Mungesa e urtësisë politike e rrëzoi Qeverinë e Albin Kurtit - Bota Sot
Mungesa e urtësisë politike e rrëzoi Qeverinë e Albin Kurtit

Opinione

Mungesa e urtësisë politike e rrëzoi Qeverinë e Albin Kurtit

Sulejman Mehazi Nga Sulejman Mehazi Më 29 maj 2020 Në ora: 14:51
Albin Kurti

Qeveria e Albin Kurtit nuk u rrëzua për shkak pa aftësisë së kabinetit qeveritarë, por për shkak inateve personale. Sikur Albin Kurti të mos e kishte inatin e tij politik ndaj Agim Veliut, sot e kësaj dite ky koalicion i logjikshëm për popullatën, i përshtatshëm e i dobishëm i LVV-LDK do punonte me shumë sukses.

Për mosfunksionimin e LVV  me LDK-në, për prishjen e këtij koalicioni më shumë është fajtor edhe vet Albin Kurti. Për Albin Kurtin më i rëndësishëm ishte inati ndaj Agim Veliut sesa Qeveria e re e Kosovës.

Albin Kurti është dashtë të ketë kujdes ndaj vetëvetes, ta zbuste egon apo inatin e tij politik për hirë të votuesve dhe popullit të Kosoves shqiptar, për shkak se fuqia e inatit të tij politik i ka bërë shumë dëm edhe Kosovës,  ky inat i tij ia shuajti popullatës së Kosovës shpresat për një qeveri të re e për ndryshime rrënjësore politike. Albini do jetë i suksesshëm dhe i pamposhtur politikisht atëherë kur do të shuajë apo zbusë inatin e tij e do të ngjallë  shpresat e votuesve.

Politika, po, kërkon principe, zgjuarësi e tolerancë, ama jo edhe inate e hidhërime. Nëse Albin Kurti mendon se inatet e tij politike janë principe, atëherë gabon e mashtrohet rëndë. Ja ç'bëri Kurti me kryeneqësinë e tij ndaj Veliut? Këtë naivitet hidhërues të Kurtit me shumë mjeshtri e shfrytëzuan Hashim Thaçi, Haradinaj e Isa Mustafa për ta rrëzuar nga froni i Kryeministrit e për të formuar qeveri të re në krye me Avdulla Hotin të LDK-së
Të bëhemi real, Qeverinë e Albin Kurtit nuk e rrëzuan të tjerët, po vetëvetja e Albinit me inatin e tij.

Po, do mundej inatin ta bënte princip, ama, sikur të kishte mbi 60 deputetë e jo me forcën e 30 deputetëve të shpreh kokëfortësi politike. Shkurt, Albinit i mungon vetëm një gjë që është shumë e rëndësishme dhe e vlefshme, e ajo është urtësia politike, sikur ta kishte edhe urtësinë do të ishte politikani më i zëshëm e më i suksesshëm  në trojet shqiptare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat