Masat e reja të “Qeverisë” Kurti për reciprocitetin me Serbinë: Shkronjë e vdekur në letër!

Opinione

Masat e reja të “Qeverisë” Kurti për reciprocitetin me Serbinë: Shkronjë e vdekur në letër!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 1 qershor 2020 Në ora: 18:37
Fatmir Bajraj

"Edhe zogjët e malit e dijnë", se ky nuk është vendim qeveritar, por vendim fragmentar dhe unitar i gjysëm kabinetit Kurti !

LVV-ja dhe kreu i saj, Kurti, kanë humbur toruan dhe udhën n'oborr, me sjellje, qasje dhe vendime ilegjitime, ilegale dhe anti-kushtetuese, vendime të cilat bien ndesh edhe me logjiken funksionale të një shoqërie dhe shteti demokratik i cili pretendon integrimet europiane dhe veriatlantike, siq është Republika e Kosoves.

Vëndime të cilat më së paku mund të quhen vendime legale të Qeverisë së Republikës së Kosoves, pas aktgjykimit të fundit të Kushtetueses në lidhje me Dekretin e Presidentit dhe të ankimuar nga LVV-ja, dhe braktisjes së kabinetit Kurti nga partneri kryesor i koalicionit, LDK-ja e akademik Isa Mustafes.

S'ka Qeveri legjitime dhe as Kryemnister legal, dhe aq më pak, vendime kushtetuese të një kabineti dhe Kryemnistri të shkarkuar dhe pa gjysmën e kabinetit qeveritar (LDK), i cili tanimë përfundimisht e nxjerrë nga "loja" Kryemnistrin n'ikje, me mosprezencën fizike, LVV-në destruktive, abuzive dhe dezertuese...!

Masat e reja për jetësimin dhe shtrëngimin e "Reciprocitetit" ndaj Serbisë, nga LVV-ja e dekonstruktuar dhe e çthurur e sterkequr n'qeverisje, janë masa populiste, inkoherente dhe inkohezive si nga konteksti aktual politik, poashtu edhe nga formati i një vendimi i cili përmban defektin dhe hendikepet brënda vetes.

Vendimi i Qeverisë së shpartalluar Kurti, nga Sovrani, nga Gjykata Kushtetuese dhe nga LDK-ja si ish partner koalicioni me daljen fizike nga kabineti, është vetëm një zhurmë hipokrite e z.Kurti dhe VV-së që ka për synim & qellim ; degradimin funksional të shtetit të brisht të Kosoves dhe iritimin e metejmë të raportëve të Kosoves më partneret tanë strategjik perendimor, dhe mbi të gjitha ; me BE-në dhe SHBA-të, të cilat ishin dhe janë kundër masave që demtojnë klimen & frymen e dialogut, si përgjigje ndaj këtyre të fundit për shkak të pozicionimit të tyre të qartë përkrahë dhe n'mbeshtetje absolute të aktvendimit të Kushtetueses n'lidhje me Qeverinë e Re, Qeverinë e drejtuar nga LDK-ja dhe Kryemnistri n'ardhje, Dr,Avdullah Hoti !

Vendimi i orëve të fundit për masa të reja reciprociteti, është hilqar dhe plangprishës për Qeverinë Hoti dhe shtetin e Kosovës, me të cilin z.Kurti dhe VV-ja destruktive ka synim t'a ngatrroj Qeverinë e re të Republikës së Kosoves, e cila do gjenë njër rrëmujë nga gjendja pas-pandemike dhe e vendimeve arbitrare dhe anti-kushtetuese të Kryemnistrit autoritar, Albin Kurti.

Jetësimi i marrveshjeve të arritura nga dialogu i Brukselit, marrveshje të cilat parashohin masa reciproke në shumë fusha dhe në shumë nga këto marrveshje të arritura nga palet dhe n'prani të BE-së, do ishte zgjidhja adekuate, kompatibile dhe e dobishme për Republikën e Kosoves, aplikimi dhe jetësimi n'praktikë i të cilave nuk do gjente kundershtimin e Brukselit dhe as të SHBA-ve, por me as duket, z.Kurti ishte i interesuar për të ngatrruar Qeverinë e re të Kosoves dhe për t'përfituar e poentuar në elektoratin e ndezur nga populizmi i Tij dhe i Levizjes që drejton.

Reciprociteti i Kurtit, kunder dialogut dhe kundër BE-së e SHBA-ve !

Kur një vendim, në emër të shtetit të Kosoves, bie ndesh me intersin strategjik të BE-së dhe SHBA-vë si sponzor unik të çlirimit, lirisë dhe shtetësisë së Kosoves, bie ndesh parasegjithash me strategjinë gjeopoltike dhe gjeostrategjike të partnerit tonë jetik, Ameriken, atëherë një qasje dhe frymë e tillë, nuk mund të jetë dhe as të quhet ndryshe, përveqse ; anti-Kosovë dhe anti-Amerikë.

- Kosova ka nevojë jetike për dialogun, dhe masat frenuese nuk i sherbejnë Kosoves por kundershtarëve të saj dhe të pavarësisë dhe shtetit të Kosoves.

Këto masa frenuese dhe penguese nga ana e z.Kurti, janë sabotuese të proceseve integruese për vendin, dhe janë në t'njëjtat frekuenca e valë interesi me Rusinë dhe Srbinë armike, gjithënje e më shumë në ofensivë, falë huqjeve dhe gabimeve tona kapitale në qeverisjen e vendit dhe n'shtetbërje.

Sjelljet dhe qasja e z.Kurti dhe e LVV-së, karshi perendimit, me masat populiste dhe për një grusht ma shumë vota, është përplasje e kokes për muri për Kosoven dhe shtetësinë e saj të brisht dhe fragjile.

Qeveria n'ardhje e z.Avdullah Hoti, duhet të distancohet nga sjelljet kapriçoze, t'papërgjegjshme dhe t'papjekura të z.Kurti n'lidhje me masat jo-kushtetuese tanimë, të një ish Qeverie n'ikje, dhe duhet t'i siguroj partneret strategjik n'krye me SHBA-të, se Qeveria e Re, nuk njeh vendimet e një Kryemnistri ilegjitim dhe ilegal të orëve të fundit n'zyrën e Kryemnistrit.

Dialogu me Serbinë dhe nën kujdesin absolut të SHBA-vë në Bruksel, është jetik për Kosovën, dhe këtij dialogu, Kosova si shtet dhe Institicione, e ka oblgim t'i hap rrugë dhe menjanoj barierat absurde, dhe kjo gjë duhet të ndodhë tani, ngase neser është vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat