Naivët e Vetëvendosjes!... - Bota Sot
Naivët e Vetëvendosjes!...

Opinione

Naivët e Vetëvendosjes!...

Nga: Dibran Demaku Më: 29 maj 2020 Në ora: 10:44
Dibran Demaku

Pas fitores së 6 tetorit të vitit që lamë pas,naivët e Lëvizjes Vetëvendosje besuan në ndryshimin e madh,siç e quanin ata!Dhe jo vetëm sta!...
Dhe që në natën e zgjedhjeve,ata dhe lideri i tyre Kurti,kur ende nuk ishin numëruar votat,premtuan ndryshimin e madhe!Dhe jo vetëm që premtuan,por ende pa u ulur në karriget e pushtetit filluan të burgosnin këtë e atë...se do të ua konfiskonin pasurinë këtij dhe atij,pa u shkuar në mendje,se të tillët i kishin edhe në koalicionin qeverisës?!

Zhurma e tyre sikur ua xigloi veshët atyre që deri dje kishin qenë në qeverisjen e vendit dhe naryrisht që ata e ndjenë frikën!Jo për pushtetin,por për pasurinë?!
Jeta ka treguar se individi por edhe kolektivi reagon ashpër dhe me të gjitha mjetët kur i rrezikohet pasuria e tij!...

Përveq kësaj naivët e Vetëvendosjes dhe simpatizantët e tyre sikur kishin harruar,se me fitorën e tyre i kishin larguar nga pushteti politik ata që kishin udhëhequr(apo mbretëruar me këtë vend) për njëzetë vite me radhë dhe në të gjitha organet e tjera si ato të drejtësisë dhe ato të gjykatave ishin ende strukturat e vendosura nga të rënët(e përkohshëm)nga pushteti?!...Si do të bënin ndryshimin e madh kur aty ishin sejmenët e të rënëve?!...

Dhe sejmenët e të rënëve që ndodhen edhe në Gjykatën kushtetuese dje i dhanë të drejtë dekretit të presidentit për formimin e qeverisë së re në krye me të „famshmin“ Abdullah Hoti?!

Se sa do të zgjasë jeta e kësaj qeverie nuk dihet,por ajo që dihet,vendi sërish po hyn në një fazë të rrezikshme të shtetndërtimit të tij.Dhe ajo për shkak të naivëve të Vetëvendosjes,të cilët kanë paralajmëruar protesta gjithëpopullore siç i quajnë ata protestat e tyre?!...
Naivët e Vetëvendosjes,nuk e kanë kuptuar ende të vërtetën se presidenti Hashim Thaqi,edhe me përkrahjen e faktorit ndërkombëtar vë e heq nga pushteti secilin që dëshiron ai?!...Praktika politike dhe jetësore ka treguar se në këto njėzetë vite Hashim Thaqi me përvojën dhe (ndërdkamsat) e tij politike ka arritur që të jetë i pari në Kosovën shtet demokratik dhe sovran-siç shprehet ai?!...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat