burrat dhe gratë që bënë sakrifica të mëdha për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën,

1. Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës.

2. Ne shpallim Kosovën një republikë demokratike, laike dhe multietnike, të udhëhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtes së barabartë sipas ligjit. Ne do të mbrojmë dhe promovojmë të drejtat e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe krijojmë kushtet e nevojshme për pjesëmarrjen e tyre efektive në proceset politike dhe vendimmarrëse.

3. Ne pranojmë plotësisht obligimet për Kosovën të përmbajtura në Planin e Ahtisarit, dhe mirëpresim kornizën që ai propozon për të udhëhequr Kosovën në vitet në vijim. Ne do të zbatojmë plotësisht ato obligime, përfshirë miratimin prioritar të legjislacionit të përfshirë në Aneksin XII të tij, veçanërisht atë që mbron dhe promovon të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre.

4. Ne do të miratojmë sa më shpejt që të jetë e mundshme një kushtetutë që mishëron zotimin tonë për të respektuar të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve tanë, posaçërisht ashtu siç definohen me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Kushtetuta do të inkorporojë të gjitha parimet relevante të Planit të Ahtisaarit dhe do të miratohet nëpërmjet një procesi demokratik dhe të kujdesshëm.

5. Ne mirëpresim mbështetjen e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare për zhvillimin tonë demokratik nëpërmjet të pranive ndërkombëtare të themeluara në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1999). Ne ftojmë dhe mirëpresim një prani ndërkombëtare civile për të mbikëqyrur zbatimin e Planit të Ahtisaarit dhe një mision të sundimit të ligjit të udhëhequr nga Bashkimi Europian. Ne, po ashtu, ftojmë dhe mirëpresim NATO-n që të mbajë rolin udhëheqës në praninë ndërkombëtare ushtarake dhe të zbatojë përgjegjësitë që i janë dhënë sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1999) dhe Planit të Ahtisaarit, deri në atë kohë kur institucionet e Kosovës do të jenë në gjendje të marrin këto përgjegjësi. Ne do të bashkëpunojmë plotësisht më këto prani në Kosovë për të siguruar paqen, prosperitetin dhe stabilitetin në të ardhmen në Kosovë.

 Markoviq: Nuk i japim llogari Serbisë pse nuk e hapëm kufirin me të

 Kryeministri i Mali të Zi, Dushko Markoviq, tha sot se vendimi i qeverisë për hapjen e kufijve, i cili aktualisht përjashton Serbinë dhe disa vende të rajonit, është bërë në përputhje me “standardet epidemiologjike” dhe hodhi poshtë pretendimet se ishte i motivuar politikisht.

“Nuk ka zemërim kur bëhet fjalë për shëndetin kombëtar. Ne dëshirojmë që Serbia të dalë sa më shpejt nga kjo situatë. Ne nuk duam t’i japim llogari askujt,” tha Markoviq në Parlamentin e Malit të Zi.

Mali i Zi do të hapë kufijtë e tij për nëntë anëtare të BE-së dhe Shqipërinë në fillim të qershorit. Mundësia e hapjes së kufijve për “disa vende të tjera të rajonit” është njoftuar deri në momentin e urdhrit për hapjen e kufijve, por nuk specifikohet se cilat shtetet janë.

Markoviq tha se ai nuk e di arsyen e deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili e karakterizoi vendimin e Podgoricës si politik.

Beogradi zyrtar protestoi ashpër ndaj vendimit të autoriteteve në Podgorica. Mbrëmë, një ditë pas vendimit të qeverisë malazeze, Serbia vendosi të ndalojë uljen e aeroplanit të kompanisë ajrore kombëtare të Malit të Zi në aeroportin e Beogradit.

Markoviq tha se nuk kishte bisedime me autoritetet në Serbi në lidhje me vendimin për kufijtë, dhe vlerësoi se Mali i Zi “nuk duhet të kërkojë një mendim se çfarë do të bëjë me atë që është në interes të tij”.

Markoviq shtoi se Mali i Zi do të jetë i hapur për qytetarët serbë kur ai vend të përmbush kriteret epidemiologjike 25 pacientë për 100,000 banorë.

Duke komentuar ndalimin e uljes në linjën ajrore të Malit të Zi, Markoviq tha se ishte një vendim “i pavarur dhe sovran” i Serbisë, të cilin Mali i Zi “e respekton”.“Ne do të shohim se çfarë fshihet pas saj dhe sa do të zgjasë,” shtoi ai.

Kur do ketë Kosova një Kryeministër,  bie fjala  si Malit të Zi ?!

Se në Kosovë nuk do ketë demokraci të mirëfilltë, fatkeqë- sisht, edhe për një kohë të gjatë, derisa kemi një shtet të rrëshqitur keq drejt anarkisë, dhe derisa edhe shoqëria jonë nuk po gjen forca për të ndaluar këtë regres. “Me këtë trend negativ është fakt që kohë edhe më të rënda do të na presin. E them këtë, sepse në Kosovë kemi një sistem de jure demokratik, por kjo gjendje nuk po bën punë de fakto, sepse këtu është instaluar sundimi i mafio-oligarkisë së pasluftës, si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror, i cili, me gjasë, do t’i lëshojë rrënjët e reja, në vend që të  marrë fund njëherë e mirë”, u shpreh ai. “Gjithashtu, demokracia nënkupton një qeverisje demokratike nga të gjithë, pa diskriminuar edhe rivalët politikë, edhe pse me mendim ndryshe. Por, kjo në Kosovën tonë po kuptohet ndryshe nga qeverisjet e pasluftës të njëpasnjëshme, si në nivelin qendror edhe atë lokal, duke mos u vënë në shërbim të qytetarëve, por në atë të mafio-oligarkëve, vasalëve të tyre, klientelave të korruptuara dhe zhvatësve të popullit dhe buxhetit të shtetit”, vijoi Guraziu. “Kjo klasë politike, duke përfshirë të gjitha partitë politike, në mesin e tyre edhe ‘VETËVENDOSJE’-n janë duke degraduar shtetin e Kosovës për interesat personale, për mbushjen e xhepave të tyre me eurot e pista korruptive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat