Heqja e reciprocitetit ndaj Serbisë, Kosovën nga shteti sovran dhe i pavarur e ka kthyer në Krahinë autonome..!?

Opinione

Heqja e reciprocitetit ndaj Serbisë, Kosovën nga shteti sovran dhe i pavarur e ka kthyer në Krahinë autonome..!?

 Rexhep Elezaj Nga Rexhep Elezaj Më 7 qershor 2020 Në ora: 10:25
Qeveria

Është e paimagjinueshme të mendosh, e lere më të besosh, se 20 vite pas mbarimit të luftës çlirimtare, regjimi fashist-hegjemonist i Serbisë paskësh ende kaq shumë argat dhe dashamirës të saj në mesin e politikanëve tanë në Prishtinë, madje, faktet për këtë “idilë serbo-shqiptare” të fshehët, gjatë muajve të fundit u zbuluan dhe na u bënë më të qarta në disa rrafshe politike dhe juridike, nga vetë disa “udhëheqës” shtetëror të Kosovës!

Po kthehemi pak në retrospektivë, ku të gjithë ne e dimë, se në Programin e hartuar midis LVV-je dhe LDK-së, para se të lidhnin koalicion bashkë-qeverisës, ndër pikat kryesore të tij ka qenë pajtimi i dyanshëm, që tarifa ndaj mallrave nga Serbia të largohet gradualisht dhe e njëjta të zëvendësohet me masat e reciprocitet, mirëpo pas kërkesës së z. R. Grenell, i dërguari special i presidentit D. Trump në dialogun Kosovë-Serbi, që ndaj Serbisë të mos vendoset kurrfarë reciprociteti, ishte LDK-ja ajo e cila pa u konsultuar fare me partnerin e koalicionit, hoqi dorë nga zbatimi i kësaj pike të programit qeverisës me LVV-je, bile duke insistuar nga kryeministri Albin Kurti, që mos ta zëvendëson tarifën me masat e reciprocitetit.

Por, kryeministri Kurti nuk e përfilli kërkesën e saj (Isa Mustafës), dhe kjo ishte çarja e parë midis tyre si partner të koalicionit bashkë-qeverisës, e cila në vijim do pasohet me dallime në qëndrime si dhe me mospajtime rreth shumë çështjeve të cilat pas 52 ditëve do çojnë në prishjen e koalicionit dhe rrëzimin e qeverisë “Kurti” përmes mocionit të mosbesimit të iniciuar nga LDK-ja. Opinionit po ashtu i kujtohet se çfarë ka ndodhë pas 25 marsit, kur u rrëzua qeveria “Kurti” dhe deri tek iniciativa e presidentit Thaçi, që në vend se vendin ta çon në zgjedhje të parakohshme, ai do e mandaton partinë e dytë nga zgjedhjet e 6 tetorit, pra LDK-në, për ta formuar qeverinë e dytë, duke e dekretuar Avdullah Hotin për kryeministër të ri, por duke i shkelur më qëllim normat kushtetuese, gjë që e kishte detyruar LVV-je që t’i drejtohet Gjykatës kushtetuese për interpretim të Nenit 95. 5 të Kushtetutës, e cila, GJK, për fat të keq, i kishte dhënë të drejt presidentit për dekretimin e kandidatit të LDK-së për kryeministër, z. A. Hotit..!?

Paçka, se e gjithë kjo zallamahi politike dhe kushtetuese do kulmon me formimin e qeverisë “Hoti” me 3 qershor, e cila qysh në ditën e parë të punës së saj, do i heq masat e reciprocitetit ndaj Serbisë, të vendosura nga ish kryeministri Kurti, me arsyetimin e syrgjynosur të A. Hotit, “se do heqim çdo pengesë që e pengon vazhdimin e dialogut me Serbinë..”, e që sipas fjalorit politik, nënkupton në mënyrë decidive, zhbërjen e barazisë politike dhe juridike të Kosovës si shtet i pavarur në bisedime me Serbinë, pra suprimimin e pavarësisë së Kosovës dhe degradimin e statusit të saj politik, në Krahinë autonome në kuadër të Serbisë..!?

Dhe, në daçi besoni, në daçi mos besoni, është hera e parë që autoritetet zyrtare të Serbisë, qysh nga 4 qershori, pra nga dita kur qeveria kuislinge e Adullah Hotit e hoqi reciprocitetin, për herë të parë në Serbi po e përdorin emërtimin, “Krahina autonome e Kosovës dhe Metohisë” (shiko në You Tube intervistën e Marko Gjuriqit, i emëruari në qeverinë e Serbisë për Kosovën), në vend të asaj shprehjes së tyre të përditshme deri më tash; “E ashtuquajtura Republika e Kosovës..” (Tako zvana Republika Kosovo), ose shprehjet banale, “si qeveria dhe organet e shtetit të rremë të Kosovës“ (Vlada i organi lažne Republike Kosovo), etj. !? Këto janë, pra “sukseset” e para të qeverisë “Hoti”, andaj, dashtë Zoti që kjo qeveri të shuhet sa më para që është e mundur..!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat