LVV-ja dhe Albini nuk e mbrojnë Republikën, nuk e deshi as pushtetin e saj, por do sundimin mbi të? - Bota Sot
LVV-ja dhe Albini nuk e mbrojnë Republikën, nuk e deshi as pushtetin e saj, por do sundimin mbi të?

Opinione

LVV-ja dhe Albini nuk e mbrojnë Republikën, nuk e deshi as pushtetin e saj, por do sundimin mbi të?

Nga: Fatmir Bajraj Më: 12 qershor 2020 Në ora: 20:28
Fatmir Bajraj

Kujdes simbolet, atributet, Republikën, ato nuk janë vetëm emër dhe koncept !

Sot, sikur gjithëmonë, të munguan simbolet, himni, Republika!

Sot, sikur gjithëmonë, të mungoj identiteti nacional-shtetëror i Republikës,

Sot, sikur gjithëmonë në raste të tilla, deficiti i vlerëve t'lartëpërmenduar, t'la pa identitet, integritet dhe dinjitet shtetëror.

Republika e Kosoves të cilën Albini dhe VV-ja e Tij, e përdori vetëm si nocion për mëndësi e ideologji populiste, për naracion arrivist dhe revolucionar për qellime pushteti dhe pushteti absolut, ajo, Republika e Kosoves, ka simbole shtetërore, himn nacional, stemë të Republikës dhe atribute tjera shtetërore-nacionale...

Republika e Kosoves është projekt i përhershëm nacional dhe jo i përkohshëm e fluid, ashtu siq e vlerësoni ju në logjikën Kurtiane si projekt t'përkohshëm dhe "Ahtisarian", njësoj siq e konsiderioni edhe pushtetin e të tjerëve, por jo edhe për vete.

Republika e Kosoves nuk është dhuratë dhe as vetëm koncept, por ajo është një sintezë vlerash sublime të një kombi por të shumë brezave, të shumë përpjekjeve dhe sakrificave kundër armiqëve dhe pushtuesve shekullor për identitet e dinjitet kombëtar, të cilin Ti dhe LVV-ja, e injoroni, sfidoni dhe pëdhosni paturpësisht !

Republika e Kosves, është gjakim dhe vlerë sublime e ndergjegjës kolektive kombëtare ndër shekuj, e kurorëzuar me mundin dhe intelektin e mëndjendriturve atdhetarë në fushën e politikes dhe diplomacisë së kohës dhe n'kohë, e martirëve dhe deshmorëve të kombit, e të rënëve dhe heronjëve të rënë n'luftë me armiqët tanë.

Republika e Kosoves,është kurorë e Levizjes nacionale të shqiptarëve të Kosoves të viteve të 90-ta, si vazhdimësi e natyrshme e Lidhjes shqiptare të Prizrenit dhe e rezistencës së armatosur kundër pushtuesit serbo-sllav.

Republika e Kosoves, është kurorë dhe kulmim i një finese të derivuar nga lufa politike dhe diplomatike, aktive & paqësore e arkitektit të pavarësisë n'krye të gjithë Levizjes nacionale, presidentit historik Dr.Rugova, dhe UÇK-së, dhe komandantit legjendar, Adem Jashari

Binomit, Rugova-Jashari në bërjën e republikës së lirë dhe sovrane, i'u bashkuan edhe miqët tanë tradicional, Amerika e presiedentit Klinton n'krye të NATO-së, të cilëve u detyrohemi përjetsisht.

Albin dhe LVV !

Jeni mbi një shekull pas, ngase koha e revolucioneve populiste ka mbyllur kapitullin e gjenerimit në Europë dhe jo vetëm, andaj kthehuni realitetit dhe braktisni romantizmin dhe letargjinë e përenduar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat