Gjendja alarmante në SHBA. Amerikë jemi me ty?

Opinione

Gjendja alarmante në SHBA. Amerikë jemi me ty?

Nga: Mr. Sc Shpend Salihu Më: 4 qershor 2020 Në ora: 20:54
Mr. Sc Shpend Salihu

Gjendja e përkeqësuar në SHBA, është si pasoi e rrymave anarkiste në SHBA, që aspirojnë çrregullimin e sistemit të sigurisë Nacionale, dhe destabilizimin e gjendjes së sigurisë dhe përshkallëzimin e situatës së sigurisë.

Në rrethana normale, pamvarësisht vrasjes së atij djaloshit zezak, nuk mund të fajësohet i tërë shteti. Janë organet e rendit në polici, si dhe gjykatat e rregullta që marrin masa juridike- penale edhe kundër atyre që i tejkalojnë autorizimet dhe kompetencat e përcaktuara me ligj, gjatë zbatimit të detyrave dhe funksioneve zyrtare. Në këtë rast për fat të keq disa media në SHBA, në vend se të kërkojnë të merren në përgjegjësi personat që i tejkaluan kompetencat ekzekutive ndaj shtetasit Amerikan, George Floyd, i nxitën dhe irrituan masat popullore edhe më shumë me tendencë të destabilizimit të sigurisë dhe rrëzimit të parakohshëm të Presidentit Trump. Në parim Presidenti Trump arriti të rrisë GDP në SHBA, të rrisë eksportin e produkteve Amerikane, të ulë nivelin e taksave në SHBA, të ulë koston e shpenzimeve dhe rritë cilësin e jetesës, të arrijë partneritet me Koren dhe ulë tensionet me Rusinë, të zvogëloi numrin e pjesëtarëve të ISIS dhe pothuajse të mposhtë kalifatin Islamik, të rrisë kapacitetin ushtarak dhe teknologjin ushtarake Amerikane, të fuqizoi rolin e SHBA në procese ndërkombëtare, të rrisë kapacitetin e korporatave të fuqishme Amerikane, të ndikoi përmes bankës qendrore në uljen e kamatave bankare e njëkohësisht të konsolidoi sistemin bankar përmes përshpejtimit të procedurave për marrjen e bonove dhe dividendave bankare, me qëllim që mos të lejoi bankrotimin e sistemit bankar në Amerikë, Pos saj Administrata Amerikane e stimuloi edhe mikro dhe medium biznesin, përmes granteve dhe subvencioneve, si dhe rriti nivelin e penzioneve e për herë të parë në historikun e SHBA nga një shtet me sistem social konzervativ, Amerika nën administrimin e Presidentit Trump sistemin social e modifikoi në sistem social- demokratik, duke i afirmuar dhe mbrojtur kategoritë e rrezikuara sociale si në aspekt shëndetësor ashtu edhe në ndihmën financiare sociale kategorive të rrezikuara sociale, duke iu falenderuar administratës Trump. Jerusalemi që është qendër e botës Kristiane, u njoftë si kryeqytet i Izraelit. Gjatë kohës së Pandemis me KOVID 19 duke iu falenderuar administratës Trump, u bën këto ditë mbi 12 milionë teste, dhe arritën të shpëtohen dhe rekuperohen shumë shtetas Amerikan, e njëkohësisht ekipi i ekspertëve të mikro-biologëve dhe bio-kimistëve u mobilizua në gjetjen e serumit kundër KOVID 19, dhe shumë shpejt pritet serumi i cili nevojitet një periudhë mbi 6 deri 8 mujore të testohet në laborator për kundër indikacione që mund të ketë. Trazirat e tanishme në SHBA, nuk i shkojnë në favor as Amerikanëve e as botës, sepse SHBA, janë e vetmja super fuqi në rrafsh global e cila arrin të mbaj sigurinë globale, dhe se përkrahja e SHBA për OKB ku deri më tani mbi 65 përqind të buxhetit ka dhënë për mirëmbajtjen e OKB-së e pothuajse ngjajshëm edhe për aleancën Veri-Atlantike NATO, e cila është e vetmja forcë që ka legjitimitet aktiv në intervenimin ushtarak në botë, nuk i shkon askujt në favor. Shpresojmë që situata në SHBA do të normalizohet dhe se SHBA do ta tejkalojnë krizën e protestave. SHBA je partner dhe aleat i Kosovës dhe shumë shteteve Europiane e botërore, je qendër e demokracisë dhe aleat i Ballkanasve, jemi me ty. God Bless America.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat