Thaçi pengesë e kishte Kurtin, me Hotin ia bënë lehtë!

Opinione

Thaçi pengesë e kishte Kurtin, me Hotin ia bënë lehtë!

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 11 qershor 2020 Në ora: 16:03
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Thaçi deshi që Kurtin përmes shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme ta zhveshte nga pushteti, po pasi kjo nuk i shkoi përdore e zbatoi planin e rrëzimit të qeverisë.

Kur ia arriti qëllimit, ta rrëzoi Kurtin, sharra i ka hasur në gozhdë sepse nënkryetari i qeverisë, i nacionalitetit serb Rakic, nuk e njeh Kosovën, organet e saj dhe as simbolet shtetërore. Ai këtë e demonstroi duke e hequr flamurin shtetëror të Kosovës.

Problemi tjetër është, shtimi i rasteve me Coronavirus ditët e fundit, si dhe deklarimi i Hotit se bisedimet me Serbinë do t´i udhëheq ai dhe qeveria e tij.

Sa mund ta mbaj fjalën Hoti nuk dihet, por ai u deklarua edhe kundër shkëmbimit të territoreve. Këto deklarata të tij mbeten diskutabile, kur dihet se Hoti kontrollohet nga shefi i tij, Mustafa dhe punëdhënësi i tij, Thaçi.

Presidenti Thaçi, ditët e fundit e ka marr rolin e palaqos dhe po bënë ç´mos që sa më shumë ta përçaj skenën politike të Kosovës edhe ashtu të përçarë.

Si duket i ngazëllyer që ia arriti qëllimit ta largoi Kurtin, sulmet i ka drejtuar pa kurrfar turpi ndaj Vjosa Osmanit, që njihet si kundërshtare e fuqishme politike e qëllimeve djallëzore të tij.

Thaçi si president i vendit do të duhej ta luante rolin e baraspeshës politike, unitetit dhe të bëhej shembull i skenës politike të vendit, e jo të merret me polarizime dhe sulme cinike ndaj politikanëve të skenës politike të vendit.

Thaçi mund ta ketë qëllimin përfundimtar, ta inskenoi krizën qeveritare duke marr si shembull Rakicin, rastet e shtimit të infektimeve, deklaratat e Hotit për dialogun dhe në fund të vendos për variantin e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Gjendja e konfuzionit dhe konfrontimit politik do t´i konvenoi Thaçit, ta rrëmbej pushtetin absolut, për arritjen e qëllimeve përfundimtare me Serbinë.

Taktizimet e tij janë të njohura. Ai përfundimisht dëshiron vetë të vendos për gjithëçka, prandaj gjithçka mund të pritet prej tij.

Edhe Esat Pasha pretendonte se kishte të drejtë dhe i mbronte interesat e Shqipërisë, po në realitet e përgjysmonte Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat