Suksese qeverisë së re në Kosovë, mbi të gjitha interesi kombëtar!

Opinione

Suksese qeverisë së re në Kosovë, mbi të gjitha interesi kombëtar!

Qamil Gjyrezi Nga Qamil Gjyrezi Më 4 qershor 2020 Në ora: 13:14
Avdullah Hoti

Duke i uruar suksese qeverisë së re të Kosovës të drejtuar nga Abdullah Hoti, kam besimin e plotë se krahas zhvillimit ekonomik dhe kalimit të situatës post-pandemi, do të vëjë në vendin që i takon interesin kombëtar për Kosovën dhe të gjithë shqiptarëve.

Stabiliteti politik dhe zhvillimi i Kosovës ka një rëndësi të madhe jo vetëm për shtetin e Kosovës, por për të gjithë rajonin e Ballkanit.

Personalisht mbështes L.D.K-në si forcë politike, por bëj pjesë tek ata individë që jam i interesuar për të ardhmen shumë të mirë të Kosovës dhe mbi të gjitha vë interesin kombëtar.  

Do ta mbylli këtë shkrim me deklaratën e Zotit Lulzim Basha për qeverinë e re të Kosovës: “I uroj punë të mbarë qeverisë së re të Kosovës dhe kryeministrit Hoti në plotësimin me sukses të objektivave strategjikë të Kosovës dhe shërbimin ndaj interesit më të mirë të qytetarëve të saj. Konsolidimi i shtetit, integrimi euroatlantik, mbrojtja e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës, janë sfidat, përballimi me sukses i të cilave janë në interes jo vetëm të Kosovës e popullit të saj, por jetike për paqen dhe proceset integruese të krejt rajonit tonë”.

Punë të mbarë qeveria e drejtuar nga Abdullah Hoti, për Kosovën!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat