Familjarët e këtyre burrave të vrarë të rezistencës shqiptare pas njëzet e një vjetëve fjalëve të mëdha kërkojnë zbulimin vrasjeve të cilat mbeten premtime dhe mashtrime të folëseve?!

Opinione

Familjarët e këtyre burrave të vrarë të rezistencës shqiptare pas njëzet e një vjetëve fjalëve të mëdha kërkojnë zbulimin vrasjeve të cilat mbeten premtime dhe mashtrime të folëseve?!

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 30 maj 2020 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Tema për të cilën u përcaktuam të shkruajmë kësaj radhe janë vrasjet tragjike para dhe gjatë luftës së fundit te figurave te rezistencës shqiptare të cilët po shihen në fotografin tonë dhe shume të tjerë për të cilët më shumë së dy dekadë elektorati i LDK janë tubua dhe po tubohem për çdo vjet nëpër tubime nëpër fshatrat dhe qytetet e Kosovës- kushtua përvjetorëve të vrasjeve tragjike në prita mirë të përgatitura nga dora e “shqipfolësve” dhe atyre serbe. Për të cilat strukturat me të larta të LDK-se , shteti, gjykatat shtetërore, dhe ato ndërkombëtare, që njëzet një vjet resht edhe përkundër premtimeve të dhëna se do të zbulohen te gjitha këto vrasje para, gjatë dhe pas luftës, për fat të keq të gjitha premtime të folëse deri me sot mbeten vetëm premtime dhe mashtrime në letër dhe asgjë tjetër ?! Me këto vrasje, tradhtaret e kombit para, gjatë dhe pas luftës së fundit, përgjakën Kosovën martire, duke e dridhur në themel shtetësinë e saj. Nuk do mend së përzgjedhja e viktimave në fjalë ishte studiuara dhe përgatitur mirë një kohë të gjatë nga mbeturinat e kombit të gjitha ngjyrave. Në mesin e këtyre figurave të rezistencës shqiptare që po shihen në fotografin tonë kanë qenë stratege të luftës në Koshare, në fshatin Loxhë, në Pashtrik dhe vendeve tjera anë e këndë Kosovë dhe shumë vende të tjerë të cilët në momente me të vështira, kur qytetaret e Kosovës u përballen me jetën apo vdekjen të gjithë këta iu përgjigj thirrjes së atdheut dhe ndër të paret kaluan në formimin e FARK-ut nën komandës e Shtabit dhe Ministrisë së Mbrojtjes të udhëhequr nga kolonel Ahmet Krasniqi.

Luftëtaret e betejave të mëdha në Kosovë me trimërinë dhe fitoret e tyre i dridhi themelet e ushtrisë serbe dhe asaj jugosllave

luftës së fundit shumë prej këtyre burrave dhe të tjerëve të rezistencës shqiptare ishin me përgatitje dhe profesionalizmin e tyre prej, strategeve të luftës, të gjithë të dëshmuar në vijën e parë të frontit të cilët për forcat e armikut ishin një barrierë e pa kapërcyeshme. Këta eproret ushtarak dhe luftëtaret trima në betejat me të mëdha në Koshare, në Loxhë e vende të tjera me trimërinë e tyre heroike arritën fitore me të cilën i dridhi themelet e ushtrisë serbe dhe jugosllave. Beteja këto që shënuan kthesën me të madhe të rezistencës shqiptare në Kosovë, këta epror të lartë ushtarak të pa trembur në fushën e mejdanit me bashkëpunëtoret e tyre ishte një udhërrëfyes dhe shembull se si duhet të rezistohet në momentet ma kritike, kur popullata e Rrafshit të Dukagjinit dhe Kosovës u kacafytke me jetë apo me vdekjen ishte udhërrëfyes dhe shembull se si duhet të luftohet për atdhe. Në këto momente kur në Kosovë ishte i nevojshëm uniteti dhe bashkimi i shqiptareve për një rezistencë të përbashkët, qarqet mafioze dhe shërbimet e huaja nuk lanë gurë pa lëvizur me qëllim për ti pengua këta burra të rezistencës shqiptare në një anë, kurse në anën tjetër për ti penguar dhe mundësisht për ti likuiduar ata. Fatkeqësisht, falë mirë organizimit të faktorit shqiptar, shënimet e huaja, me ndihmën e “shqipfolëseve” dhe të një pjese të shtetit shqiptar të asaj kohe ia dolën që tragjikisht ta vrasim eprorin dhe pjesëtarin e familjes së rezistencës shqiptare Ahmet Krasniqin, Ministrin e Mbrojtës të Republikës së Kosovës në Tiranë. Në këto momente kritike- kuptohet pas vrasjes tragjike të kolonel Ahmet Krasniqit dhe propagandës së tërbuar të drejtuara kundër personalitetit të kolonel Tahir Zemaj i sugjeruan që për shkaqe të rrethanave të krijuara në Rrafshin e Dukagjinit dhe Kosovë i sugjeruan që të largohet për një kohë të shkurtër nga Shqipëria. Pa vonua me zemër të thyer u largua për një kohë, por prapë u kthye në Shqipëri. Për shkak të ndryshimeve të mëdha që u benë në organizimin e shokëve të rezistencës ju urdhërua të krijojnë dhe të ndërtojnë brigadën “Mërgimi” në fshatin Mamurras të Shqipërisë. Themeli i kësaj brigade ishte një shembull i organizimit dhe përgatitjes së lartë profesionale.

Forcat barbare serbe me ndihmën e “shqipfolësve” morë hak për humbjen e tyre në Kosovë

para vrasjes së kolonel Krasniqit- veprimtaria e kolonel Zemajt ishte një pengesë e madhe për qarqet e caktuara, sepse ai synimin kryesor e kishte organizimin dhe forcimin e Ushtrisë së Kosovës. Me vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, Tahir Zemajt, Salih Çekaj, Zahir Pajazitaj dhe shumë figurave tjera të rezistence shqiptare forcat barbare serbe me ndihmën e tradhtareve të kombit morë hak për humbjen e tyre në Kosovë, e në veçanti për rezistencës e madhe. Këta epror të lartë ushtarak gjithnjë synofshin drejtësinë dhe punë të ndershëm për realizimin e aspiratave shekullore të trojeve stërgjyshore dhe të popullit shqiptarë. Si të tillë paraqiste rrezik në veçanti për grupet e ndryshme mafioze në Kosovën e pas luftës si edhe te klaneve të ndryshme politike- mafioze në Kosovë dhe jashtë saj. Kur jemi të këta epror të lartë ushtarak gjatë kohës së luftës dhe pas saj shqipfolësit plasuan thashetheme dhe shpifje se ka ikur nga fronti i luftës duke i braktisur të plagosurit dhe popullatën. Andaj e përsërisim edhe një herë, me përgjegjësi morale dhe kombëtare, të këtyre eproreve të lartë ushtarake dhe të fushave të tjera mençuria e tyre e rezistencës në fronti i luftës, por edhe me mençurinë luftës, benë edhe tërheqjen taktike kuptohet me urdhrin e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës në Tiranë, gjegjësisht me urdhër e kolonel Ahmet Krasnit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Qëllimi i kësaj tërheqje ishte evakuimi i popullatës së tubuar nga një pjesë e Rrafshit të Dukagjinit, evakuimi i të plagosurve dhe pas kalimit në Shqipëri, stacionimit në afërsi të kufirit Shqipëri- Kosovë, rifreskimit dhe riorganizimit të njësive për një periudhë dhjetë deri në pesëmbëdhjetë ditore dhe pastaj prapa futjes së njësive me plan në drejtim të Kosovës. Kështu kaluan vite që kur u vranë këta epror ushtarak. Për fat te keq gjatë kësaj kohe jo se nuk u zbuluan vrasësit, por u bënë edhe vrasje të tjera?!

Edhe pse që njëzet e një vjet u treguam pafuqishëm për të bërë më shumë për ndriçimin e këtyre vrasjeve të eproreve me të lartë ushtarak dhe të tjerëve për të cilat kurrë nuk do të heshtim. Andaj kemi kërkua që njëzet e një vite dhe do të kërkojmë vazhdimisht me ngulm nga strukturat me të larta përgjegjëse ndërkombëtarë dhe ato vendore në zbulimin e vrasjeve dhe dënimin e merituar, jo vetëm të ekzekutuesve të drejtpërdrejt, por edhe të gjithë urdhërdhënësve dhe inspiratorëve te të gjitha vrasjeve të figurave me të ndritshme të kombit shqiptarë, kuptohet gjatë dhe pas luftës së fundit. Të gjithë ne prindit e viktimave, strukturat partiake e sidomos ato të LDK-, ato shtetërore, gjykatat ndërkombëtare dhe ato shtetërore të Kosovës dhe forcat tjera progresive me ngulmin me të madh së deri me tani kërkojnë zbulimin e të gjithë atyre që vranë ditën dhe natën me maska dhe pa to figurat me të njohura të rezistencës shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat