Ndodh veç në Kosovë, ministrja e jashtme e dënuar me burg me kusht - Bota Sot
Ndodh veç në Kosovë, ministrja e jashtme e dënuar me burg me kusht

Opinione

Ndodh veç në Kosovë, ministrja e jashtme e dënuar me burg me kusht

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 4 qershor 2020 Në ora: 15:51
Meliza Haradinaj-Stublla

Qeveria Hoti u votua nga 61 deputet. Koalicionin e ri qeverisës mes LDK dhe AAK, NISMA si dhe minoritetet serbe dhe të tjerët, brenda saj ka emra me të kaluar jo të mirë, të cilët janë në konflikt me ligjin. Njëri ndër emrat më të rëndësishëm nga pozita është Ajo e ministres së punëve të jashtme.

Fillimish të ceki se Ministrat nga Aleanca janë: zëvendëskryeministër Besnik Tahiri, MPJ Meliza Haradinaj-Stublla, Ramë Likaj MASHT dhe Selim Selimi Drejtësi dhe Blerim Kuçi dikasterin e Ekonomisë. Duke cekur këtu se për ministre të punëve të jashtme është propozuar Meliza Haradinaj-Stublla, të cilën në muajin dhjetor të vitit 2018, Gjykata e Prishtinës e ka shpallur fajtore për raportim të rremë të pasurisë. Meliza, ish këshilltare politike e ish kryeministrit Ramush Haradinaj, pra është me problem me ligjin, duke u dënuar me 8 muaj burg me kusht.

Kryeministri i ri nuk guxon që në përbërje të ketë njerëz më problem me ligjin, pasi kjo nënkupton se që në fillim kjo qeveri nuk jep për të besuar se e ka seriozisht luftën kundër krimit, korrupsionit duke pasur njerëz me duart të pastra. Zaten edhe AAK zor të gjendet ndonjë njeri pa afera, duke qenë e njohur kjo parti në zë për vepra kundërligjore. Gjithsesi është momenti që Dulla të reagojë.

Nuk guxon z.Hoti pranojë që të ketë ministra me probleme me ligjin, ndryshe duket qesharak kur flet pë qeveri me duar të pastra. I duhet guxim që njerëz të Tillë t'i largojë nga detyra. Me ministren e jashtme të dënuar me burg me kusht, imazhi i Kosovës në sytë e botë shëmtohet akoma më shumë. Prandaj, z.Hoti të tregojë me vepra konkrete, dhe jo fjalë bosh, se qeveria e tij është e duhura për Kosovën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat