Diferencimet politike në LDK, sikur ato pas Plenumit të të 4 të Brionev në LKJ-së, dhe, ato të pas demonstratave të viti 1981

Opinione

Diferencimet politike në LDK, sikur ato pas Plenumit të të 4 të Brionev në LKJ-së, dhe, ato të pas demonstratave të viti 1981

Nga: Hafiz Shala Më: 9 qershor 2020 Në ora: 21:10
Hafiz Shala

Ideologjia është sëmundje e rendë ngjitëse për të cilën anipse mjeksia ka përparuar shumë, megjithate, ende nuk e kanë zbulue ndonjë vaksinë sheruese që ta përmbysë.

Kryeparlamentarja e nderuar dhë e respektuar, zonja Vjosa Osmani, për moshën, përbojën politike përposë asajë të profesionit të cilin e ka, shkëncave juridike, për fatin tonë të mirë kosovar e kombëtar, sillët në mënyrën ma të dinjitetshme së ndonji politikan më prevojë por, pa dinjitet, moral dhë sinqeritet.

Që nga fillimi i fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare, e kamë fitue bindjën time së, kjo zonjë e nderuar, duhët më të drejtë ta udhëheq Qeverine e ardhshme të Kosovës duke e pritur që, partia e sajë, LDK -ja të jetë e paluhatshme, e ndershme dhë e sinqertë ndaj sajë, duke ja mundësue që në bazë të përkrahjës të cilë e kishte, simpatin e , besimin që e fitojë jo vetëm nga nga elektorati i sajë por, i gjithë populli duke e parë shpresën, dinjitetin, afërsinë, sinqeritetin dhë ndërshmërinë e cila do të ja sjellë vëndit, duke sjellë ndryshime të rrënjësishme.

Por, mëgjithate, Vetëvëndosje doli e para dhë, sipas marrëveshjës së të dy partnerve së, ajo parti që të del e para qoftë edhe më nji votë, do ta ketë të drejtën ta propozojë Kryeministrin, në rastin konkret, Vetëvëndosje më Albin Kurtin doli në krye si ma të votuarit në vëndë.

Dhë, u bë shumë mirë pasi gjatë gjithë fushatës, që të dyt, ishin më platformë pothuaj së të njejtë apo, shumë të perafërtë.

Afërsia e vizionit të të dyve ishtë: Bisedimet më Serbinë, luftimi i krimit, korrupcionit, nepotizmit, pasurimi në mënyrë të jashtëligjshme dhë, nxjerrja e Ligjit për këtë të fundit më të drejtë të konfiskimit e asjë pasurie të jashtëligjshme.

Heqja e tarifës dhë zavendëdimi më reciprocitet si masë ma e pelqyer nga faktori ndërkombëtar, në rëndë të parë, nga SHBA-t dhë BE-ja.

Këto parime u bënë pjesë e Programit qeveritar të dy partnerve të koalicionit të ardhshëm të vetëdakorduar dhë të shpallur si koalicion i vetëm i shpresës dhë i ardhmërisë.

Populli i përkrahu dhë jau dha maksimumin e votave për të qeverisë më vendin në të ardhmën.

Të tjerat, ështe e tëpërt të komentohën pasi opinioni i gjërë ma tani i dinë në detale.

Ish Kryeministri Kurti, fillojë furishëm dhë pa u ndalë duke jau prishë strofujt e kriminelve, hajdutve, nepotistëve, bordeve fitimpruese të llojëllojshme, qerdhët në përfaqësitë diplomatike më njerz jo vetem jo profesional e pa pregatitje shkollore deri të ato të mesme, por, edhe familiar e farefisë që e dëmtuan rendë Kosovën në politikën ndërkombëtare, posaqërishtë ato për tërhjekjën e njohjeve të Kosovës nga ana e Serbisë deri të, mos arritja e asnji njohjeje të re gjatë gjithë mandatit, dhë, pamundësisë që të ndërhyhët, të pengohët dhë të alarmohën miqt tanë ndërkombëtar për nji ndërhyrje të tillë në kundërdhtim më Marrëveshjën e viti 2013 të nenshkruar nga të dy kryeministrat e athershëm të dy shteteve ku, pos tjerash thuhej së, palët nuk do ti pëngojnë njera tjetrës në marrëdheniet ndërkombëtare duke e marrë paradyshë anëtarësimin në institucionet dhë mekanizmat e ndryshme ndërkombëtar.

U prishë koalicioni për rrjedhat e të cilit, tani opinioni i dinë dhë, pasi “ faji i mbeti Vetëvëndosjës”, respektivishtë Albin Kurtit, u organizue mocioni i mosbesimit për rrëzimin e qeverisë Kurti, bile, siq u pa haptas edhe më kërkesën e të dërguarit të posaqëm të Presidenti Trump, Richard Grenell i cili, pasi e kundërshtojë zotin Kurti si të paluhatshëm dhë të “ papërshtatshëm”në kërkesat e tijë që, në fakt, buronin nga Programi qeverisës të partnerve të koalicionit rreth taksës dhë reciprocitetit të cilat i largojë sipas dinamikes së paraparë por, që, ma vonë zoti Grenell, pasi ishte i pëlqimit më reciprocitetin, në ndërkohë pas takimit më Vuqiqin, ai e ndërrojë mëndimin dhë, kërkojë hjekjën edhe të ketijë parimi i cili, parashifët edhe më Programin e CEFT-as në mes të dy shteteve sovrane.

Mëgjithate, Serbia fillojë ta respektojë dhë e vërejti së Kryeministri nuk do të tërhjekët nga parim që, mallrat e Serbisë i referoheshin Kosovës më emërtim

 Kushtetues, Republika e Kosovës.

Megjithate, ai, më këmbengulësi kërkojë që, edhe kjo “ pengesë” të hiqët ose, Kosovës i kërcënohej më ndalimin e ndihmave, bile, edhe tërhjekjen e trupa e qka jo tjetër deri të organizimi i komplotit politik ku, rrolin udhëheqës, e mori “ presidenti” i vëndit më ndër më thënë bashkë më Isa Mustafën dhë koalicionin artificial e antikushtetues të pér ta formuar qeverinë antirepublikë,qeverinë Hoti.

Për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, zonja Osmani e kundërshtojë si veprim jashtëkushtetues dhë jo demokratik prandaj, doli në mbrotje bashkë më disa anëtar tjerë të LDK-së pra, kundër qëndrimeve të organeve të partisë

Zonja Osmani, nji ëmër i respektuar nga populli për qëndrimët e sajë, pas kësajë, po përjetonë linqime publike më metoda dhë mënyra staliniste sikur në kohën e Inforbirosë, duke shpif, duke trillue anegdota të pa qena, të pa para, të pa argumentuara e të montuara vetëm e vetëm që, ta diskreditojnë nji zonjë që lindi nga gjiu i popullit në mbrotje të popullit pa u hamendë së, qka do të ndodhë më fatin e sajë politik.

Por, në vendë që ta demtojnë, asajë po i rritët përkrahja dhë respekti në te gjitha anët e Kosovës nga, intelektual, mjek, bujq, fshatar e qytetar të të gjitha profilëve sepse, ajo, nuk e qiti interesin e sajë politik e karieristë, para atijë shtetërore dhë kundër interesave të popullit dhë në mbrotje të sovranitetit integritetit dhë tërësisë teritoriale të Republikës së Kosovë të shpallur më 17 shkurtë 2008.

Kjo, ishte pikënisja, pra, alfa dhë omega për karierën e sajë politike.

Tani, a do të formohën komisione për përgjegjësinë e sajë ideopolitike sikur në komunizëm sepse, ka dalë jashtë qendrimeve të partisë pasi, partia është ajo që e “cakton fatin e popullit”  dhë, sipas xhaxhait enver, partia është truri i popullit, që i bije së, “po u qartë truri, u qartë populli”.

Zonja Osmani, as nuk e ka edukatën familiare që tëntuan të ja baltosin, as edukatën demokratike të marrur gjatë studimëve në SHBA që po tentojnë të ja mohojnë, as ate patriotike të lindur jo sa për sy e faqe por, të vërtetë, të paluhatshëm dhë më bindje të plotë së, vendi, qytetari dhë, kombi, mundë të ecin përpara, jo më pakurrizorët, serbilët dhë mërcenarët dhë shitësit të pjesve të teritorit të Kosovës, në këmbim të amnestimit nga, krimët, korrupcioni dhë të bëmat tjera që, për njizet vite në pushtet, e sollën Kosovën në këtë gjendje të katandisur. Ajo, nuk u pajtue më këto.

Zonja Osmani, qendro stoike në përcaktimin tëndë politik e patriotik më të cilin po e tregonë së, e vetmja deri më tani më përkrahësit tuaj, jë, në rrugën e Predidentit historik dhë, babait të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Të tjerët, jane ata më të cilët, vërtetë, ti,nuk e ke vëndin.

Metodat dhë veprimët komuniste, anipse të kundërshtarët tu ende jetojnë, ato metoda, kanë ngordhur për gjithmonë por, jo edhe në mëndimët e” shefit të partisë sate, Isa Mustafës”

Mos ja shif për të madhe por, nese donë më e nëmë, vetëm thuaja ate siq e thonë gjakovarët kur dojnë më e nëmë dikëndë rëndë : të mbetësh në mjerimin tëndë. E, a ka mjerim ma të madhe së më mbetë në mykun komunist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat