Shqipëria, Sh.B.A., B.E, Basha, Rama dhe “karandashat*”!

Opinione

Shqipëria, Sh.B.A., B.E, Basha, Rama dhe “karandashat*”!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 6 qershor 2020 Në ora: 13:09
Qamil Gjyrezi

Do ta filloj artikullin me deklaratën e zonjës Yuri Kim: “Të gjitha palët bënë lëshime. Sh.B.A. krenare për këtë marrëveshje”. Është fat për neve, që përfaqësuesja e vendit më të rëndësishëm në globin tokësor është krenare për këtë hap politik. Një marrëveshje, jo “Pazar” i arritur me garancitë e negociatorëve euro-atalantik Sh.B..A.-B.E., që po negociojnë në të gjitha krizat botërore dhe rajonale post-moderne që kërkojnë një mënyrë të vecantë interpretimi diplomatik.  Sh. B.A. është shumë e interesuar që Shqipëria të jetë pjesë e B.E.-së, duke qenë të bindur që ka “qarqe rajonale” dhe “sekte botërore” që nuk e duan këtë hap shumë të rëndësishëm. Këta qarqe nuk duan ndryshim kursi. Ky ndryshim kursi ndodh vetëm me ndihmën e Sh.B.A.-ve dhe mbështetjen europiane. Në këtë kontekst do të citoj deklaratën diplomatike të Luigi  Soreka: “Shqipëria një hap pranë BE-së”. Është fat i madh që Shqipëria  është një hap pranë Europës, këtë e aspirojmë të gjithë ata që e duan dhe e vlerësojnë Shqipërinë të parën!

Për mendimim tim, deklarata që më intereson edhe besoj është e Liderit opozitar Lulzim Basha, që marrëveshja politike është një hap, për më shumë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke mos deklaruar me modesti politike, kush doli fitues dhe nënkuptuar Shqipërinë dhe zgjedhësit. Që në fillim të aksionit opozitar, njeriu që është edhe strategu i kësaj lëvizje paqësore të vecantë, ka “luftuar” me mjete paqësore mbi të gjitha, për “për zgjedhje të lira dhe të ndershme”! Problematikat e tjera do të ndiqen hap pas hapi, ky është edhe misioni opozitar.

Për të kuptuar të vërtetën e kësaj marrëveshje do të citoj ish-deputetin e P.D.-së  Ervin Salinaji një zë shumë i rëndësishëm në aksionin opozitar në 7 vite: “Fitoi Basha. Vetëm hapi i parë. SHBA po kërkon ndryshim kursi”. Që me ardhjen e Zonjës Kim në krye të ambasadës së Sh.B.A-ve, kemi pritur zgjidhjen e krizës politike dhe falë aftësisë së saj diplomatike dhe politike dhe si përfaqësusese e zotit Donald Trump e një politike krejt të vecantë në Shqipëri dhe Kosovë po ndikojnë që të ndyshohet kursi. Nuk është e lehtë që në poltikën aktuale botërore dhe rajonale të ndryshosh kurse. Janë pikërisht hapat e opozitës P.D.-së dhe Zotit Basha që do të ndikojnë në ndryshimin e këtij kursi.

Kurse Edi Rama që i kanë mbaruar fjalët dhe veprat dhe largimi i tij me votën e lirë është i pashmangshëm tashmë deklaron “pa kuptim”: “Mirë e kishim, ashtu sic e kishim. Firmosëm një kod, ashtu sic e kishim para 3 vitesh”!?  

Kurse skeptikët dhe ata që kërkojnë  të jenë prezent në media, pazare dhe në listat e ardhshme të partive bëjnë rolin e “Fallxhores Circe” duke mohuar rëndësinë e zonjës Yuri Kim në këtë marrëveshje dhe dalin me konkluzione që për mendimin e tyre janë të vërteta!?

Po citoj pikat e marëveshjes zgjedhore: Identifikimi elektronik, KQZ, Struktura e KQZ, Numërimi, Qendrat e votimit, KZAZ, Miratimi, Masat shtesë.

Ndërsa më poshtë  po citoj disa analiza dhe tituj të “Karandashave” të pavarur, herë pranë dhe herë larg Ramës, që mohojnë cdo gjë:” Zgjedhjet do të kontrollohen nga Rama, asnjë prokuror s’guxon të dalë kundër” (ish-mik i Ramës). “Lexoni Venecian për të kuptuar se në cfarë regjimi erdoganesk jetojmë” (analist Gylenist). “Edhe dosja 339 u gëzua nga Reforma zgjedhore” (Gjoja të pavarur) dhe karandasha të tjerë, reforma zgjedhore nuk do të ketë rezultate, zonja Kim bëri shumë pak etj, etj?!

Asnjëri prej tyre nuk përmend Shqipërinë dhe një e përditshme shkruan një titull, që po e citoj duke shprehur edhe mendimin tim: “Marrëveshja zgjedhore: Fitoi Shqipëria!?

Shpresoj dhe besoj se kanë fituar zgjedhësit për votën e lirë dhe Shqipëria!

P.S. *Karandash në gjuhën ruse do të thotë lapës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat