Ndikimi politik, fuqi pa drejtësi

Opinione

Ndikimi politik, fuqi pa drejtësi

Nga: MA. Vjollca Aliu Më: 11 qershor 2020 Në ora: 17:51
MA. Vjollca Aliu

Sot, çdo shtet operon në një ambient dhe rrethana të ndryshueshme.

Si i tillë ai duhet t'i përgjigjet transformimeve të thella që ndodhin  në shoqëri.

Asgjë nuk duhet të lihet në dorë të rastësisë e hezitimit për të vepruar, gjithçka duhet bërë në funksion të interesit publik, pa ndikime politike, duke zbatuar, ndër të tjera, parimin e meritokracisë.

Me gjithë mundin dhe sakrificën e bërjes shtet, ndërtimit të institucioneve dhe demokracisë së shtetit modern, sindromat si: nepotizmi, klientelizmi, korrupcioni, mundësia e mbajtjes së monopolit dhe realizimit të krimit ekonomik, po i rrënojnë qelizat shtetërore, duke futur në bërthamën e shtetit një të keqe, ndikimin politik, që nuk i duhet as shtetit, as qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Jo ndikim politik, por meritokraci në demokraci!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat