Kur do e kemi 12 Qershorin e dytë, çlirimin nga komandantët e rrejshëm?? - Bota Sot
Kur do e kemi 12 Qershorin e dytë, çlirimin nga komandantët e rrejshëm??

Opinione

Kur do e kemi 12 Qershorin e dytë, çlirimin nga komandantët e rrejshëm??

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 12 qershor 2020 Në ora: 14:33
12 qershor 1999

12 Qershori, në çdo vit kujtohet kjo datë shumë e rëndësishme për popullin shqiptar, Dita e Çlirimit, kjo ditë kur trupat serbe u përzunë nga Kosova, me trupat e KFOR-it që u pritën si çlirimtar. Ishte gëzim i madh atë ditë, me qytetarët e Kosovës që besuan se më në fund erdhi Liria, dhe se tanimë janë zot shtëpie. Entuziazmi ishte aq i madh, me shqiptarët që i kanë lëshuar vendet e ndryshme të botës për të ardhur në atdheun e tyre, me bindje të fortë se s’kemi më arsyeje të rropatemi dyerve të botës.

Pothuajse askush nuk do e besonte se pas pas pak viteve qytetarët e Kosovës përsëri do lëshojnë vendin e tyre, të detyruar të kërkojnë jetë më të mirë. Ata që u thirrën në emër të luftës çlirimtare, rezultuan të ishin uzurpatorë të dinjitetit, nderit dhe djersës së qytetarëve të vendit tonë.

Një vend aq i pasur si Kosovë me pasuri nëntokësorë, me rini të shëndosh mbi tokësorë, nuk është vend i varfër por është i vjedhur, për ironi nga ata për të cilët qytetarët e Kosovës besonin shumë fortë. Tanimë pas 21 viteve, Kosova ka nevojë për një “ 12 Qershor” për tu çliruar nga hajnat, nga ata që  mbi kurrizin e popullit janë bërë milionerë, secili më i pasur se tjetri. Po të shikojmë vetëm pasurinë që ata e deklarojnë, (tjetra e padeklaruar edhe më e madhe) është e pabesueshme se si njerëz me një pagë modeste kanë shtëpi milionëshe.

Pabarazia e qytetareve përballë drejtësisë, diferencimi si në kohë të komunizmit, degradimi në çdo sferë të jetës ka ndikuar që qytetarët të dëshpërohen si kurrë më parë. Me krenari e kujtojmë 12 Qershorin kur u çliruam nga Serbia, tanimë si kurrë me parë kemi nevojë për një 12 Qershor të dytë që të çlirohemi nga hajnat. Ironike por e vërtetë, më e vështirë qenka të çlirohemi nga hajnat, se nga Serbia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat