Hashim Thaçi gjarpëri nën gur i Kosovës

Opinione

Hashim Thaçi gjarpëri nën gur i Kosovës

Nga: Rexhep Torte Më: 11 qershor 2020 Në ora: 10:14
Rexhep Torte

Hashim Thaçi  nga tërë ajo çka është folur për të, duhet të largohet tërësisht nga dialogu Kosovë- Serbi, atij duhet ti meret stilolapsi, dhe nuk duhet të lejohet që të firmosë asnjë dokument në dialogun Kosovë- Serbi.

Kosova ka njerëz të zotë, të pastër, të ndershëm e dinjitozë, që e duan me gjithë shpirt Kosovën dhe që dijnë ti dalin zot Kosovës.

Duke e ndjekur kurbën  e  veprimit politik të Hashim Thaçit vijmë në përfundim se popullariteti i tij, figuron vetëm gjatë aktiviteteve si komandant politik i UÇK-së dhe  pjesëmarrja  në Mbledhjen e Rambujesë.

Me lirinë e pavarësinë e Kosovës popullariteti i tij shkon gjithnjë drejt rënies së vazhdueshme.

Kjo rënie e popullaritetit të Hashim Thaçit konsiston në devijimin e tij nga idealet e luftës, duke u përpjekur më shumë për ta pasuruar vetveten dhe familjen e tij, për ti pasuruar vëllezërit e motrat, se sa për Kosovën dhe popullin e saj të shumëvuajtur.

Hashim Thaçi edhe si kryetar i PDK-së edhe si funksionar, nuk bëri asgjë që kriminelët serbë të dalin para drejtësisë për krimet e kryera  në Kosovë.

Hashim Thaçi si kryetar i PDK-së dhe si funsksionar i lartë shtetëror, nuk bëri asgjë për zbardhjen e fatit të 1650 shqiptarëve të të gjitha moshave e gjinive që i rrëmbeu Serbia gjatë agresionit gjenocidal në Kosovë në vitet 1998/99.

Përkundër funksioneve të tij të pandërprera qoftë si kryeministër, qoftë si president, kurba e vlerësimit të tij si  udhëheqës merr një pozicion horizontal të njëtrajtshëm, me përpjekje dhe manipulime  vetëm për të qëndruar në pushtet.

Hashim Thaçi fillon të përflitet si pjesëmarrës në vrasjen e gazetarit të “Gazetës Shqiptare” në Tiranë, por Hashim Thaçi vetëm heshtën.

Hashim Thaçi fillon të përflitet për hajni, korrupsion, pasurim të paligjshëm dhe nepotizëm, Hashim Thaçi  vetëm heshtën.

Hashim Thaçi fillon të përflitet për blerjen e atleteve shumë të shtrenjta, Hashim Thaçi vetëm heshtën.

Hashim Thaçi fillon të përflitet për pushimet verore në Turqi ku paguan 5600 euro pansionin ditor , Hashim Thaçi vetëm  heshtën.

Hashim Thaçi fillon dialogun Kosovë- Serbi fillikat vetëm e pa asfarë transparence, sikur shkon për diçka të tij private,  dhe kur e kritikojnë pse shkon pa konsensus të brendshëm  në Kosovë dhe pa asfarë platforme, Hashim Thaçi vetëm heshtën.

Hashim Thaçi kritikohet një kohë të gjatë  nga opinioni i brenshëm dhe i jashtëm se po bën pazare të fshehta me Serbinë  për shkëmbim tërritoresh, apo për copëtimin e Kosovës, Hashim Thaçi vetëm heshtën.

Hashim Thaçi akuzohet se i është nënshtruar Serbisë për shkak të Dosjes së Serbisë ndaj tij, Hashim Thaçi vetëm heshtën.

Hashim Thaçi akuzohet se sëbashku me Isa Mustafën, Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn dhe Behgjet Pacollin e përgatitën komplotin për rrëzimin e Qeverisë  së Albin Kurtit, qeverisë më të ndershme që ka patur derisot Kosova, Hashim Thaçi vetëm heshtën.

Hashim Thaçi akuzohet se në cilësinë e presidentit të Kosovës ka shkuar në ora 1 pas mesnate nëpër shtëpi të deputetëve, për ta kërkuar votën e tyre për rrëzimin e Qeverisë së Albin Kurtit, Hashim Thaçi vetëm heshtën.

Hashim Thaçit në vazhdimësi i është kërkuar nga opinioni kosovar, që të mos e udhëheqën dialogun Kosovë-Serbi, Hashim Thaçi vetëm heshtën.

Hashim Thaçit në vazhdimësi i është kërkuar që të tërhiqet nga dialogu me Serbinë, sepse pjesa më e madhe e kosovarëve nuk kanë besim te ai, Hashim Thaçi vetëm hshtën heshtën.

Nga Hashim Thaçi në vazhdimësi është kërkuar të jetë transparent e të tregojë çfarë bisedon me  SHBA-të lidhur me Kosovën, Hashim Thaç vetëm heshtën.

Kur  opinioni kosovar shprehet se  nuk dëshiron që Hashim Thaçi   ta udhëheqën  dialogun me Serbinë, Hashim Thaçi vetëm heshtën.

Hashim Thaçit në vazhdimësi i është dhënë të kuptojë se  Kosova ka njerëz më të zotët, më të ndershëm  dhe  e më dinjitozë se ai,  për ta udhëhequr  dialogun më Serbinë, Hashim Thaçi vetëm heshttën.

Kjo heshtje e shtangur dhe e akullt e Hashim Thaçit, e ka brengosur thellë pjesën më të madhe të opinionit kosovar, se Hashim Thaçi   me këtë heshtje të tij, ka vetëm një qëllim, të shpëtojë nga drejtësia dhe Dosja e Serbisë, qoftë edhe me çmimin për  ta dëmtuar  rëndë Kosovën.

Është e çuditshme, e neveritshme  dhe shumë e rrezikshme, që të lejohet një sjellje e këtillë  prej  gjarpëri nën gur e Hashim Thaçit karshi Kosovës  dhe tërë viktimave të rëna për liri e pavarësi.

Hashim Thaçi në brifingun që pati me gazetarët më datë  8 qershor 2020, në pyetjën se  a do ta udhëheq dialogun më Serbinnë ai apo kryeministri Abdullah Hoti, përgjigja e Hashim Thaçit ishte sikur ta jepte një gjarpër helnmues, citojmë , “Ne nuk jemi në garë përballë Serbisë, ne jemi për ta plotësuar njëri-tjetrin. Nuk ka garë mes meje dhe kryeministrit Abdullah Hoti për udhëheqjen e dialogut me Serbinë. Përballë Serbisë kemi qenë  gjithmonë të bashkuar e të unifikuar, si institucione , si liderë pariakë, shoqëri civile dhe si media. Ne nuk jemi në garë për ballë Serbisë, jemi për ta  plotësuar njëri- tjetrin . Për të patur platformë të  qartë  që i lëviz gjërat përpara”.

Kjo deklaratë e tij jep të kuptohet se Hashim Thaçi nuk ka ndërmend të tërhiqet si udhëheqës  në dialogun Kosovë-Serbi.

Hashim Thaçi dialogun me Serbinë derisot e ka udhëhequr kokë më vete, pa i konsultuar, partitë politike, e lene më institucionet, shoqërinë civile dhe mediat, dhe se në bisedime ka shkuar pa platformë konsensuale, por  vetëm me platformën e tij vetjake.

Kjo dëshmoi edhe njëherë se Hashim Thaçi paraqitet si gur i heshtur kur e lypin interesat e tij vetjake, dhe si gjarpër dinak gjithnjë kur e lypin interesat e tij vetjake.

Hashim Thaçit duhet ti merret stilolapsi nga dora, dhe nuk duhet të lejohet që ai të  nënshkruajë asnjë dokumnet në emër të Kosovës në dialogun Kosovë- Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat