Popull - a je diku këndej pari...!

Opinione

Popull - a je diku këndej pari...!

Nga: Reshat Nurboja Më: 31 maj 2020 Në ora: 22:00
Reshat Nurboja

Andaj, edhe mocioni per rreximin e qeverisë në kohë pandemie botërore, edhe falja e tendenca në vazhdim per me falë qindra e qindra kilometra katror tjera të territorit të shtetit, e edhe vendimi per formimin e Gjykatës Speciale njëetnike per denimin dhe baltosjen e luftës së UÇK-së dhe çmimin e paguar për çlirim e liri, me 13.000 të vrarë, mijëra të tjerë të burgosur e të plagosur e sidomos me qindra milion euro të parasë së popullit të vjedhura e të keqperdorura deshmojnë se pushtetet e deritashme 20 vjeçare në Kosovë as mall se kanë berë popullin e lere me eventualisht ta respektojnë ose të i frikësohen...!

ËSHTË FAKT se deri sa pushtetet nuk i frikësohen popullit në ato vende lulëzon dhe mbizotron krimi dhe kriminelet...! Thuhet dhe konstatohet se "kur mungon macja, minjtë hedhin valle"... Andaj, në vendet e tilla popullata me të drejtë nuk shpreh gadishmeri dhe vullnet të jeton, por IKË, dhe ate sa më larg vendeve ku minjët hedhin valle e kendojnë... Ikin drejt atyre vendeve ku minjëve i dihet apo i tregohet se ku e kanë vendin...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat