Në Kosovë Parlamenti votoi djallin për ta hequr engjëllin - Bota Sot
Në Kosovë Parlamenti votoi djallin për ta hequr engjëllin

Opinione

Në Kosovë Parlamenti votoi djallin për ta hequr engjëllin

Nga: Rexhep Torte Më: 4 qershor 2020 Në ora: 18:35
Rexhep Torte

Klika Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Behgjat Pacolli, më 3 qershor me organizimin e votimit pro Qeverisë së Abdullah Hotit, qeverisë kukull, e sollën qeverinë e djajve dhe larguan Qeverinë e Albin Kurtit, qeverinë e engjëjve.

Ky komplot për ta rrëmbyer pushtetin, tregon po qe se këta puçistë të sipërpëmendur nuk shporren nga jeta udhëheqëse e Kosovës, kjo don të thotë se Kosova është kthyer prapa gjysëm shekulli.

Këta puçistë e vranë demokracinë në Kosovë për interesa vetjake, për të shpëtuar nga drejtësia për krimet, pasurimin e paligjshëm, korrupsionin dhe nepotizmin që i kryen gjatë qeverisjes së tyre.

Pas votimit në mënyrë komplotiste të Qeverisë së Abdullah Hotit, duke përjashtuar organizimin e zgjedhjeve të reja si opsion demokratik, filluan krekosjet, fudullosjet dhe kaërcënimet e Hashim Thaçit karshi Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit.

Pas votimit të Qeverisë së Abdullah Hotit, nga truprojet e Hashim Thaçit u rah brutalisht Veron Hasani, aktivist ti Vetëvendosjes, për arsye se duke kaluar në afërsi të vendit ku po mbante konferencë për shtyp Hashim Thaçi paska thirrur, “o hajn, o hajn”. Edhe pse Hashim Thaçit i shkojnë për dore tashmë 20 vite edhe hajnia, edhe krimi, edhe korrupsioni edhe nepotizmi.

Mediat kanë shkruar se Hashim Thaçi rrjedh prej një familje të varfër të fshatare, nga babai ruajtës i fushës dhe mamaja amvise, ka shumë vëllezër e motra, dhe të gjithë u bënë shumë të pasur brënda 20 viteve në liri e pavarësi të Kosovës.

Hashim Thaçi dhe klika e tij kot e kanë, sepse forca e popullit është uragan i fuqishëm dhe se e drejta vonon, por nuk harron.

Ekziston thënia e dëshmuar e popullit ndër shekuj se kryeneçësia është zavall i kokës kryeneçe.

Me votimin e Qeverisë së Abdullah Hotit në Kosovë ka ardhur koha e diktaturës dhe anarkisë, dhe i është vënë çelësi demokracisë.

Votimi i Qeverisë së Abdullah Hotit, i ka dëshpëruar dhe indinjuar tërë shqiptarët patriotë, atdhetarë dashamirë të Kosovës, brënda dhe jashtë saj.

Votimi i Qeverisë së Abdullah Hotit ka sjellur re të dendura mbi Kosovë që rrëzikojnë copëtimin dhe dëmtimin e saj.

Votimi i Qeverisë së Abdullah Hotit i ka gëzuar vetëm servilët, puthadorasit, sahanlëpirësit dhe armiqtë e Kosovës.

Në moshën time prej 75 vitesh si student dhe gazetar kam njohur nga afër qindra shqiptarë nga Kosova, mes tyre edhe Ukshin Hotin, Adem Demaçin, Ibrahim Rugovën dhe Fehmi Aganin, por kësi surogatësh prej shqiptari si Hashim Thaçi dhe klika e tij nuk kam hasur, as parë dhe as dëgjuar se ekzistojnë në Kosovë, dhe se dikush tani kur Kosova është e lirë dhe e pavarur mund ti bëjë dikush keq asaj, siç i bënë Hashim Thaçi dhe klika e tij.

Këta uhëheqës të sipërpërmendur, sëbashku me deputetët shqiptarë që më 3 qershor 2020 në Parlamentin e Kosovës votuan pro Qeverisë së Abdullah Hotit të instrumentalizuar nga Hashim Thaçi dhe klika e tij, dëshmuan se në dejtë e tyre nuk qarkullon gjak shqiptari kosovari.

Dëshmuan se janë qyqarë , frigacakë e tej frigacaku për tu përballur me drejtësinë.

Dëshmuan se se janë të pangopur për ta kapur pushtetin, për tu pasuruar dhe për ta mbrojtur pasurinë e shtresuar në mënyrë të paligjshme.

Dëshmuan se i ka kapluar paniku dhe se nuk mund ta mendojnë të jetojnë pa kolltuqet shtetërore që i kanë patur në 20 vitet e kaluara, anipse në dëm të popullit të shumëvuajtur të Kosovës.

Dëshmuan se janë armiqtë më të mëdhenj që ka njohur ndonjëherë Kosova.

Në Parlamentin e Kosovës më datë 3 qershor 2020 u votuan djajtë për ti larguar engjëjt , edhe atë me rrugë e pazare të ndyra e të pista.

Në Parlamentin e Kosovës në vend që të votohej për shkarrkimin e Hashim Thaçit, dëmtuesit dhe frenuesit të përparimit të Kosovës, u shkarkua Albin Kurti, dinjitozi, i pastërti, shpresa dhe engjëlli i Kosovës.

Në Parlamentin e Kosovës me votimin e Qeverisë së Abdullah Hotit, u votuan Beogradi me Aleksandër Vuçiqin, Ana Bërnabiqin dhe Ivica Daçiqin, ndërsa morën tatëpjetën liria, pavarësia dhe integriteti territorial i Kosovës.

Në këtë mbledhje të Parlamentit të Kosovës miu i Aleksandër Vuçiqit kaloi nëpër mustaqet e Kosovës, dhe tani Vuçiqi e ka më të lehtë ta mobilizojë Palmerin, dhëndrin e Beogradit dhe Grenelin simpatizuesin e Serbisë, që ti propozojnë dhe trokasin në kokë Donald Trumpit për zgjidhjet e shpejta e të dhembshme për Kosovën, por të favorshme për Serbinë.

Tani Serbisë i është hapur rruga të këmbëngul për Veriun e Kosovës, Trepçën, Ujamrin dhe për patriarshitë, manastiret dhe kishat katolike dhe orthodokse denbabaden shqiptarë në Kosovë që Serbia tashmë i ka shndëruar në objekte kulti të Serbisë, që kur e ka okupuar Kosovën.

Me votimin e Qeverisë së Abdullah Hotit në Parlamentin e Kosovës, u bë edhe tradhëtia dhe shkelja e tërë viktimave të luftës nga agresioni gjenocidal i Serbisë në Kosovë në vitet 1998/99, por edhe e tërë viktimave shekullore shqiptare nga Serbia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat