Kur gjëndja dhe realiteti demokratik precipiton dhe degradon në autokraci , në një sistem të kapur nga hajnija, krimi, injoranca, korrupsioni dhe antiligjshmëria, atëhere shpëtimi dhe dalja nga kjo gjëndje kërkon angazhim dhe pjesmarrje të madhe popullore në jetën politike dhe sidomos në votime në mënyrë që vullneti popullor: i lirë , paqësor dhe demokratik të realizojë si ndëshkimin e së keqes ashtu edhe të realizojë edhe zgjedhjen e zgjidhjen e duhur në anën e të mirës së qytetarit, të mirës publike e asaj kombëtare.
Demokracia është ligji demokratik i cili i jep mundësinë popullit që me zgjedhje të lira populli të zgjedhë pushtetit dhe qeverisjen e tij. Këtë populli e realizon një herë në 4 vite duke dërguar në parlament përfaqësuesit e tij. Mirëpo nëse populli nuk shkon në votime masivisht por në një përqindje të ulët, atëhere është faji i tij për nivelin cilësor të deputetëve. Kjo pasi politika, politikanët e pushtetarët, ata të cilët janë matrapazë, spekulantë, të korruptuar dhe që duan të ruajnë pozitat dhe pandëshkueshmërinë e tyre, ata angazhohen dhe bëjnë maksimumin e mundshëm për t’i fituar zgjedhjet dhe pushtetin, si dhe të realizojnë pamundësinë dhe sabotimin e një qeveërisje tjetër, të ndryshme nga e tyrja dhe që është kundër interesave korruptive e personale të tyre. Kjo ndodhi në Kosovë me 6 Tetor 2019 dhe më pas edhe me mocionin që rrëzoi qeverinë legjitime KURTI.
Nga 120 deputetë gjithsej që ka Parlamenti i Kosovës, 29 prej të cilëve VETEVENDOSJA, ky rezultat e përfaqësim i saj ishte i vogël dhe minimal, pavarësisht se LVV doli e para si forcë politike. Llogaria numrore parlamentare nuk i dha mundësinë që VETËVENDOSJA të qeveriste e vetme dhe të kryente reformimin e sistemit dhe të shtetit ligjor.
Kualicioni i LVV me LDK-në ishte dhe mbahej në fije të perit, aq sa për shkarkimin nga Kryeministri KURTI të një ministri të padisiplinuar, LDK-ja me mocion mobesimi komplotoi me gjithë politikën e vjetër regresIve e të korruptuar dhe e rrëzuan qeverinë reformatore, progresive, antikrim e antikorrupsion të Albin KURTIT. Dhe e keqja vazhdoi edhe më tej kur Gjykata Kushtetuese politike dhe gjyqtarët e saj të paftë e mercenare te politikes i dhanë të drejtë Presdentit të Kosovës, dekretit të tij për formimin e një qeverie nga jofituesit dhe humbësit e zgjedhjeve.
Pra Gjykata Kushtetuese politike me vendimin antiligjor e antikushtetues,pavarësisht kësaj ajo edhe i dha “LEKSIONIN” e madh popullit të Kosovës që: mos rrini indiferent, por nëse e doni ndryshimin, drejtësinë, reformat dhe shtetin ligjor shkoni dhe votoni, merrni pjesë masivisht në votime në mënyrë që të mos lejoni që në parlament të shkojnë të pamerituarit dhe hajnat, në mënyrë që ata të mos kenë mundësinë që të komplotojë në parlament dhe as në pushtet kundër interesave të popullit e të shtetit. Shkoni në votime dhe jipni besimin E QEVERISJES, VETEVENDOSJES PËR REFORMIMIN E DREJTËSISË, DEMOKRACISË, SHTETIT DHE TË SHOQËRISË
Pavarësisht se me 29 deputetë, VETËVENDOSJA për një periudhë kohore shumë të shkurtër qeverisi, bëri e dha maksimumin për të mirën e ligjit, për të mirën publike e kombëtare. Nga e keqja politike e politikës së vjetër dhe nga Vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të nxirret mësimi i madh nga votuesit në Kosovë , i cili është ky: rezistoni kundër të keqes demokratike, politike e publike, dhe kryesore shkoni masivisht në votime! Shfrytëzojeni, përdoreni demokracinë dhe mbroni patriotizmin, dhe mos lejoni që ato t’ua rrëmbejnë e keqja, korrupsioni, hajnija, injoranca dhe pushteti i pamerituar!