Çizmja e Grenellit: ‘I can't breath’ - Bota Sot
Çizmja e Grenellit: ‘I can't breath’

Opinione

Çizmja e Grenellit: ‘I can't breath’

Nga: Kimete Berisha Më: 1 qershor 2020 Në ora: 14:38
Kimete Berisha

Qe kush do ta ndajë Kosovën, një racist që me arrogancë dhe cinizëm të tmerrshëm e ka ushqyer urrejtjen mes popujve, së pari në vendin e tij.

Përtej Amerikës është i bindur se edhe shqiptarët janë dhe duhet të jenë inferiorë ndaj serbëve, prandaj për shqiptarët 's'ka reciprocitet', s'ka barazi. Ne jemi 'afrikanët' e Ballkanit sipas Richard Grenellit dhe Presidentit të tij, prandaj nuk meritojmë reciprocitet e barazi.

Për shqiptarët sipas Presidentit Trump, ka veç Serbi dhe shqiptarë që i tallë Richard Grenell.
Një Grenell ordiner e ka kompleksuar një popull.

Dhe ky Grenell para se ta dënonte vrasjen barbare të George Flloyd, e ka dënuar vendimin e barazisë (reciprocitetit) të qeverisë Kurti ndaj Serbisë.
Sepse ne nuk meritojmë barazi.

Meritojmë veç të vegjetojmë dhe të frikësohemi nga i dërguari për shpërndarjen e frikës dhe kaosit në Kosovë, Richard Grenell. Nëse nuk pranojmë të jemi të 'barabartë' na e marrin Lirinë, Lirinë e Robit.

Richard Grenelli ka vendosur që Ne shqiptarët të mos jemi të barabartë me Serbinë.

Me këtë vendim superioriteti mes popujve (në këtë rast besoj shkaku i fesë Grenell s'na konsideron të barabartë), pajtohet Hashim Thaçi, dhe tash, o Perendi, pajtohet edhe Hoti. Pa pasur mendim të vetin, u bë Hoti m'u pajtu me pabarazi.

Pra, krejt pajtohen që çizmja e Grenellit të vendos barazi mbi qafën tonë.

Richard Grenell as neve s'na la të marrim frymë qe 1 vjet, duke i detyruar shqiptarët të vebdosin shpejt e shpejt ta ndajnë Kosovën në favor të Serbisë.

Përndryshe, kërcënimi: Ose ndajeni Kosovën, ose ua marrim Lirinë. A po doni Liri a Kosovë?

Ne jemi gjallë, por dashurinë time për Amerikën e tronditi çizmja e Richard Grenell. Aq shumë sa me më zënë nata 'atje' s'di a isha çu e gjallë n'sabah.
Mjafton 3 Grenella dhe krejt dashuria kthehet në neveri.

Thjesht, prej se u paraqit në skenë Richard Grenell, shqiptarët janë kërcënuar me braktisje, me ndëshkim dhe me izolim, janë kërcënuar se do të vdesin urie e do të izolohen, nëse nuk pranojnë të jenë inferiorë (të pabarabartë) me serbët.

P.S. Me loçkë të zemrës i bashkangjitem protestave për shpirtin e George Flloyd 'I can't breath'.

Se përnime adminiatrata e Trumpit edhe neve na ka traumatizuar dhe na e ka vështirësu frymëmarrjen duke na kërcënuar me braktiste.

Më mirë i vdekur dhe i lirë sesa me jetu me 'pavarësi të kushtëzuar' nga një Grenell, dhe m'u çu me pranu shqiptarët se 'serbët janë racë superiore' sipas Grenellit, dhe sipas pajtimit të Avdullah Hotit, aman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat