T’u rrit mendja!

Opinione

T’u rrit mendja!

Nga: Fatmir Lohja Më: 2 qershor 2020 Në ora: 09:50
Fatmir Lohja

Ku është i vetmi mallkim i malsorve. Për ta kuptur brezat e ri,po japim një shpjegim të vogël. Dihe,se atij që i rritet mendja, semundja nuk i vjen nga studimet e tepërta , por nga karrigja që i kanë dhënë shoqëria  me pa të drejtë. Sëmundja vjen ,sepse njeriu e ka të veshtirë të diagnostikojë veten, dhe diagnozën, që i përcakton  shoqëria, e shpërfill. Tradita shqiptare,shpjegon se mallkimi i nënave nuk të kap, se nga nervozizmi i ditës, i mallkojnë fëmijët pa doganë. Mallkimi i burrave është i rrezikshëm,se  e lëshojnë kur kanë hall të madh.

E keqja është, se në të dy shtetet shqiptare, vihet re, se prijsave u është rritur mendja me pash. Kjo është arsyeja që repekti ndaj njëri –tjetrit, po bie çdo ditë. Janë bërë të pështirë, se përdorin të njëjtin dogmatizëm. Po mbrojmë; kushtetutën; votën e lirë; sovranitetin e shtetit;…..

Në Republikat Parlamentare nuk ka mbret. Eshtë  parlamenti që voton ligjet e nxjerra nga politika. Këtë praktikë njerëzimi e aplikon se i bie më lirë . Nuk mund të therritet populli në votim për një ligj, se do të mbetej edhe pa para,edhe   pa punë. Të gjitha hilet që përdor politika, për të shmangur parlamentin, bien në kurriz të elektoratit. Shteti, si e keqe e domsoshme, është ndërtuar, për të bërë ndarjen e punëve. Për të mos u kacafytyr  gjindja me njëri –tjetrit,  paguhet   polici si ndërmjetës për zgjidhjen e konfliktit.

Fitues është ai që ka më shumë miq  në parlament, dhe u merr votën për çdo problem. Pse deputetët janë të paftë,  kërkojmë komision  bipartizan politik !? Janë kapadaitë që i shkruan me dorë e tyre në lsita, duke i pranzantuar përpara zgjedhjeve si  ajkën e kombit shqiptar!? Ke të besojmë faktin, apo proganden!?

Nuk po zgjatëm më shumë, se vendosja e vija të kuqe pa hesapë,  në sekondat e fundit, fatkeqësisht tregon se mallkimi i malsorit ,i ka kapur prijsit tanë.

Fatmir Lohja

Tiranë, më 01.06.2020

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat