Ja çfarë duhet të zgjedhë e të zgjidhë Kosova - Bota Sot
Ja çfarë duhet të zgjedhë e të zgjidhë Kosova

Opinione

Ja çfarë duhet të zgjedhë e të zgjidhë Kosova

Skënder Sadri Kapiti Nga Skënder Sadri Kapiti Më 30 maj 2020 Në ora: 09:08
Gjykata  Kushtetuese

Zgjedhjet e parakohshme janë emegjencë kombëtare për Kosovën pas largimit të pandemisë së koronavirusit. Kjo pasi politika e vjetër dhe Gjykata Kushtetuese politike e kanë futur Kosovën në një udhëkryq e krize gjithinstitucionale.

Gjithçka mund të ndodhë në Kosovë.

Me këtë klasë politike gjithçka është e mundur si djallëzi, tradhti, korrupsion, hajni, pabesi, intrigë  dhe në favor të lloj-lloj pazari e interesash personale e klanore.

Përgjegjsinë për të gjitha këto duhet ta mbajë e keqja më e madhe e që sot po rezulton që të jetë Lidhja Demokratike e Kosovës si trashëgimia e komunizmit jugosllavo-titist. Askush nuk mund ta parashikojë se çfarë të këqijash publike e kombëtare  prodhon dhe do të prodhojë politika e vjetër në Kosovë  e cila është një politikë e paparashikueshme tashmë.

Kur politika është dhe funksionon si pazar interesash  personale kundër interesave kombëtare, nga ajo politikë vijnë për shtetin dhe shoqërinë vetëm të këqija, pabesi, intriga e kurthe. Këtë politikë duhet ta ndëshkojë ashper  populli i Kosovës në mënyrë që të lirohet e të çprangoset prej saj.

Formulën zgjidhëse për demorakcinë reale dhe për pushtetin legjitim duhet ta japë verdikti popullor në zgjedhjet e pashmangshme të parakohshme duke e votuar bindshëm VETEVENDOSJEN dhe Albin KURTIN, duke ia mundësuar asaj qeverisjen e vetme pa pasur nevojë per kualicion me partitë e tjera dështake dhe të vjetëruara e të konsumuara në pushtet nga korrupsioni, injoranca, papërgjegjshmëria dhe hajnija.

LDK, PDK, AAK, NISMA e AKR tashmë janë politika që montuan  regjimet politike që i kanë sjellë dëme të mëdha Kosovës e  që duhet të shkojnë në opozitë për një kohë shumë të gjatë, Ato tashmë së bashku me Gjykatën Kushtetuese kanë prodhuar krizën politike, atë parlamentare dhe kushtetuese, pra e kanë futur shtetin e Kosovës në një ngërç apo më sakt në krizë shtetërore. Votuesit në Kosovë duhet të shkojnë në zgjedhje për të zgjedhur atë politikë që bën zgjidhjen e duhur për ta nxjerrë Kosovën nga situata e rende ku ka  precipituar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat