Në hapjen e kufijve të Kosovës: Të ndëshkuar shqiptarët e Shqipërisë, të privilegjuar serbët e Serbisë - Bota Sot
Në hapjen e kufijve të Kosovës: Të ndëshkuar shqiptarët e Shqipërisë, të privilegjuar serbët e Serbisë

Opinione

Në hapjen e kufijve të Kosovës: Të ndëshkuar shqiptarët e Shqipërisë, të privilegjuar serbët e Serbisë

Nga: Ramiz Lushaj Më: 2 qershor 2020 Në ora: 16:38
Ilustrim

Qeveria e Kosovës, në të 38-ten mbledhje të saj, ka marrë vendim me dò mbrapshti e hjekësi për të hapun kufinin me Shqipërinë amë vetëm në Morinë të Kukësit në drejtecjen autostradore të Rrugës së Kombit, duke sjellë pengesa të papame në qarkullimin e udhëtarëve e të mallrave në dy anët e kufinit shqiptaro-shqiptar.

Cilat janë ato?

Taksa e çuditshme, e jashtëzakonshme, 12 deri 22 Euro, “e dezinfektimit” për autobuza, kamiona, mikrobuza...

Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës (ZKA) duhet të fillojnë me emergjenti kontroll hetimor e ndëshkimor për paligjshmëri të këtij vendimi absurd, antishqiptar, barbar, nga segmente të caktuara ministrore të Qeverisë së Kosovës dhe t’iu kthehen lekët e keq/grabitura pronarëve të automjeteve e firmave përkatëse të tyne. Fjala vjen, Ministria e Brendshme e Kosovës disa herë në këta muaj pandemie e qeverisjeje ka dalë në skena mediatike e diplomatike (ndër)kombëtare për vendime e veprime ekstreme të saj.

Tamponi (Testi) i Covid-19 i dokumentuar, origjinal, mjekësor për cdo udhëtar nga Shqipëria.

Image

Ky kusht i ka dy kushtëzime të jashtëzakonshme, arbitrare: Testi duhet të jetë krye jo ma larg se 4 ditë nga dita e udhëtimit të shqiptarëve të Shqipërisë drejt Kosovës dhe, në mungesë të tij, duhet ta kryesh këtë Test në Kosovë duke qëndrue 7 ditë në karantinë.

Cështja shtrohet: c’është ky “karantinim 7-ditor kosovar”(!) për shqiptarët e Shqipërisë, ndërkohë që vet Shqipëria e ka hjek prej 1 qershorit “karantinimin dyjavor” ndaj Kosovës e Vendeve të Rajonit, etj., si masë e re koronavirusiane që po ndiqet dhe nga shtete të tjera europiane e ballkanike. Ky akt/vendim është në kundërshtim dhe me kritere ndërkombëtare të përcaktuara nga ECDC, cka do të thotë se organet e Prokurorisë së Kosovës mund të nistojnë hetime e procedime përkatëse penale për këtë urdhër verbal apo me shkrim të Qeverisë së Kosovës, të autoriteteve shëndetësore të saj, të cilat dhe ditë ma herët janë ba objekt ligjshmërie i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për të tilla masa ekstremiteti në shkelje të të Drejtave e Lirive të Njeriut, për parregullsi vendimore e veprimore.

Cdo të thotë kjo, o Qeveri e Kosovës: Testi Covid -19 duhet të jetë bá jo ma herët se 4 ditë?! Përndryshe: Prapaktheu për Shqipëri ose Karantinë në Kosovë.

E para: në Pikën Kufitare e Doganore të Morinës së Kukësit kalojnë cdo ditë me mijëra udhëtarë shqiptarë, cka as vet Kosova, as Shqipëria, nuk munden të kryejnë një volum numerik kaq të madh testimesh në një hark kohor kaq të shkurtër. Kjo për faktin se, sipas raportimit përkatës të 1 qershorit, Shqipëria ka krye 102 teste ditore nga ISHP, që do të thotë: për 1.000 udhëtarë shqiptarë duhen 10 ditë kohë (!) Edhe Kosova ka vetëm 172 raste testimi për Covid-19 nga IKSHPK.

E dyta: a thue janë kaq të domosdoshme këto teste bashkëshoqëruese për cdo udhëtar shqiptar nga Shqipëria, kur në raportimin e 1 qershorit thuhet se Shqipëria ka Shqipëria ka vetëm 6 raste të reja me Covid-19, ndërsa vet Kosova është ma keq: me 27 raste të reja.

E treta: edhe në numrin e të vdekurve nga Covid-19 kanë tregues të njëjtë: Kosova 30 pacientë dhe Shqipëria 33 pacientë.

E katërta: Edhe numri i rasteve gjithsej të konfirmuara në muajt Covid-19 është pothuaj i njejtë: 1.143 raste Shqipëria dhe 1.110 raste Kosova.

Në këto kushte, me këta tregues, me kaq pak mundësira, një këkrkesë e tillë është e pamundun, absurditet, kërkesë cakallisje e cakërdisjeje qeveritare (!)

Qeveria e Kosovës ka ba një faj të pafalshëm me qëndrimin e dënueshëm të krijimit të të tilla kushteve ndaj Shqipërisë, ndaj shtetit amë të saj, lidhun me “Taksën e Dizenfiktimit”, “Tamponin e Covid-19”, “Karantinën 7-ditore për shqiptarët e Shqipërisë që hyjnë në shtetin e ri të Kosovës, procedura të tejzgjatuna në kufi, etj.

Vet kundërshtari i tij politik anti-Kurt, ortaku prosllav për kufijtë e Kosovës me Serbinë, njeriu i lëshimeve ndaj Serbisë me dame të mëdha kombëtare shqiptare, Presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaci, i lëshon t’thacme të tilla me akuza fort të randa të bame publike me 1 të qershorit 2020 në rrjete sociale:

“Albin Kurti derisa ka hapur krahë më krahë kufirin me Serbinë, për të hyrë kushdo, pa asnjë procedurë si në bahçe të babës, ai nga zyra e uzurpuar sot ka urdhëruar dhe keqpërdorur Policinë e Kosovës. Ai padrejtësisht dhe kundërligjshëm, sot ka urdhëruar policinë që të gjithë qytetarët e Shqipërisë që hyjnë në territorin e Kosovës, përpos vonesave procedurale, të dërgohen shtatë ditë në karantinë për të pritur testimin për COVID-19”.

Pas kësaj, sipas kësaj, po duhet me e dvet kryeministrin e mbetun në detyrë, Albin Kurtin: Pse i trajton, në këtë rast, ma keq, ma randë, ma ashpër, shqiptarët e Shqipërisë se sa serbët e Serbisë?!!!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat