Këshillë për Avdullah Hotin: Mos u bëj kukull e Thaçit, mos lejo të ndahet Kosova

Opinione

Këshillë për Avdullah Hotin: Mos u bëj kukull e Thaçit, mos lejo të ndahet Kosova

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 29 maj 2020 Në ora: 09:09
Avdullah Hoti dhe Isa Mustafa

Ndodhi ajo që  pritej, Gjykata Kushtetuese vendosi pro Thaçit. Një vendim i pritur marrë parasysh faktin se drejtësia është e kapur si shumë segmente të  tjera të shoqërisë . Pa dashur të futem në çështje Kushtetuese dhe se a kanë  vepruar drejt apo jo gjykatësit në  rastin konkret, arsyeja për të dyshuar janë  të mëdha. Pikërisht dështimi në sistemin e drejtësisë ka krijuar edhe Gjykatën Speciale, sepse drejtë si ka qenë nën diktatin e politikës, dhe këtë e dinë edhe zogjtë e malit. Prandaj, edhe na lind e drejta të  paragjykojmë se gjykatësit në këtë rast kanë qenë të anshëm, megjithëse ligjërisht edhe janë në rregull, pasi hapësira e interpretimit Kushtetues ua mundëson që të interpretojnë sipas “dëshirës”, marr parasysh vakumin ekzistues në rastin konkret.

Pas këtij vendi pritet që Avdullah Hoti të jetë kryeministër. Dulla, edhe mund të ketë vullnet dhe dëshirë për të qeverisur mirë, kjo mbetet për tu parë në të ardhmen, tani është herët për të dhënë vlerësim se si do të qeverisë z.Hoti. Shqetësimi im, dhe besoj i shumë qytetarëve të këtij vendi, ka të bëjë me partnerët e koalicionit: AAK dhe NISMA. Këto dy parti ishin në pushtet deri në shkurt të këtij viti, nuk janë  shquar për qeverisje të mirë. Për më tepër, kane qenë të përfshirë në shumë afera korruptive, kujtojmë  këtu skandalin 53 milionë euro. Pastaj punësimet familjare,  janë edhe arsyeja që NISMA falë AKR dhe 200 votave të fundit arriti të futet në Kuvend. Një parti që është ndëshkuar nga qytetarët pikërisht se ka qenë pjesë e shumë afera korruptive, duke përfshirë  këtu edhe vet kreun e kësaj partie. Të gjithë ata që  janë të shqetësuar me aleatët e z.Hoti në  qeverisjen e ardhshme janë  të drejtë, pikërisht nga përvoja e para pak muajve. Janë po të njëjtit njerëz, me të njëjtën mendësi, dhe nga njerëz të  njëjtë të presësh rezultate të ndryshme në një lojë të njëjtë, është  idiotizëm.

Edhe në raport me bisedimet me Serbinë, shqetësimi është i madh, se mos z.Hoti do të shndërrohet në  kukull të Hashim Thaçit, që ka qëllim të përfitojë amnisti, pikërisht nga Serbia.

Nëse z.Hoti arrin të shpëtojë ndarjen e Kosovës, duke e shpëtuar atë nga kthetrat e Thaçit dhe atyre që  duan ndarjen e saj, si dhe po arriti të tregohet i rreptë ndaj korrupsionit dhe keqqeverisjes, atëherë pa përjashtim do i apllaudojmë. Edhe pse dua të ndodh kjo gjë, arsyet për të  dyshuar janë reale, marrë parasysh se pjesë  e qeverisë  do të  jenë  ata që populli i quan “hajna”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat