Kur LDK-në, e kritikojnë anti-Rugovistët

Opinione

Kur LDK-në, e kritikojnë anti-Rugovistët

Nga: Fatmir Bajraj Më: 6 qershor 2020 Në ora: 19:03
Fatmir Bajraj

Jashtëqitjet e LDK-së, të cilat kjo e fundit, natyrshëm i nxori gjatë proceseve komplekse historike dhe nacional-shtetërore, të cilat nuk u bënë ballë sfidave të kohes dhe i nxorri jashtë si produkte të deformuara dhe t'pa dobi praktike, tanimë duhet të heshtin dhe t'mos bëzajnë e lere më të mbahen si LDK- ist, Rogovist dhe t'i shesin mend asaj !

Neveritëse deri n'gërdi shfaqja dhe ekspozimi n'ambiente publike-politike e jashtëqitjeve t'LDK-së në maratonen e saj mbi tridhjetvjeqare në projektin nacional ; Kosova shtet sovran dhe demokratik.

Eksponentë të tillë, të cilet dje mohuan Rugoven dhe dëmtuan LDK-në, sot vazhdojnë t'a luftojnë LDK-në dhe lidershipin e saj n'qeverisjën e vendit dhe n'shtetndertim.

Dikur LDK-ja dhe vetë Presidenti Historik Rugova, atakohëshin nga të ikurit e parë të fillim viteve t'90-ta, duke u pasuar me ata të fund-viteve t'90-ta dhe kryesisht krahu i Hydes, Hajrizit, Bujes & CO të identifikuar në LBD-në famëkeqe të Qosjes e cila e luftoj LDK-në, Republikën dhe Institucionet e saja legjitime e lagale n'krye me arkitektin e pavarësisë, Dr.Ibrahim Rugoven gjatë gjithë historikut të saj të lavdishëm 30 vjeqar.

S'voni kanë nxjerrë krye, edhe jashtëqitja e fundit dhe pinjollët e saj, siq janë klani më famëkeq dhe më përfid, klani anti LDK dhe me theks të veqant ; anti -Rugovë, i cili në ditët ma të rënda për fatet e kombit dhe të Dardanisë Antike të Ibrahim Rugoves,në vitin 1999, ky klan në Tiranën kuislinge të dy Fatosëve (Nano & Klosi),pikërisht kur qenja nacionale  e Kosoves i ishte ekspozuar shfarosjes dhe atdheu, zhbërjes, këta mjeranë, Presidentin Historik Rugova,e kishin shpallë politikisht të vdekur dhe Institucionet e Republikës  inekzistente, ngase ky i fundit ishte shpallur tradhëtor nga Shtabi i Rognerit n'bashkërendim me pushtetin kuisling të Millo-Fatosave për shkak të pëngmarrjes në Beograd nga satrapi i Ballkanit, krimineli Millosheviq !

Tani të njëjtit, pa fije turpi, shpifin dhe intrigojnë deri n'linçim edhe Lidershipin aktual të LDK-së, alias Kryetarin Mustafa dhe Kryemisnistrin Hoti, njësoj si dikur Presidentin Rugova dhe Kryemnistrin Bukoshi !

Kësaj radhe, Rexhep Gjergji, anëtar i klanit të Sejdiut e Osmanit, me gjuhën e pështirë dhe denigruese, "kryqëzon" Kryemnistrin Hoti, akademikun Isa Mustafa dhe vetë LDK-në, duke terhjek vërejtjën Kryemnistrit Hoti për Qeverinë e "kontrabanduar" dhe për Liderin Mustafa për histori "t'palavdishme" të cilën shpirtshituri Rexhep Gjergji e lidhë me kinse rolin e akademik Isa Mustafes me suprimimin e autonomisë së Kosoves në vitin 1989.

I kujtoj këtij harbuti dhe sojit të Tij (R.Gj & Co), këtij soji , t'pa dinjitet, integritet dhe seder, se akdemik Isa Mustafa, në kohet kruciale për fatet tona, pikërisht në vitin 1989 e tutje, jo vetëm se ishte kundër rrënimit dhe suprimimit të autonomisë së Kosoves, por i njëjti bëri pikërisht të kundërtën e saj, duke dalë, fillimisht në mbrojtje të saj, dhe me pas edhe në avansimin e statusit të Kosoves dhe shqiptarëve, duke u bërë faktor me peshë në ngjizjën kauzale të identitetit nacional-shtetëror të Republlikes së Kosoves, si ambicie dhe gjakim plebishcitar i popullit martir të Kosoves, për çfarë edhe kishte flet-arrest nga Serbia, përkatsisht nga regjimi kriminal i Millosheviqit, i instaluar në Kosovë.

Rexhep Gjergji dhe Klani anti-LDK dhe anti-Rugov !

LDK-ja dhe Kosova, duhet të ndjehet gjithmonë mirë, komode dhe e sigurtë, kur e krtikojnë dhe e anatemojnë ish kundershtarët e Presidentit historik Rugova, për s'gjalli dhe pas ikjes n'amshim, duke marrë si sinjal të kundërt mesazhin tuaj nihilist por edhe hileqar e tendencioz, fund e krye, dhe duke shtye para proceset jetike dhe ekzistenciale të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat