Ata që e meritojnë nuk e kërkojnë, të tjerët e blejnë

Opinione

Ata që e meritojnë nuk e kërkojnë, të tjerët e blejnë

Nga: Zef Pergega Më: 9 qershor 2020 Në ora: 15:13
Zef Pergega

Ne Shqiperi mora vesh se dekoratat blihen. Njerez qe i dinin keto pune ne baze te seksereve ne Tirane shpreheshi hapur:

“A do ti hypesh Skenderbeut?! Hidh 15 mije ero dhe nuk ka burre si te ul!”

 “A do te jesh njeriu i madh i paqes?!”, Hidh pese mije ero dhe ne qofsh krimineli me i madh do ta varim ate decorate!” 

 “A do te behesh doctor shkencash?!”, Hidh ketu shtate mije dollare dhe temen dhe dekoraten e ke gati!” 

 “A don te behesh avokat dhe doctor ne drejtesi?!” Hidh ketu shtate mije ero dhe je gati te kerkosh pune ne cdo institucion!”

 “A don te hedhesh kandidaturen per deputet?! Hidh ketu 50 mije ero dhe je i pari i zones!”

 “A don te behesh minister?!” Hidh ketu 200 mije ero, edhe pot e kesh shkollen e plepave do te behesh!”

Ndersa ne Kosove thonin: “A don ndonje decorate si krijues?!, Paraqit nje vjershe per Titon ose Enverin dhe pak ero dhe ta japim!”

 “A don nje decorate se ke luftua pa pushke ne Amerike per Kosoven?! Hidh 10 mije dollare dhe nje darke me te lartit dhe e ke gati!”

Tani cdo gje blihet, nderi, karakteri, familja, shuhet tradhtia, burgu, krimi, percarja, blihet gruja, djali, vajza, shoqeria, partia, posti, haremi, kurveria…

Agron Mirdita, nga Amerika, luftetar i UCK-se ka refuzuar cdo post e decorate. “Luftova per vendin tim, kam bere detyren!” – me ka thene ai.

“A don ambassador jashte!” , Te preferuar pjekesit e suxhukeve, spijunet e sigurimit te shtetit, kulla e fisit dhe dhendurret e byrose politike. Ketu nuk duhet ndonje shume e madhe vetem nje vertetim nga kupolla e bllokut. 

“Apo don konsull nderi?! Hidh ketu 50 mije dollare se nuk ka kavo qe ta shkull ate titull. Ky eshte manuali i shkerdhatokracise.

“Ti vajze e bukur, apo don te behesh moderatore?! Futu pak tek kjo studio ti provojme sa te forta i ke te pasmet e gjokset. Pa ta provojme, a te ka push pjeshka?!

 Ndersa per ty vajze qe studiove dhe shkollen e meritove ke bere mekat qe je lodhur. Ne kapitalizem nuk fitohet keshtu!

 Horlleku eshte moral, koshi i plehrave edhe flori, deputeti e buka me liste, helmi eshte ilac dhe ti bushter partie plac!

“ A po don me dal ne tavolinen e nderit se eshte festa e flamurit?!” Jep njemije dollare dhe te vene ty ne vend te shqipes. E ulin Skenderbeun, Nane Terezen, Fishten e ty sigurimi i shtetit te shpall Konice e Udbashet, Fishte!

“A po don me dhan intervista ne televizonet private?!” Ne Shqiperi 50-100 dollare, ne Kosove po ashtu ndersa ne amerike 300 dollare dhe per nje lajm vdekje 200 dollare. Faliminderes duhet te themi per Radio televizonin kombetar ne Tirane , qe deri tani nuk kerkon dollare as pare. 

“A po don more jaran me ta ba nji roman e me u quajt ma I madhi I te medhenjeve?!” Paguaj 6-100 mije dollare e do te matesh me Ismail Kadarene. Jemi na qe te pergatisim edhe per cmimin “Nobel”

 “Cka po don ma. Hape gojen…!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat