Zyrtarë të caktuar të institucioneve të Republikës së Kosovës, mbrojnë terrorizmin islamik të dirigjuat nga Serbia dhe atë turk (neo-osmanizmin)

Opinione

Zyrtarë të caktuar të institucioneve të Republikës së Kosovës, mbrojnë terrorizmin islamik të dirigjuat nga Serbia dhe atë turk (neo-osmanizmin)

Nga: Skender Jashari Më: 9 qershor 2020 Në ora: 13:19
Ilustrim

Sot mund të flasim siç flet Kombi yn në Republikën e Kosovës.

Edhe pse pak ditë na ndajnë nga përvjetori i Çlirimit të Kosovës (12 qershorit 1999) e që vetëm dhjetë vite më parë, qytetarët e Kosovës vlerësoheshin si populli më optimist në botë, e sot është plotësisht e kundërta. Të dëshpëruar, pashpresë, pabesim të zhgënjyer dhe të bindur që asgjë e mirë s' do pritet në të ardhmen. Mund të themi, siç thanë edhe Rilindasit tonë:"Zot ruaje Shqipërinë (përfshirë edhe Kosovën dhe Trojet tona)nga shqipëtarët". Unë besoj siç beson Kombi yn, që vetëm SHBA sërish mund t'na shpëtoj, siç na shpëtoi disa dhjetëra herë. SHBA besoj që projektin e saj (Republikën e Kosovës), nuk do e lë të dështojë, siç i detyroi Institucionet e Republikës së Kosovës, të zhvillonin luftën kundër Luftëtarëve të Huaj Terrorist. Luftën kundër Luftëtarëve të Huaj Terrorist, e bishtëruan, duke filluar nga AKI, Policia e Kosovës, Prokuroria dhe në fund edhe nga Gjykatat. Dënime minimale, gjykime dhe hetime politike ( në favor të të dyshuarëve, me ndikim të Serbisë e deri qarqeve turke, duke kërcënuar për destabilitet të Kosovës nëse dënohen imamët vehabi), hetime farsë, njoftime paraprake të të dyshuarëve e deri edhe mos mbledhje provash,etj, e të panumërta këso veprimesh kriminale, një pjesë e të cilave tashmë është konfirmuar edhe nga autoritetet e huaja ( sidomos SHBA), por edhe nga disa gazetarë hulumtues vendas.

Duke qenë se isha ndjekur politikisht nga Maurizio Salustro në rastin e Dobrosinit, i cili rast njihet si "top sekret" siç e kishte deklaruar kryeprokurori i qarkut të Gjilanit, më kishte dhënë mundësi të kisha në duar shumë shkresa dhe materiale tjera, deklarata dhe dëshmi madje edhe rrëfime personale të subjekteve të ndryshme. Disa qindëra shkresa kisha dërguar në Prokurorinë Speciale dhe prokuroritë themelore, nëpër kryeministri dhe ministri gjegjëse e deri në zyrat kompetente vendore dhe ndërkomvëtare. Kisha vërejtur veprimtari kriminale brenda institucioneve korrektuese dhe atyre të sigurisë, hetuesisë dhe drejtësisë etj. E që për fat të keq shumë pak nga dukuritë kriminale, janë trajtuar, e disa nga to fare nuk janë marrur parasysh. Fatkeqësisht shohim që paralel me radikalizmin, ekstremizmin dhe terrorizmin islamik në Trojet tona, e me theks të veçantë në Luginë të Preshevës dhe në Republikë të Kosovës bashkëveprojnë dhe veprojnë edhe element turkofil në forma të ndryshme. Madje për më shumë në vazhdimësi këtyre u bashkohet edhe madje ndihmohen dhe nxiten nga veprimtaria e agjenturave serbe. Për fat të keq, edhe pse kemi dy shtete, s' kemi patur asnjëherë mbrojtje të Kombit tonë nga ndikimi dhe keqpërdorimi që kanë bërë qarqet islame radikale dhe ato turke a neo-osmane.

Kisha kuptuar që as fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it e as institucionet vendore nuk vepronin në përputhje me ligjin, por sipas qëllimeve dhe ndikimeve politike e deri përmes klaneve të krimit të organizuar, gjë që më kishte shtyrë që t'i publikoja një pjesë të atyre shkresave, me qëllim për të sensibilizuar opinionin publik, në lidhje me dukuritë e tilla kriminale. Për të njejtën arsye edhe tash, publikojë këtë shkrim, e që është pjesë e librit disa mijëra faqesh, që trajton në detaje dhe imtësisht shumicën e dukurive të tilla(fatëmirësisht i gjithë materiali, tashmë është jasht vendit).

Policia, Prokuroritë, Gjykatat, AKI, Avokatura, Këshilli Gjyqësor, Këshilli Prokurorial etj por edhe institucione tjera të Kosovës, janë stërmbushur me persona që janë të përfshirë në vepra të rënda kriminale; të lidhura me ndikimin dhe agjenturat serbe, turk edhe të korruptuar nga vehabizmi( këto zakonisht të bashkëlidhura); klaneve politiko-kriminale vendore etj.

Institucionet që më së shumti janë stërmbushur me persona të dyshuar për lidhje me krimin, krimin e organizuar, korupsionin, nepotizmin, klientelizmin, e deri me agjenturat serbe, turke dhe me vehabizmin, gjenden kryesisht në Institucionet e Sigurisë, Hetuesisë dhe Drejtësisë të Republikës së Kosovës. Shkurtimisht një numër i pjestarëve të policisë së Kosovës, që kanë të bëjnë me trafikun, kanë lidhje me bandat e krimit të organizuar; me trafikant droge, armësh, migrantësh etj; arratisje të dyshuarish; madje disa të tillë sipas dëshmive të disa të cilët në shkurt 2014, tentonin të iknin nga Qendra Korrektuese e Dubravës për të krijuar "Kalifatin e II Islamik apo Kalifatin e Ballkanit", dëshmonin që kishin ndihmën e disa zyrtarëve të institucioneve të ndryshme të Republikës së Kosovës. Po ashtu polic të sektorëve të tjerë, të përfshirë në veprimtari të ndryshme kriminale: mbrojtja e afërt në mbledhje të haraçeve; e deri në akte ordinere. Pjestarë të policisë speciale nga vepra penale të krimit të organizuar e deri në vepra openale ordinere, e pa lënë anash “gjenocidin” që hetuesit e policisë, kanë bërë kundër Sistemit të Drejtësisë në Kosovë etj etj. Në një shkrim të mëhershëm, kisha publikuar që shumica e policëve të cilët ishin të dyshuar për veprimtari të tilla kriminale, që ishin në shërbim në Prishtinë, e sidomos të Stacionit Qendër, qoftë në formë të masave disiplinore por edhe vullnetarisht ishin shpërngulur për në Fushë Kosovë, që me rastin e fillimit të luftës kundër Luftëtarëve të Huaj Terrorist, që në këtë qytet kishin mundësi shumë më të mira për të vazhduar veprimtarinë e njejtë kriminale të tyre.

Kishim kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale i cili kishte shpëtuar disa persona për vepra penale të rënda për tentativë vrasje, plagosje të rëndë dhe sidomos për drogë... Pa vazhduar më tej për disa dhjetëra prokurorë, për disa qindëra zyrtarë të tjerë të hetuesisë, gjykatave, policisë, zyrtarë korrektues, avokatëve, përkthyesëve e deri zyrtarëve politik a të institucioneve tjera.

Sistemi i Drejtësisë në Republikën e Kosovës, në çdo rast prej vitit 2000 e deri më sot, asnjë rast nuk është zbardhur, ku viktima a familjarët e viktimës kanë akuzuar Serbinë, vehabizmin (terrorizmin islamik), agjentët turq. Si: vrasja e eprorit të UÇPMB-së në Gjilan, disa plagosje dhe një rast zhdukje të veteranëve të UÇPMB-së në territorin e Republikës së Kosovës etj. Shkaku i së cilës shumë vteranë të UÇPMBsë ndjeheshim të rrezikuar nga Sebia a njerëz që bashkëpunojnë me Serbinë edhe në Republikë të Kosovës.

Pa vazhduar më tej.

Në mediet tona, çështja e ndikimit dhe përfshirjes së agjentëve turq, shantazhimi dhe detyrimi i Institucioneve tona, kidnapimi i qytetarëve gjegjësisht qytetarëve turq që ishin të mbrojtur ndërkombëtarisht, e që u rrëmbyen nga Kosova. Nuk do më shumë koment, por ky nuk është rasti i vetëm, ka shumë raste ku pas agjenturave serbe, armiqësisht kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës, veprojnë edhe agjentët turq a bashkëpunëtorët e tyre. As rasti i rrëmbimit të qytetarëve turq, nuk do ishte bërë aq mediatik, sikur mos të kishte qenë reagimi i ashpër ndërkombëtar, e që për fat të keq ka shumë raste tjera që heshten, fshehen, mbyllen, hedhen poshtë e deri viktimat marrin kërcënime edhe nga zyrtarë turkofil të Institucioneve tona.

Më shqetësuese është trajtimi i rasteve që kanë të bëjnë me agjentët dhe bashkëpunëtorët e agjentëve turq dhe turkofilët. Disa herë në Republikë të Kosovës isha ndeshur dhe ballafaquar me agjent islamik të Serbisë ( kryesisht të ardhur nga Lugina e Preshevës), por edhe të tjerë turkofil vendas. Në maj 2019, në medie sociale, të udhëhequra nga eksponentë të njohur të neo-otomanizmit(turkofilizmit) e të njejtët të njohur edhe si radikal islamik, publikuan qëllimisht shkrime shpifëse dhe nxitëse të akteve terroriste islamike kundër meje. Shkrimet e tilla të publikuara edhe në Republikë të Kosovës, edhe në Republikën e Shqipërisë, derisa institucionet e Sigurisë të obliguara ex offixio të vepronin, këtë nuk e bënë, madje edhe pas paditjes dhe kallëzimit penal në institucionet vendore, e më pas për të njejtat të denoncuara edhe në instancat ndërkombëtare. Madje për absurditet, me rastin e takimit tim me dy hetues të autorizuar nga Prokuroria Speciale, në bisedë e sipër nga disa " këshilla vëllazërore" si " ruaje veten, se janë të rrezikshëm"," mos u merr me shkrime" si dhe " mbylle facebookun e rri rehat" etj. Pos këtyre " këshillave" pasi gjatë kësaj kohe kisha lexuar dhe dëgjuar që edhe disa gazetarë dhe publicist ishin kërcënuar me jetë madje edhe një gazetare dhe publiciste e mirënjohur ishte mesin e tyre. Në këtë rast për t'më bindur njëri nga këta hetues, më tregon citoj:" A. Xh. Nuk e kanë rrahë e nuk e kanë kërcënu terroristët islamik, atë e ka rrah e ka bë llom burri i saj, e pastaj ja ka hedhë fajin terroristëve islamik", menjëherë pas rastit e kam informuar gazetaren dhe publicisten e apostrofuar. Duke i pa "këshillat vëllazërore" dhe deklarimin non sense ndaj gazetares dhe publicistes së njohur të Kosovës, tërthorazi i referohesha edhe kërcënimeve me jetë që i kishin ndodhur edhe publicistit tjetër F. Xh. me qëllim që të kuptoja më shumë për qasjen dhe bindjet e këtyre edhe në këtë rast deklarimi i hetuesëve ishte tejet armiqësorë. Fatmirësisht kisha mundësinë që t'i kërkoja në rrjetet sociale dhe në internet materiale që mund të lidheshin me këta dy hetues, ku pos tjerash vërej sidomos njëri prej tyre, që shoqërohej me imamët e arrestuar e gjykuar më parë për terrorizëm, që festonte festa fetare por as festat shtetërore e as kombëtare nuk i festonte, që shoqërohej me pesona të islamit radikal, që kishte një ndjenjë të theksuar turkofile. Një koleg i tij dhe i imi gjatë shkollimit, më konfirmon poashtu edhe gjëra të tjera. Duke kontaktuar edhe disa kolegë të tjerë të studimeve, por që janë zyrtarë në institucionet tona, më bëhet e ditur që në shumë aspekte institucionet tona janë duke i mbrojtur edhe elementët radikal islamik, e veçmas janë aktiv në shtypjen e zërave që janë kundërshtues ndaj ndikimit turk.

Si rrjedhojë, deri më tash, kam gjetur disa kërcënime të agjentëve turq ose bashkëpunëtorëve të tyre ( shqipfolës turkofil), ndaj disa Shqipëtarëve që ngrisin zërin kundër ndikimit dhe neo-otomanizmit( asnjë rast institucionet e Kosovës nuk e kanë trajtuar). Kisha përshtypjen fillestare me rastin kur kam pa në maj 2019, shkrimet kundër meje, që ishin vetëm mjet për nxitjen e akteve terroriste islamike, por më pas duke pa deklarimet absurde të hetuesëve të Prokurorisë Speciale të Kosovës, e më pas edhe deklarimet e viktimave të rasteve të ngjajshme, ishin mirë të planifikuara, që vepronin si grup i organizuar, me rrjet të gjerë në disa shtete, madje që i shkonin "njerëz" edhe në shtëpi për t'i kërcënuar. Nesë gabon viktima e lajmëron rastin në institucionet e Kosovës, e fatkeqësisht do ballafaqohet me kërcënim edhe më serioze, për ta heshtur rastin. Mesin e tyre, janë edhe viktima që vetëm për shkak të komenteve në rrjetet sociale kundër ndikimit turk, kanë marrur kërcënime duke i shkuar në shtëpi( rasti i fundit në rrethinën e Fushë Kosovës). Në disa raste njerëz që nuk dijnë shqip, e që kanë patur pamje tipike turke, kanë shkuar deri në shtëpitë e disa Shqipëtarëve, ku i kanë kërcënuar.

Fatkeqësisht askush nuk i mbron qytetarët e Republikës së Kosovës, nëse ata viktimizohen nga agjentët turq, bashkëpunëtorët e tyre a zyrtarët e shumtë turkofil vendas. E njejta situatë ishte edhe me agjentët islamik të Serbisë dhe me mbrojtjen që i bëheshin ndaj terroristëve islamik, që para detyrimit ndërkombëtar për t’i luftuar, asnjë rast nuk është inicuar, hetuar, gjykuar nga Institucionet tona, edhe pse kishim disa dhjetëra akte terroriste dhe disa dhjetëra terrorist islamik të dyshuar, disa raste të djegëjeve të pronave civile, disa rrahje, disa tentim-vrasje dhe tentim-kidnapime, disa raste të përgatitjes së veprave terroriste, konfiskim të armëve të Serbisë të destinuara për akte terroriste islamike etj. Pothuajse të njejtat raste ekzistojnë edhe në lidhje me terrorizmin turkofil.

Më:06.09.2020

Skender Jashari ish i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat