Negociatat me Serbi

Opinione

Negociatat me Serbi

Nga: Mr. Sc. Shpend Salihu Më: 2 qershor 2020 Në ora: 16:37
Mr. Sc. Shpend Salihu

Është mëse evidente se procesi i negociatave është në ngërç si pasoi e veprimeve të brendshme kolizive në Kosovë dhe reaksion i pandemisë në nivel global. Edhe pse masat e reciprocitetit më parë nuk mund të zbatoheshin vendimi i GJND ipso jure e njefë legjitimitetin e shpalljes së pavarësis së Kosovës, andaj në rrafsh ndërkombëtar duhet të trajtohemi palë të barabarta negociuese, dhe është e nevojshme trajtimi i barabart në negociata me palën Serbe. Në këto momente kur priten kompromise të dhimbshme dhe është mëse evidente se për ate u largua Qeveria Kurti sepse pritet ndarja e Kosovës përmes Zajednicës e është mëse evidente se qarqet ndërkombëtare së bashku me lidershipin tonë, janë të vetëdijshëm se Kurti nuk do toleroi ndarjen fizike të Kosovës, që është plotësisht e drejtë, sepse është derdh me shekuj gjak Shqipëtari që sot të tolerojmë ndarjen fizike të shtetit tonë, andaj e larguan nga skena Qeverisëse. I bëj apel të nderuarit zotit Kurti si dhe të gjithë Shqipëtarëve patriota në kuadër të të gjitha partive politike, sepse çdo parti më pak ose më shumë ka njerëz të tillë, që të kërkojnë që grupi negociator të jetë i komponuar nga i gjithë spektri politik, se pamvarësisht që negociatat do duhej të i udhëheqte Kryeministri Hoti, me vet faktin që Serbia nuk na njefë si shtet, dhe për hir të shmangjes së përgjegjësis së një subjekti politik, që grupi negociator të jetë i komponuar nga i gjithë spektri politik në Republik. Gjëja primare në negociata do të duhej të ishte

  1. Kthimi i fondeve Penzionale shtetasve të Kosovës nga Serbia
  2. Kthimi i të pagjeturve dhe të zhdukurve përfshirë mbetjet mortore të Ukshin Hotit
  3. Lirimi i të burgosurve politik Shqipëtar në Serbi
  4. Kompenzimi i dëmeve tëë luftës, dhe kërkim falja publike për dhunën sistematike që rezhimi i Millosheviqit i kishte bërë Shqipëtarëve
  5. Inicimi i ndarjes së trashëgimis së përbashkët sepse edhe Kosova kishte alokuar mjete buxhetore për ushtri dhe infrastrukturë në ish Jugosllavi
  6. Ndërprerja urgjente e Serbisë në rrafsh ndërkombëtar e lobimit kundër interesave të Kosovës
  7. Tërhjekja e simetrisë ajo që u takon Serbëve në Veri dhe enklavave të u takoi Shqipëtarëve në Luginë të Preshevës,

Pas përfundimit të këtyre kritereve mund të bisedohet, për demarkimin dhe delimitimin kufitar, si dhe për njohjen e Kosovës nga Serbia. BE duhet ta kushtëzoi Serbinë në implementimin e kritereve të lartëcekura, si dhe ta kushtëzoi Serbin, se BE don në paketë ta inkorporoi Ballkanin Perëndimor në kuadër të BE dhe mekanizmave të tij.  Politika e jashtme e Kosovës, duhet të përqëndrohet në argumente ndërkombëtare, me qëllim të aderimit në OKB dhe BE e NATO. Dueht të kihet kujdes me Listën Serbe sepse në parim mund të i bllokoi dhe minoi proceset parlamentare në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat