Po shfletojmë pak histori.... - Bota Sot
Po shfletojmë pak histori....

Opinione

Po shfletojmë pak histori....

Nga: Ragip Guraziu Më: 12 qershor 2020 Në ora: 07:02
Ragip Guraziu

Më pas për gati pesëdhjetë vjet, me përjashtim të Greqisë në shtetet e tjera të gadishullit të quajtur Ballkan, u vendos rendi që vinte nga Moska. “Urë” apo “udhëkryq” midis Evropës dhe Azisë, “fuçi baruti” apo “fushë dyluftimi”, të gjitha këto janë të vërteta, e nuk e shterojnë larminë e hatashme të viseve dhe të njerëzve të këtij gadishulli, ku janë përjetuar makthet e pushtimit nga pesë perandoritë: presiane, romake, bizantine, otomane, dhe ruse.

Deri në vitin 1815 harta e Ballkanit ishte ende njëngjyrëshe, njollat me ngjyra të ndryshme, që u shtrinë mbi gadishull gjatë shekullit XIX, ilustronin fitoren e nacionalizmave dhe tërheqjen e “njeriut të sëmurë të Evropës”. Modeli i shteteve të reja ishte ai i kujdestarëve të tyre, koha më vonë provoi që, kopjet përfunduan në karikatura. Irredentizmat territoriale degjeneruan në konflikte me armë, ndërsa klientelizmi, korrupsioni, vrasjet politike, grushtet e shtetit, nuk mund t’i bindnin kujdestarët, ndaj Rusia, Anglia, Franca, Austro-Hungaria, Gjermania, Italia, luajtën lojën e shahut duke lëvizur gurët e tyre që quheshin Serbi, Greqi, Bullgari, Shqipëri, etj.

Popujt e shtypur të Ballkanit të inkurajuar nga anglo-saksonët dhe të stimuluar nga partitë komuniste që ishin të lidhura Moskën, organizuan lëvizjet e rezistencës. Ushtria e Kuqe mbërriti në Bukuresht, Sofje e në Beograd, ndërsa shqiptarët e çliruan vetë Tiranën, ndërkohë në Athinë zbarkuan ushtarët britanikë. Gadishulli u kthye përsëri njëngjyrësh nga pikëpamja politike, sociale dhe ideologjike, përjashtim bënte vetëm Greqia, ku u vendosën bazat ushtarake amerikane.

Me fundin e Luftës së Ftohtë dhe rënien e Murit të Berlinit, ngjarje të jashtëzakonshme historike, shpresëdhënëse dhe me ndikim mbarëbotëror, Ballkani ironikisht u mbërthye në spiralen e dhunës.

Evropa e pasviteve të 90-ta të shekullit të kaluar, njohu një përshpejtim të integrimit të saj të brendshëm dhe të jashtëm, e sigurisht mbreslënës për ish-vendet komuniste, të cilat u bënë partnerë me Perëndimin, ku të gjitha u anëtarësuan në OSBE, depozituan kërkesa për anëtarësim në NATO dhe BE, proçes ky që ende vazhdon.

Në kundërshtim me këtë panoramë bashkëpunuese dhe integrimi, Ballkani përjetoi katër luftëra si rezultat i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Një dekadë pas rënies së Murit të Berlinit, Ballkani iu paraqit Perëndimit si një sfidë e madhe strategjike, në të cilën u përfshi dhe NATO.

Në thelb marrëveshjet e tilla si ajo e Dejtonit per Bosnje-Hercegovinen, ajo e Ohrit per Maqedonine, Rezoluta 1244 per Kosoven, etj, nuk janë implementuar sa e si duhet për shkaqe nga më të ndryshmet, e të ditura botërisht. Kjo klimë e mosimplementimit të marrëveshjeve të cituara, ka nxitur jo pak dialog dhe tryeza të ndërmjëtësuara, konkluzionet e të cilave i nënshtrohen ekspertizës së institucioneve ndërkombëtare, ku këto të fundit i kanë të “tepruara” qasjet burokratike, teksa duhet theksuar se ndikohen dhe nga lobe të interesave të caktuara.

Në Serbi, Aleksandar Vuçiq, ish-ministër i qeverisë së Millosheviqit në 1999, gjatë luftës në Kosovë, është kryeministër që para dy vitesh dhe shanset janë të tilla, që dhe pas zgjedhjeve të këtij viti Vuçiq t merr postin e president serb. Vuçiq përgjatë drejtimit të tij, herë duket evropianist, e herë i dashuruar me Moskën. Në Serbi pothuaj i gjithë spektri politik promovon ambiciet për një dominim serb të Ballkanit, e këtë përpiqet t’a bëjë duke u afruar shumë me Rusinë, teksa përpiqet të ruajë mardhënie jo të ftohta me Brukselin.

Turqia një ekonomi e zhvilluar ka investuar dhe ende po investon  fuqishëm në Kosovë dhe Shqipëri. Në Kosovë investimet areportuale, në energjitikë dhe autostrada, janë tërësisht investime turke, teksa dhe në Shqipëri, invesitorët nga Turqia, po fitojnë terren çdo ditë dhe më tepër.

Modeli i ekonomive në tranzicion, i ekspozon dukshëm shtetet e Ballkanit përkundrejt investimeve të huja. Aktualisht, Rusia është ajo, e cila pothuaj e ka joshur Serbinë nëpërmjet marrëveshjeve në këtë fushë, ndërkohë që edhe Mali i Zi nuk mbetet pas, po të kihet parasysh, që 1/3 e investimeve në këtë vend janë të investitorëve nga Rusia. Shpërbërja e ish-BRSS-së i dha mundësi krijimit të rrugëve të reja të tranzitimit të gazit nga Lindja drejt Perëndimit, dhe vende të tilla si Bullgaria, Rumania, Greqia, Maqedonia dhe Shqipëria, janë pika kyçe.

Konfigurimi i ri gjeopolitik e gjeoekonomik i Ballkanit, i ardhur për shkaqe historike, politike, ekonomike e ushtarake, bëri që faktori ndërkombëtar të ndërhyjë aktivisht në Ballkan, respektivisht nga koha e konfliktit në Bosnjë-Hercegovinë, në Kosovë dhe Maqedoni, ç’ka ka bërë në realitet një Ballkan dymbëdhjetë shtetesh, nga gjashtë që kish dikur. Ky konfiguracion në vazhdimësi ka rritur rolin e mekanizmave diplomatike, Rusia në veçanti është më e interesuara sot për sot në lidhje me Ballkanin.

Sanksionet e ndërkombëtarëve, rënia e çmimeve të naftës dhe rritja e nevojave për shpenzime ushtarake, me siguri do t’a ekspozojnë Rusinë përballë krizës. Mbasi ka fuqizuar dhe modernizuar Forcat e Armatosura, Rusia do të kërkojë të vë në provë aftësitë ushtarake si shtet. Një gjë të tillë po e demonstron në luftën kundër Shtetit Islamik të Sirisë dhe Irakut.

Mbi këtë frymë Rusia e ka joshur Serbinë për të ngritur në zemër të Ballkanit, aty në Luginën e Preshevës një grup bazash ushtarake, ku kanë filluar të instalohen raketat e blera në Rusi pas vizitës së kryeministrit serb Vuçiq në Moskë. Sipas vendimit, në marsin e vtit 2016 duhet të miratohet plani ushtarak i funksionimit të bazave dhe nisja e punës. Bëhet fjalë për një bazë ushtarake shumë afër asaj amerikane të Bonstill-it në Ferizaj. Shumë analistë e kanë cilësuar dhe Bonstill-in rus. Pra, që do të thotë se do t`i bëjë karshillëk atij amerikan pak kilometra larg.

Ndonëse duket e pamundur, por gjithësesi nuk duhet nënvlerësuar kërcënimi që mund t’i vijë Kosovës nga një prezencë e tillë ushtarake në kufijtë e saj. Po të kihen parasysh platformat politike të shtetit serb dhe interesesat hemogjioniste në Ballkan, nuk është çudi që të frymëzuar nga Rusia, serbët mund të provokojnë një luftë të armatosur, efektet e të cilës do të shtriheshin dhe në shtetet tjera si Maqedonia, pse jo dhe Shqipëria dhe Mali i Zi, ky i fundit pritet të jetë shteti i 29-të në NATO.

Rusia, kjo fuqi ushtarake në rritje ka zgjuar interesat e saj, duke u deklaruar hapur në mbështetje të shteteve si Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia. Duke mos qenë si “modeli i shtetit” për t’u konsideruar roli i Rusisë në rajon shihet me shumë rezerva, si nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ashtu dhe nga vendet e Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian tashmë pa Anglinë, e ka shprehur ambicien për të marrë nën sqetull rajonin, siç është cituar më lart nëpërmjet mekanizmave të tij Unioni këshillon dhe monitoron qeveritë ballkanike, ndërsa kur bëhet fjalë për çështjet e sigurisë, topi lihet në fushën e amerikanëve dhe rolit të NATO-s.

Në këtë tollovi,Erdogan deshi të përfitoi ndaj shqiptarëve,me shtrembim të historisë kombëtare

Një ligj kundra gjuhës dhe kulturës shqipe kishte lëshuar sulltani i Perandorise Osmane më 31-5-1779, Abdul Hamiti II, ku përcaktohej saktë marrja në mbrojtje nga ana e turqëve kultura dhe gjuha greke, dhe lufta kundër gjuhës shqipe. Ky dokument është nxjerrë nga arkivat greke dhe është botuar në gazetën THESALONIKI më 14-8-1999.

Shkolla e parë e dokumentuar në gjuhën shqipe u hap në Veljet të Mirditës më 1632. Më pas në Pllanë, një fshat afër lumit Mat, më 1638, në

Troshan më 1639 dhe në qytetin e Shkodrës më 1698. Si mësues në to ishin Gjon Shqiptari, Filip Shkodrani dhe Dhimitër Dhërmiu.

Teodhor Kavalioti (1718-1797) nga Voskopoja, në vitin 1770 botoi Fjalori i gjuhës sllave-greke-shqipe, si dhe një studim shkencor të veçantë të shqipes. Ai ishte drejtor i AKADEMISË SË RE. Teodhor Kavalioti u vra nga të dërguarit e Fanarit (të kristerët ortodoksë të Stambollit), rrugës për të sjellë shkronjat latine shqipe të bëra prej plumbi, për shtypshkronjën ku do shtypeshin libra në gjuhën shqipe;

Vërshimi i letërsisë kombëtare shqipe në vend sigurisht që inatosi qeverinë turke dhe kishën ortodokse greke. Patriarku ortodoks grek lëshoi një mallkim mbi letërsinë shqipe dhe kërcënoi me shkishërim të gjithë ata besimtarë që do të guxonin të mësonin dhe lexonin në gjuhën shqipe. Sulltani urdhëroi të gjitha postat doganore që të mos lejohej asnjë libër në gjuhën shqipe të futej në Shqipni. Dy armiqtë historike kundra njëri-tjetrit tani po bashkëpunonin me zell për përndekjen dhe burgosjen e gjithkujt që kapej me libra të gjuhës shqipe. Kështu kleri musliman në rrugë fetare ndalonte besimtarët të ndiqnin shkollat shqipe bashkë me të krishterët, me pretekstin absurd se PRISHIN BESËN. Nga ana tjetër priftër e dhespotë grekë thonin se vetëm greqishtja është gjuha e perëndisë, kurse shqipja është gjuhë SHEJTANI.

Nje nga qëllimet kryesore te Lidhjes se Prizrenit ishte çelja e shkollës shqipe. Me vone, në Shkodër qytetarët mësonin në shkollat e klerit katolik, të cilat në sy të qeveritarëve turq paraqiteshin si shkolla fetare.  Faik Konica pat mësuar në shkollën e jezuitëve të Shkodrës.

Papa Kristo Negovani, një prift ortodoks i cili punoi për përhapjen e gjuhës shqipe, në moshën 30 vjeçare, më 12 Shkurt 1909 u masakrua me sëpatë e thika nga të dërguarit e vetë peshkopit ortodoksë grek.

Prifti ortodoks kapedan Stathi Melani, vraponte me librat shqip në gji dhe me pushkën në krah fshat më fshat në Shqipërinë e Jugut për përhapjen e shkollës shqipe dhe kishën shqiptare. Veprimtaria e At Stath Melanit ra në sy të autoriteteve osmane dhe Fanarioteve të Stambollit. Tri herë osmanllinjtë ia dogji shtëpinë dhe librat shqip, por At Melani nuk pyeti. Më 24 dhjetor 1917, At Stathit i kishte zënë pritë banda e kusarëve të Josif Suropullos, te cilet e vranë, i prenë kokën At Stath Melanit dhe ia çuan në Athinë tek paguesit e vrasjes.

Më 1909, qeveria osmane në bashkëpunim me kishën greke dhe sllavët, mbylli të gjitha shkollat shqipe dhe dha urdhër të prerë të shuhen në zjarr të gjutha librat, dokumentat dhe letërsia shqipe.

Në  fillim te shek.XX, dolën në dritë rreth 90 gazeta dhe revista shqipe që botoheshin në Shqipëri dhe në kolonitë shqiptare jashtë vendit. Xhonturqit me kryetarin e tyre Ferit pashën, të friksuar nga ky shpërthim i shpejtë i arsimit shqip, reaguan ashpër duke ndaluar shoqëritë, shkollat dhe botimet në shqip.

Në Vlonë atdhetarët e ndershëm arrestoheshin dhe internoheshin, shkolla e Vlonës u mbyll, kurse drejtori i saj Loni Naçi u largua nga Shqipëria nga frika e vrasjes.

Në Gjirokastër pionieri i arsimit shqip kombëtar, Koto Hoxhi, u internua në kështjellën e Bosforit.

Pandeli Sotiri, themelues i së parës shkollë shqipe në Korçë u internua në Selanik. Xhonturqit i kishin vënë detyrë vetes për të rrjepurr të gjallë të gjithë shqiptarët e ndershëm që punonin për përhapjen e gjuhës shqipe.

Në fund të vitit 1909, Qeveria turke ndaloi përdorimin e gjuhës shqipe me shkronja kombëtare në të gjitha shkollat anemban vendit. Gjithashtu nxorri një dekret, sipas të cilit gjuha shqipe do të shkruhet vetëm me shkronja arabe. Në shkurt të 1910, u mbajt në Elbasan një miting proteste ku 7000 njerës protestuan kundra përdorimit të shkronjave arabe për gjuhën shqipe.

Presidenti turk,Taip Erdogan,dita -ditës është ka e dërgonë shtetin Turk drejt sllave,Rusisë dhe me Serbinë,dhe jo ka përendimi,dhe fare, nga Amerika?! Po ky president turk,që për Kosovën ka patur pretendime të mira dhe Turqia na ka njoftë e para si shtet dhe na ka nduhmuar shumë svera,ajo më kryesorja edhe në armatimin e FSK-së,kjo nuk ka dyshim,por pastaj deshi të na ndrroj Historinë tonë kombëtare,por nuk ja doli...

Më pas për gati pesëdhjetë vjet, me përjashtim të Greqisë në shtetet e tjera të gadishullit të quajtur Ballkan, u vendos rendi që vinte nga Moska. “Urë” apo “udhëkryq” midis Evropës dhe Azisë, “fuçi baruti” apo “fushë dyluftimi”, të gjitha këto janë të vërteta, e nuk e shterojnë larminë e hatashme të viseve dhe të njerëzve të këtij gadishulli, ku janë përjetuar makthet e pushtimit nga pesë perandoritë: presiane, romake, bizantine, otomane, dhe ruse.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat