Politika nënshtruese dhe jo konsistente e Kosovës ndaj Serbisë!

Opinione

Politika nënshtruese dhe jo konsistente e Kosovës ndaj Serbisë!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 6 qershor 2020 Në ora: 20:04
Ismail Muqiqi

Qeveria e posazgjedhurë e përbërë nga kualicionet dhe grupet e interesit, e gërshetuar edhe me Listën Serbska, mori vendimë dhe e hoqi taksën ndaj mallrave serbe. Ky vendim ishte një nga më të parët të cilën Qeveria me 60 + 1 votë, të huazuar nga odat e fiseve e ndërmori si kushtëzim i Goran Rakiqit, për ta votuar Qeverin e Avdullah Hotit.

Institutcionet e Kosovës, përmes politikës jo konsistente sa here që ndrrohen Qeveritë, marin vendime të menjëhershme kundër Qeverisë së kaluar duke shprehur mllefin primitiv i cili ka karakter hakmarrje.

Lista Serbska, e cila vite me radhë punojë kundër shtetit të Kosovës, e derigjuar nga politika në Beogradë, tani përmes politikës përfide dhe mirë të rafinume, arriti që të bëhet pjesë e Qeverisë së Kosovës, duke i siguruar 2 Ministri dhe pozitën e zv.Kryeministrit.

Me ketë rast i ashtuquajturi Drejtor i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq, ju tha mediave në Beograd se: " Në Qeverin e Kosovës, Lista Serbska arriti të bëhet faktorë determinues në jetë zgjatjen dhe funksionimin e Qeverisë së Avdullah Hotit".

Në këtë mënyrë tha Gjuriq: "Serbia dhe shteti serb dalëngadalë me hapa të sigurt po kthehet në Kosovë".

Klasa politike e Kosovës, e përqarë dhe e politizuar skajshmërisht, që nga fillimi i dialogut me Serbinë në Bruksel, pësojë humbje dhe debakel politikë.

Vite me radhë politika serbe përmes bllokadave dhe obstruksioneve, mirë të organizuara arriti që të faktorizohet para institutcioneve ndërkombëtare.

Politika serbe asnjëhere nuk hoqi dorë dhe nuk e ndali propagandën destruktive kundër shtetit të Kosovës, që nga raporti i akuzave të Dick Martyt nga të cilat u themelua edhe Gjykata Speciale në Hagë, kundër krimeve të disa figurave të UÇK-së, e deri tek fushata përmanente diplomatike kundër njohjeve të shtetit të Kosovës nga vendet e ndryshme të Botës.

Serbia si shtet fashistë e cila i beri 3 luftëra në ish-Jugosllavi dhe shkaktojë vuajtje dhe krime ndaj njerzimit, e sidomos kundër Kosovës dhe popullit të saj, në vend që të gjykohet dhe denohet për të bërat e saj, ajo tani ka arritur ti avancojë dhe zhvillojë raportet me shtetet më të zhvilluara të Botës.

Shteti i Kosovës përshkak të defekteve të brendshme politike, dhe nivelit të dobët të organizimit diplomatikë, ka mbeturë të sfidohet me një vargë problemesh si në planin e mbrendshëm njëashtu edhe atë ndërkombëtarë.

Iluzionet e liderëve politikë, të cilët vite me radhë benë kalkulime të ndryshme përmes dialogut me Serbinë se do të arrihet marrëveshje për njohje reciproke të dy shteteve, është vetëm utopi e atyre të cilët janë shkurtëpamës dhe naiv, në ndërtimin e raporteve ndërshtetërore.

Tu premtohet qytetarëve të Kosovës se Serbia do ti normalizojë marrëdhaniet me shtetin e Kosovës, dhe do ta njeh Kosovën , e në anën tjetër ajo në Kushtetutën e saj e mbanë Kosovën si pjesë e Serbisë, pa e ndryshuar asnjë nen apo paragrafë, është vetëm mashtrim i cili po e mbanë popullin e Kosovës në tension të vazhdushëm, duke e sfiduar edhe rendin kushtetues si pjesën Veriore njëashtu edhe në enklavat ku jetojnë serbët.

Edhe pas 20 viteve liri në Kosovë, nepër enklavat ku jetojnë serbët funksionon sistemi paralel i Serbisë si në planë programet arsimore poashtu edhe në institutcionet shëndetësore dhe ato të pushtetit lokalë.

Të gjitha këto të dhëna nuk i mjaftuan si argumente klasës politike të Kosovës, që të vetëdisohet dhe ta bashkojnë energjinë dhe forcën për ti forcuar institutcionet e shtetit të Kosovës.

Përqarjet, inatet dhe xhelozitë vazhdimisht që nga pas lufta janë manifestuar në luftë për pushtet nga partit, klanet dhe individët me botëkuptime primitive dhe me mendësin e të kaluarës.

Tani kur u benë të gjitha këto lëvizje dramatike në skenën politike të Kosovës, në kohën e Pandemisë, më në fund u formua një Qeveri e cila është duke qëndruar në 3 këmbë, dhe mandati i saj varet nga Lista Serbska e cila për shkak të pa pjekurisë së politikës kosovare është futur thellë në institutcionet e shtetit të Kosovës.

Mjerishtë këtë gjendje e sollën njerëzit e politikës të cilët herë pas here bashkëpunuan edhe me kriminelët serbë, siq ishin Radoviqi dhe Veselinoviqi udhëheqësit e strukturave paralele kundër shtetit të Kosovës.

Koha do të tregojë se kush e përmbysi vullnetin dhe votën e popullit me 6 tetor të vitit të kaluarë dhe cila do të jetë e ardhmja e Republikës së Kosovës.

Shpresoj se më në fund do të mbizotrojë arsyja dhe vetëdisimi i gjeneratave të reja dhe të shkolluara të cilat me dijen, pjekurinë dhe integritetin e tyre më në fund do ta marrin timonin në drejtimin e mbarë të shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat