Odiseada e maskave dhe e orës policore në Maqedoninë e Veriut!

Opinione

Odiseada e maskave dhe e orës policore në Maqedoninë e Veriut!

Nga: Afrim Ramadani Më: 12 qershor 2020 Në ora: 17:23
Afrim Ramadani

Njëra u hoq!

Nëse e kishte boll, boll!

Por, askush nuk e di se ku e ka, apo ku do ta ketë fundin tjetra! Po na manipulojnë sikur të ishim kalamaj! Na kanë programuar njejtë si robotët, mos edhe më keq! Janë duke luajtur me neve “cic-mic”! Më duket se njerëzve u ka ardhur në maje të hundës!

Jemi lodhur me maska dhe orë policore!

Maskat!

Me ato po merremi gati një vit! Dimrit kishim problemin me ajrin e ndotur, tani ja me virusin,…,më tutje ku ta dime se çfarë do të pjellë! Na u prish fytyra, na u zgjaten veshët,…,na u zu fryma! Jemi kompleksuar! Njëherë i mbajmë në xhepa, pastaj i vëndojmë në qafë, më vonë në kokë dhe dikur, kur shohim policë, në vendin e duhur! Dhe ku qëndron efekti! Mendoj se edhe Zoti nuk e di! Të gjithë i mbajmë maskat se e kemi patjetër, dhe jo se duhet!

Ora policore!

Caktohej pa asnjëfarë kriteri! Në fillim, prej ores 21.00 deri 5.00 të mëngjesit! Qesharake! Po kush del pas kësaj kohe, nëse nuk ka ndonjë arsye të shëndoshë! Në fakt dalin “ata të natës”, por megjithate ata përsëri dilnin, pavarësisht kufizimit! Pastaj e ndryshuan - vikendeve prej 16,00 deri 5.00! Tash, njerëzit, përshkak të kohës së shkurtër, vraponin si qenë të hutuar, dhe të lodhur prej shopingjeve, ashtu se ashtu duhej të pushonin, ndërsa pasditja e vonshme ishte ideale! Festave fetare, kufizime maratonike tre-kater ditore, me qëllim të sensiblilizimit të takimeve! Përkundrazi, këtu jo që pati lëvizje, por këta në disa qytete ishin në formë të mitingjeve!

Tani shtrohet pyetja: Ku është suksesi? Askund!

Ne jemi dëshmitarë të një realiteti shumë të hidhur! Kemi përdorur masa e „maca“ ndërsa numri i të infektuarve dita- ditës, bëhet gjithnjë e më i madh ! Shtrohet pyetja, pse! Sepse veprimet ishin, dhe janë të pakoordinuara, mos të them selektive! Nuk u morren përvoja nga vendet, të cilat ishin më të sukseshme në përballimin e kësaj „pantomime“! Nuk u morrën përvoja, madje, as prej vendeve fqinje! Po, po, ishin Kosova dhe Shqipëria, por ne ishim kryeneqë! Tani, vetëm me një gjë mund të krenohemi - jemi në Top-listën e atyre, që kanë më tepër të infektuar në përqindje banorësh! Zoti na ndihmoftë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat