Një ministër i Ramës në Medvegjë, nuk guxon të përmend fjalën diskriminim e as eksod?! - Bota Sot
Një ministër i Ramës në Medvegjë, nuk guxon të përmend fjalën diskriminim e as eksod?!

Opinione

Një ministër i Ramës në Medvegjë, nuk guxon të përmend fjalën diskriminim e as eksod?!

Nga: Nefail Maliqi Më: 12 qershor 2020 Në ora: 15:23
Nefail Maliqi

Cakaj qe ne diten e pare te vizites se tij ne Lugine, ai ne Presheve tha se kam ardh me mision per t’ju bashkuar, por shqiptaret e Presheves ja kthyen «ne do bashkohemi, pasi ju atje ne Tirane do bashkoheni»! Ministri i Edi Rames, Cakaj qendroi tri dite ne Luginen e Presheves. Ai ne rajon u gjend ne ne prag te zgjedhjeve ne Serbi qe pak a shume u kuptua misioni tij, per t’ju bere presion shqiptareve per te dalur ne zgjedhjet serbe, perderisa Hashim Thaqi ne anen tjeter, po i ngazellen shqiptaret e Presheves per bashkim me Kosoven!

Keshtu ndodh kur politika e Tiranes dhe Prishtines nuk ju pret sakica ne nje vend karshi shqiptareve te Lugines se Presheves! Pas bredhjeve te tij me percjellje te policise serbe poshte e lart dhe pas nje ser fotografishe me lideret lokal askush nuk din te thote pse Cakaj vertete ishte ne Luginen e Presheves. Ishte ky udhetim zyrtar, privat apo ekskurzion i tij ? Cdo minister ne bote kur ben nje vizite nje vendi ka nje qellim, duke nenshkruar marreveshje bashkepunimi apo projektesh.

Kurse ministri Cakaj nga kjo vizite nuk nenshkroi asnje kontrate, marreveshje bashkepunimi apo kontributi me shqiptaret e rajonit me te diskriminuar dhe me te varfur ne Evrope?! Cakaj ne Paresheve paska bere fjale per nje « Plan të përbashkët veprimi për të ndihmuar Luginën » plane ky qe edhte permendur qe 3-4 vitet e fundit edhe nga kryemnistrini tij Edi Rama qe asnjehere deri sot nuk u realizua. Ministri i Rames ne cdo paraqitje qofte ne takime, para qytetareve apo ne media as qe kucii te permendi rrenimin e lapidarit te UCPMB se per cka kishte frike nga reagimet per rrenimin e teatrit ne Tirane, ne terr nevoret e hershme te mengjesit, me metodat e Serbise. Pse psh ministri Cakaj nuk vizitoi varrin e komandant Lleshit duke i bere homazhe apo se paku familjen e Ridvan Qazimit?!

Nga gjitha keto vizita nga Tirana apo Prishtina asnjehre ketyre lidereve apo ministarve nuk i shkon mendja te vizitojne familjet, jetimet e deshmoreve te UCPMB-së (28 sish) apo te vejne kurora lulesh prane varrit te komandant LLeshit dhe luftetareve tjere te UCPMB-se.

Merre me mend nje minister shqiptare ne Presheve kishte frike ta perdorte fjalen diskriminim apo eksod edhe ste mu ne Medvegje, mjedis ky qe eshte goditur me se shumti nga diskriminimi dhe eksodi?! Jo vetem kaq ministri i Rames dhe Batonit kishte frike ta perdor fjalen eksod apo presion e hiq e me hiq fjalen shkembim territoresh apo bashkimin me Kosoven, injorim ky i vullnetit te popullit te Lugines te shotehur ne Referenduimon e 1-2 marsit 1992. Sa here viztojne Presheven ambadadore amerikan, britanik apo gjerman si dhe delegacione e misione nga organizata nderkombetare flasin per shqiptaret si viktime e diskriminimit dhe eksodit, kurse ky burri botes anashkalon, nuk guxon fare t’i permd keta terma qe perkojne me realitetin e hidhur te gjendjes aktuale ne Lugine.

Nese e kemi parasysh se ai u be minister me bekimin e nje bashkepuntori te UDB-es (mikut te Stanisicit) ndoshta ministri e «arrsyeton» veten disi, pse ne Presheve me shume perdori fjalen flija se sa fjalen diskriminim?! Jemi deshmitar se raportet e OKB, OSBE, NATO dhe organizata tjera boterore sa here flasin per shqiptaret e Lugines se Presheves shofehet shqetesimi per shkeljen flagrante te te drejtave te njeriut ne Serbi, ne vecanti diskrimnimin e shqiptareve ne Jug te Serbise ne kufi me Kosoven! Dhe ky ministri, ky «pingjuri» i Rames injoroi realitetin e shqiptareve ne Lugine duke ju shmangur termave si Diskriminim, eksod apo krize?!.. vizite kjo e cila te gjason si bijat ne t’pane drekem n’dreke, darkem n’darke, fliha, mish puke e kingj te prete special per te bashke me bakshishe qe mori.. hargjime keto gati 50 mije euro, po aq sa Qeveria Rama kishte dhuruar para 3-4 vitesh per Luginen e Presheves. Kurse kryeministri dhe ministrat e Rames fare pa ngrene flija e mish qengji ne Veri per cdo vit dhurojne per velkezerit e tyre serbe nr Kosove 500 milione euro!

Prandaj nuk duhet zene per te madhe aq ne teper se shefi i tij Edi Rama kishte premtuar gjate vizitesh ne Nish dhe Beogrsd njohjen e diplomave, tekste shkollore apo ndihmesa tjera, por asnjera seshte realituar perveq nje ndihmese me nja 50 mije euro per Luginen (qe u kritikua) dhjete here me pak se Qeveria Kurti?! Dhe ky injorant i diplomacise shqiptare i permendi ne Presheve varg e vi te gjitha «angazhimet dhe kontributet» te jaranit te tij Thaci, te Hazirit por i erdhi sigurisht turp, por cudi si « harroi » te permendte 500 mije eurot e Qeverise se Albin Kurtit per vellezerit shqiptare te Lugines se Presheves?!

Apo ndoshta i etdhi turp te permend, ne krahasim sa kishte dhene qeveria shqiptare vetem 50 mije euro?! Pra, ishte kjo nje vizite e zymte ashtu si moti e nje ministri te Rames ne Presheve. Moti i lige me shi dhe vranet deshmoi me se miri jo vetem situaten ne Luginen e Presheves (te diskrimnuar) por edhe angazhimin e zymte te Shqiprise ne keto vise shqiptare...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat