Partia Socialiste e Shqipërisë, në pronësi të Ramës! - Bota Sot
Partia Socialiste e Shqipërisë, në pronësi të Ramës!

Opinione

Partia Socialiste e Shqipërisë, në pronësi të Ramës!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 12 qershor 2020 Në ora: 10:37
Sherif Ramabaja

Plagë që nuk mund të harrohet është rrënimi i Teatrit Kombëtar që ndodhi në Tiranë më 17.05.2020. Rrënimi lidhet me një person, jo më pak se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Këto ditë kur po shohim dhunën policore në SHBA, ndoshta sado pak duhet ta gjenim një paralele, sepse diç e tillë, po atë ditë të rrënimit të Teatrit ndodhi edhe në Tiranë.

 Në SHBA kryesisht kemi të bëjmë me dhunë racore dhe të drejta njerëzore, kurse në tiranë Rama e dirigjonte dhunën ndaj kulturës shpirtërore dhe qytetarëve në mrojtje të trashigimisë kombëtare.

Për fat të mirë, atë ditë në Tiranë, askush nuk vdiq nga dhuna policore, po skenat e njejta, me kokë për asfalti dhe gjurin policor mbi kokën e protestuesit i pamë të gjithë.

Nga dhuna nuk u kursyen as gra dhe të rinj, të moshuar, aktorë dhe njerëz të të gjitha profileve.

Dhuna e tillë policore, ka një adresë, pushteti diktatorial i Edi Ramës,që kushdo i del përpara e përmbysë.

Në SHBA një dhunë e tillë policore, i kushtoi me jetë George Floyd, po pasojat e një brutaliteti të tillë policor do të kenë konsekuenca, jo vetëm për policinë shtetërore të SHBA, që po kërkohet të reformohet, po pasojat mund t´i ndjej edhe vetë presidenti Trump.

Ish kryetari Bush dhe ish ministri i Punëve të Jashtme Powel nga partia republikane, haptas u paraqitën kundër veprimeve të presidentit Trump dhe deklaruan, votën e tyre do ia japin sfiduesit Biden, të partisë demokarate.

Ky vendim nga ish personat e rangut kaq të lartë dhe njëherit të të njejtës parti republikane, mund të kenë ndikim shumë negative në rizgjedhjen e presidentit Trump në nëntorin e këtij viti.

Kryeministri shqiptar Rama i cili akuzohet haptas për vjedhjen e votës, lidhjen me krimin e organizuar, dështimet ekonomike, zbrazjen e rinisë nga Shqipëria , mbjellja dhe kultivimi i drogës, lufta e bandave kriminale që po e trondisin vendin,përqarjen që e ka instaluar jo vetëm në Shqipëri, po në tëra trojet shqiptare,luftimi dhe largimi i opozitës nga parlamenti, kapja e shtetit, rrënimin e Teatrit Kombëtar, që po ashtu lidhet me përfitim material, janë vetëm disa nga të zezat që Rama i ka sjellur Shqipërisë.

Pas të gjitha këtyre shkatërrimeve që i bëri Rama Shqipërisë, shtrohet pyetja, ku është Partia Socialiste?Qëndron pas tij, pas të gjitha këtyre ngjarjeve që po ndodhin në Shqipëri, apo do të ndërrmarr diçka që moralisht ta shpëtoi veten.

 Figurat e shquara të PS do të bashkohën që ta ngrisin zërin kolektivisht, apo do të jenë vetëm zëra të vetmuar, si deri më tash? Të rrënohen vlerat kulturore të kombit dhe të heshtet, kjo nuk i bënë nder askujt.

Në SHBA po reagohet, pa shikuar ngjyrë dhe parti. Partia Socialiste duhet t´i mbroj vlerat e kombit dhe vlerat e veta. Koha është të piqemi edhe ne.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat