Kryeministri shqiptar është ide e kombit e jo e Partive politike

Opinione

Kryeministri shqiptar është ide e kombit e jo e Partive politike

Nga: Ejup Berisha Më: 13 qershor 2020 Në ora: 19:59
Ejup Berisha

për kryeministrin, për Presidentin e shtetit,për Kryetarin e Parlamentit shqiptar si dhe idetë për ushtrimin e posteve të tjera të rëndësishme shtetërore dhe publike nga ana e shqiptarëve këtu në RMV janë ide të popullit shqiptar që jeton këtu në këto troje në Republikën e Maqedonisë apo me ndryshimet më të reja Kushtetuese dhe juridike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pra të njëjtat nuk janë ide të Partive Politike, fillimisht të PPD-së pastaj të PDSH-së dhe së fundmi të BDI-së. Me këtë dua ti demantoj dy partitë shqiptare PDSH dhe BDI se ideja për Kryeminisrtin shqiptar në RMV është ide e tyre, kjo duke dashur që atyre tu shpjegoj se e njëjta ide gjatë kohë është përpunuar në qarqet intelektuale dhe politike të popullit që ka jetuar dhe jeton këtu. E ajo që po bëjnë këto dy parti pra këto e kanë marrë të gatshme të njëjtën dhe në mënyrë të pa-autorizuar e kanë kopjuar dhe e kanë përvetsuar për vete. Çfar dua të themë me këtë pohim timin me të pra dua të themë se nuk bën idetë e popullit të përvetësohen nga ana e askujt e kjo gjë vlenë edhe për subjektet politike. Ajo që duhet të bëjnë këto të fundit si subjekte që merren me organizmin e jetës politike të një populli në rastin konkret edhe të popullit shqiptar këtu tek ne është që ti mbështesin, ti artikulojnë, ti promovojnë, dhe ti realizojnë idetë madhore të popullit por siç thash edhe më parë pa tentuar që ti bëjnë për vete ato.

Pra askush nuk guxon ta mohon dhe injoron aftësinë intelektuale dhe kreative të popullit shqiptar në Maqedoni. Sa për informimin e drejtë dhe objektiv të Partive politike subjekt më i vjetër dhe më i rëndësishëm se ju është populli e jo ju. Kjo është dëshmi se realiteti dhe historia e ideve të nevojshme, të domosdoshme dhe të mençura popullore kanë filluar me popullin e jo me Partitë politike. Teoria politike shpjegon se Partitë politike janë fenomen mjaft i ri i organizimit politik të një pjese të popullit ndërsa populli paraqet një tërësi kompakte dhe homogjene që ka menduar, ka krijuar, ka propozuar, ka artikuluar dhe është munduar që të realizoj ide shumë më herët apo para se të paraqiten Partitë politike. Kjo është edhe një dëshmi se populli ka pasur aftësi për të menduar dhe për të krijuar ide dhe koncepte politike shumë më herët se Partitë politike të cilat gjithmonë janë munduar ti kopjojnë dhe ti përvetsojnë konceptet dhe idetë autentike dhe origjinale të popullit dhe të thonë se ja ato janë të tyret. Pra ngjashëm siç po veprojnë PDSH dhe BDI në ditët e sotme me idenë për Kryeministrin. Edhe njëher përsëris ideja për Presidentin e shtetit, për Kryeministrin dhe për Kryetarin e Parlamentit shqiptar janë pjesë e ideve dhe koncepteve për barazi të plotë të popullit shqiptar që ka jetuar dhe jeton në RMV. Kjo është dëshmi se bërthama mendore dhe intelektuale e këtij populli ka egzistuar shumë më herët pra para PPD-së,PDSH-së dhe BDI-së. Prandaj mos e mohoni rëndësinë, madhështinë dhe parasegjithash aftësinë mendore,intelektuale dhe krijuese të popullit shqiptar që jeton në këto troje. Shumë të vogla janë Partitë politike që të mundohen ta minimizojnë,ta anashkalojnë apo edhe më keq ta zëvendësojnë popullin. Çfar porosie dua tu dërgoj partive PDSH dhe BDI me këtë shkrim.Unë pra atyre dua tu themë shkurt e shqip se këtu kanë egzistuar si njerëz që kanë vepruar dhe kanë krijuar shumë më herët dhe shumë më mirë dhe më me shumë largpamësi se Partitë politike që kanë vepruar gjatë këtyre tridhjet viteve të fundit këtu te ne dhe në raport me ne pra flas prej vitit 1990 e deri në ditët e sotme. Të gjithë njerëzit e mençur intelegjent krijues dhe përparimtar gjithmon para të gjitha gjërave e vendosin popullin apo me emërtimin e ri kombin. Ata pra gjitnmonë më shumë e duan, e çmojnë, e favorizojnë dhe siç thash gjithmonë më shumë se vetvetes përparsi i japin kombit.Vetëm këtu tek ne disa individ dhe grupacione individësh shqiptar të organizuar nëpër Parti Politike por jo vetëm këtu në RMV por edhe në RKS dhe në RSH më tepër përparsi u japin subjekteve politike nëpër të cilat veprojnë duke dashur ta imponojnë realitetin dhe idenë se kinse me ta ka filluar gjithçka në këtë botë.Prandaj ata njerëz që i japin përparsi e çmojnë dhe e duan kombin e tyre më shumë se gjithqka dhe gjithkë në botë e kanë përparuar aq shumë atë sa që kombin e tyre e kanë bërë faktor shumë të rëndësishëm politik dhe shoqëror jo vetëm në raportet e brendëshme por dhe në ato rajonale edhe ndërkombëtare. Ndërsa këta individë dhe grupacione shqiptarësh që u kanë dhënë më shumë përparsi Partive politike kombin e kanë sjellë në gjendjen më të vështirë,më të pavolitshme bile edhe më katastrofike të mundëshme. Gjendjen në të cilën e kanë sjellë atë Partitë politike po e shohim dhe po e ndjejmë të gjithë ne vetëm ato jo. Prandaj atyre u themë Kombi mbi të gjitha pra edhe mbi vetë Partitë politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat