SHBA, BE pro vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, pro hajnave, horrave dhe rezilëve

Opinione

SHBA, BE pro vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, pro hajnave, horrave dhe rezilëve

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 31 maj 2020 Në ora: 18:36
Kjo Gjykatë Kushtetuese ia bëri varrin demokracisë në Kosovë, duke i përkrahur kriminelët, të korruptuarit, horrat dhe rezilët.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës në orët e vona të së enjtes, bëri padrejtësinë më të madhe duke votuar pro dekretit të Hashim Thaçit , duke e shkelur votën e popullit vetëm për ta larguar Qeverinë e Albin Kurtit, qeverisë më të pastër, më të ndershme dhe më dinjitoze në 20 vitet e kaluara në liri e pavarësi.

SHBA dhe BE më 30 maj 2020, lëshuan një deklaratë ku thuhet, “Bëjmë thirrje për respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që i hapi rrugën formimit të qeverisë së re të vendit. Bëjmë thirrje gjithashtu për një tranzicion të rregullt të pushtetit dhe se respektimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese nënkupton mbështetje të sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë”.

Kjo deklaratë e SHBA-ve dhe e BE-së erdhi pas deklaratës së një dite më parë të Richard Grenell, emisari i posaçëm i Presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, i cili lidhur me vendimin e Gjykats Kushtetuese të Kosovës, deklaroi se , “ Vendimi i jep të drejtë presidentit Hashim Thaçi , ky vendim të respektohet”.

Viola von Cramon, raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën , gjithashtu më 29 maj 2020 lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, deklaroi se,“Nuk ka alternativë tjetër, përveç pranimit të këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, dhe se ndryshimet duhet kërkuar në zgjedhjet e adhshme.”

Kjo deklaratë e SHBA-ve dhe e BE-së, e shton edhe më shumë habinë tonë, sepse jemi të bindur se SHBA dhe BE kanë iinformata të sakta dhe të bollshme për lojërat politike që po bëhen në Kosovë, për protagonistët në Kosovë që i orkestrojnë këto lojëra politike me të vetmin qëllim që këta pushtetarë të derisotëm ta mbajnë sa më gjatë pushtetin për të shpëtuar nga krimet, pasurimi i paligjshëm korrupsioni dhe nepotizmi qe i kanë kryer në 20 vitet e kaluara të qeverisjes së tyre.

Çfarë sundim të ligjit këkojnë SHBA dhe BE në Kosovë kur ky vendim i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është vënë në mbrojtje të udhëheqësve të inkriminuar e të korruptuar të derisotëm në Kosovë.

Ky qëndrim i SHBA-ve dhe i BE-së ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është i padrejtë dhe shumë shqetësues.

Ky vendim i Gjykats Kushtetuese të Kosovës nuk është gjë tjetër veçse synim për ta kapur pushtetin ujqit e vjetër, hijenat e urritura dhe ushujzat, që në 20 vitet e kaluara e katandisën, e varfëruan dhe e dëmtuan popullin e ndershëm dhe të shumëvuajtur të Kosovës.

Keta ujqër, hijena dhe ushujza të etshme për pushtet dhe për tu pasuruar, u dëshmuan edhe njëherë si tradhtarë të përbetuar kundër Kosovës dhe popullit të saj.

Kjo Gjykatë Kushtetuese e Kosovës, nuk është gjë tjetër veçse Gjykatë e turpit.

Kjo Gjykatë Kushtetuese e Kosovës me këtë vendim bëri mëkatin më të madh ndaj demokracisë dhe popullit të Kosovës.

Kjo Gjykatë Kushtetuese ia bëri varrin demokracisë në Kosovë, duke i përkrahur kriminelët, të korruptuarit, horrat dhe rezilët.

Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli, ky i fundit biznesmen milioner por pr fat të keq shkop xhehenemi që dy votat e tij i përdor vetëm për sherr, do të mbeten në historinë e Kosovës, si tradhëtarë të Kosovës.

Sa qesharakë dhe dyfëtyrësh duken këta udhëheqës të derisotëm të siprprmendur, kur dalin e bëjnë homazhe dhe derdhin lot krokodili mbi varret e viktimave nga agresioni gjenocidal i Serbisë në Kosovë, ndërsa në 20 vitet e kaluara nuk bënë asgjë që kriminelt e Serbisë të dalin para drejtësisë.

Këta udhëheqës të sipërpërmendur u dëshmuan se natën të vrasin e ditën të qajnë.

Jemi më se të bindur se ky favorizim dhe gëzim i këtyre faqezinjve,horrave, rezilëve do të jetë i shkurtër, dhe se për veprimet e tyre të kundërligjshme domosdo do të përgjigjen para ligjit, para popullit dhe para Zotit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat