Duke shitë patriotizëm tinëzaket perfid LPK-ista të kamufluam në LDK dëmtohet LDK-ja

Opinione

Duke shitë patriotizëm tinëzaket perfid LPK-ista të kamufluam në LDK dëmtohet LDK-ja

Nga: Bardh M. Nengurra Më: 14 qershor 2020 Në ora: 08:08
Bardh M. Nengurra

Që të ket individi kundershtar asht krejt normal, por kur kundershtar i bahen njerzit e vetë asht bukur e dhimbshme. Edhe partitë politike kan gjithmonë kundershtar dhe rival. Rivaliteti mbrenda partisë nga kuadrot e veta asht i shendetshem gjithmonë, por kur rivalet bahen ose jan sherbtor të anmiqëve atëhere partia duhet me ba kujdes. Njerzit e tillë duhet me i demaskue dhe me i perjashtue nga partia.

Në LDK, prej se asht formue kan defilue njerëz të ndryshem që per qellim nuk kan pas ta ndihmojnë LDK-në, por qellimi i tyne ka qen që ta minojnë dhe shkatrrojnë LDK-në.

LDK gjithmonë ishte dhe asht tabelë e qitjeve të shpirtzinjve të spektrit te majt politik shqiptar. Qitjet e tyne kunder LDK-së kan qenë të pandalshme dhe të llojeve të ndryshme e shpesh herë teper të randa dhe të dhimbshme.

Lideri shpirtnor e historik i LDK-së Dr. Ibrahim Rugova per dy dekada rresht asht perballë me lojnat e pista e perfide të ish të  burgosunve politik me në krye Hydajet Hysenin të ashtuquajtunin Kaloshi. Kjo perballje ka qenë ma e mundimshme se sa ajo me anmiqët nga jasht me në krye Rexhep Qosjen dhe Adem Demaqin pastaj me klyshet e tyne të ashtuqujtun Krahu i luftës në Kosovë me në krye Hashim Thaçin, Xhavit Halitin, Azem Sylen dhe të tjerë " komandanta " të vetshpallun të luftës si dhe me banditet socialist shqiptar; Rexhep Mejdanin, Paskal Milo, Fatos Nano, Gramoz Ruqi etj, etj.

Pas vdejkes së Presidentit Rugova LDK mbet pa liderin e sajë të pazavendsueshem dhe postin e ti e mori Prof. Fatmir Sejdiu. Ardhja e z. Sejdiu në post solli perplasjen e parë të klaneve rivale dhe edhe ndamjen e LDK-së në dy pjesë. Nga LDK doli partia LDD me në krye Nexhat Dacin. Kjo solli LDK-në në telashe dhe primati i sajë si partia e parë e Kosovës kalojë te PDK-ja dhe Hashim Thaçi nga kjo kohë u ba figura kryesore dhe ma e madhja e Kosovës.

Votuesit e LDK-së nuk ja falen këte gabim z. Sejdiu dhe ai pas pak e humbi postin e Presidentit të vendit tue u ba shkelësi i parë i Kushtetutës së vendit dhe ma vonë humbi edhe postin e liderit të LDK-së. Atë post e mori Akademiku Isa Mustafa e të cilin e mban edhe sot tue udhëheqë në mandatin e tretë si lider i LDK-së.

Nuk mundem mos ta ceku se në fillim edhe unë isha kundershtar i Akademikut Isa Mustafa. Me dhimbte shpirti kur shifsha Hashim Thaçin në foteljen e Presidentit të Kosovës. Mirpo pas pak pash dhe u binda se ardhja e Akademikut Isa Mustafa në postin e LDK-së asht në realitet shpetimi i LDK-së nga coptimi dhe zhdukja. Dhe pasi u kendella jam nji nder prekrahësit ma të zashem dhe ma të flaktë të Kryetarit Isa Mustafa dhe do mbetem i tillë gjithmonë.

Nuk e besojë se ka pas ndonji lider apo politikan i profilit të lartë shqiptar të jetë sulmue e të sulmohet me shpifje e poshtersina , me shamje e denigrime  sa asht sulmue e po sulmohet Akademiku Isa Mustafa. Dhe ato sulme Kryetarit Mustafa nuk i vijnë nga oponentet politik të partive rivale e kundershtare, por i vijnë nga disa kalemgjinjë që shkarravitjen nëper gazeta, portale e bloge e kan ushqim shpirti. Dhe per qudi vallës me sulme të tilla i prijnë disa që neper vite kan rraf gjoksin para botes si LDK-istet ma të flaktë , si Rugovistët ma të zellshem etj, etj. Ka tri katër vite që ma të dallueshmit per shkarravina të tilla janë: Idriz Zeqiraj, Binak Maxharraj, Shefqet Dibrani dhe tash kesaj turme shkarravitësish ju bashkue edhe Xhafer Leci ky mjeshter perfid per intriga e mashtrime virusi i LPK-së i mshefur me dekada ne strukturat e LDK-së, të Degës në Gjermani.

Shkrimi i Xhafer Lecit me titullin " DUKE MBROJTUR KLANIN MUSTAFA, DUAN NDARJEN E LDK-së " ishte kopje banale e pamfleteve të viteve 1990-1999 qe i shkarraviste paqavurja e LPK-së  " ZERI I KOSOVËS " . Kur lexova këtë shkarravitje dy herë ja shikova autorin sepse ma shumë i ngjante ky shkrim fletërrufeve të Ibrahim Kelmendit dhe të Xhafer Shatrit se sa shkrimit të Xhafer Lecit çfar unë isha mesue me lexue nga Xhaferi ma heret.

Xhafer Leci me këtë shkarravinë na kishte sulmue dhe shpesh edhe ofendue të gjithve neve që kemi respekt per Kryetarin e LDK-së Akademikun Isa Mustafa dhe respektin e kemi sepse jemi institucionalista të shkolluem në SHKOLLÊN e njoftun LDK të Ibrahim Rugovës. Neve padyshim se nese neser Këshilli i Pergjithëshem në Kuvend zgjedh nji Kryetar tjetër do vazhdojmë ta perkrahim dhe respektojmë edhe ate pa dallim se kush mund të jetë ai. Edhe nese do jetë far personaliteti që neve nuk e kishim preferue. Andaj unë Xhafer Lecit po i pergjigjem këtu jo per ta mbrojtë " mikun" e ti , por edhe mikun tim z. Fatmir Bajraj sepse z. Fatmir asht shumë ma i zoti se unë me ba nji shkrim jo vetem me mbrojtë vetveten, por edhe shumë ma shumë. Unë Xhafer Lecit po i replikojë sepse ai na sulmojë diku se paku 300.000 votuesve të LDK-së dhe edhe së paku 400.000 tjerve që nuk dalin fare me votue , por që asnjihere nuk kan pushue me qenë LDK-ista e Rugovista dhe ky shkrim i prek edhe ata. Lexuesit që mund të jenë edhe miq të perbashket mes meje e Xhaferit do befasohen kur unë qe sa here po e ceku se Xhaferi asht perfid dhe dinak. Para se me i shtrue disa fakte po e them se unë jam bind se në ftyren e hareshme të Xhafer Lecit mshifet nji dhelpen dinake, nji mashkull i lig por jashtzakonisht i zoti me u mshef e me veprue, nuk i shifen veprimet me sa gjarpnit kambët.

Xhaferin e kam pas mik dhe e njof bukur mirë. Kam pas lexue librin e ti dhe pata krijue bindjen se ai asht nji veprimtar patriot i spektrit të djathtë shqiptar. Bile per atë liber kam pas ba nji shkrim recension dhe e pata botue në revisten ZEMRA SHQIPTARE.NET.

Ai liber edhe u ba shkas që unë e Xhaferi vum kontakte në fillim permes telefonit e ma vonë permes mjeteve të tjera të internetit dhe edhe kemi vizitue njeni tjetrin nga dy tri here në vendlindjet tona. Unë nga natyra jam naiv, dhe me krenari e them se edhe jam teper i sinqertë , por kjo më ka kushtue shpesh sepse njerzit e djallëzuem kan perdor e keqperdor sinqeritetin tim.

Dyshimet e mia të para në Xhaferin me linden kur në nji debat në FACEBOOK ku Xhaferi fliste per ish shpiunat dhe Udbashet dhe per Adem Demaqin unë pa asnji shibël në gjuhë pata shkrue se daja im i ndjeri Miftar Kukleci ka qenë i martuem me vajzen e hallës së Eduard Kardelit dhe se unë si femijë kam kalue shumë vite te daja andaj edhe  kam pas raste kur kam ndegjue bisedat që daja me Kardelin i zhvillojshin në vilen e Kardelit në Brdo afër Kranjit në Slloveni. Xhafer Leci si ujk i vjetër i sherbimeve ( ai e din të cilave ) në fillim me pershendeti dhe me lavdojë per sinqeritetin tim . Nuk besojë se dikush do tregonte publikisht per dajen apo far familjari të vetin se paska pas lidhje me njeriun e dytë në hierarkinë e Jugasllavisë me pat thanë Xhafer Leci, por nuk shkojë gjatë dhe ai si mjeshtër i intrigave u mundue të me perdor mue me marr nji opinion per dajën tim rreth rastit të vrasjes së vëllaznive Gervalla dhe Kadri Zekës. Kur Xhaferi ma permendi njifar Ukë Qerretin unë u kendella pak dhe pash se mos qoftë direkt sherbëtori i ndonji sherbimi, pa dyshim se Xhafer Leci asht mbledhes i gjanave per individ të caktuem e te cilat të dhana i mbledhë per dikend. Per kend e din ai vetë, por unë se kam asnji dyshim në këto që po i them dhe kam konstatue se Xhafer Leci neper vite ka veprue me atë stilin e asaj kangës popullore:  MIRË ME VJEHRREN MIRË ME BURRIN . Xhaferi padyshim se si LDK-ist me gojë neper ndeja dhe tubime, veprimet i ka ba per favore të LPK-së. Perplasjet e ti me shkrime me Ibrahim Kelmendin kan qenë dhe janë vetem nji kamuflim dhe hi syve opinionit.

Xhafer Leci në librin e vet sulmon ish miqët e vetë të dikurshem, por quditrishtë ata i ka miq edhe të sotshem sepse kontaktet me ta si ka nderpre asnjihere. Sulmon, Ibrahim Kelmendin e Bedri Islamin dhe pak ma butë edhe Fahrudin Tafallarin dhe në liber ngritë në nivel heroi Hafiz Gagicën, por para dy tri viteve mue me therret në telefon dhe me lutë që ta shkruej nji shkrim kunder Kryetarit të Gjilanit z. Lutfi Haziri. Shkaku pse duhej ta shkruej shkrimin per hatër të Xhaferit ishte se ky ishte ba zeher dhe qite tym pse Kryetari Lutfi Haziri i ka nda titullin Qytetar Nderi z. Hafiz Gagica. Xhafer Leci nuk do ishte Xhafer Leci po mos ta perdorte kopilhanen dhe perfiditetin e vetë. Ai tue pas të qartë se unë e sulmojë edhe Zotin nese e shan Dr. Ibrahim Rugoven , per të me dhan mue shkas me e ba shkrimin kunder Lutfi Hazirit dhe kunder Hafiz Gagicës , Xhafer Leci mi dergon disa linke të disa shkrimeve mes tjerash nji të z. Qazim Bajgoraliu ku z. Bajgoraliu kishte sulmue z. Hafiz Gagica pse ky derisa ka qenë Kryetar i Degës LDK në Gjermani në nji mbledhje ku paskan pas qenë musafir edhe nga Kosova z. Aqif Shehu dhe z. Astrit Haraqija z. Hafiz Gagica paska pas sha me nanë Presidentin Ibrahim Rugova. Pra Xhafer Leci mue ma hudhi karremin po sikur peshkatari peshkut dhe unë shkrova nji shkrim i cili shkrim u atakue dhe shkaku i ati shkrimi mue me kunderkomentuen dhe ofenduen disa miq të Hafizit si, Nezir Fejza, Shega Selmanaj, Rexhep Elezi etj, etj. Ai shkrim i imi i shkruem sipas porosive të Xhafer Lecit vuni  në levizje edhe veprimtaret e tjerë të qashtjes kombëtare dhe të LDK-së si ; z. Imer Ukaj, z. Osman Ferizi, zonjen Zizë Pepshi etj, etj. Të gjithë këta dolen krah meje dhe kunder Hafiz Gagicës. Doren në zemer edhe Xhaferi kur pau se perplasjet mes meje e Rexhep Elezaj u acaruen edhe Xhaferi me mori në mbrojtje dhe gjakrat u heshten. Mirpo unë naivi teper vonë e kuptova se krejt kjo ka qenë e panevojshme dhe se unë per budallakinë time u bana masha me të cilen Xhaferi e kapi gacën. Xhaferi në dilemat e veta me shkrue kunder Hafiz Gagicës të cilin e xhelozon por pasi janë vendas nuk e ka sulmue asnjihere publikisht tash me perdori mue. Xhelozija e Xhaferit pse Kryetari Lutfi Haziri nuk i ka nda Titullin Qytetar Nderi të Gjilanit Xhaferit por Hafizit u desht dikush tjeter me i sulmue Hafizin dhe Kryetarin Haziri. Pra deshmi ma të kjartë se kjo per natyren e dhelpnakut dhe perfidit të Xhafer Lecit nuk di se ka.

Tash do shkruej per shkarravinat, akuzat dhe shpifjet që në shkrimin e lartëcekun i ka ba Xhafer Leci.

Qe në fillim të shkrimit " LDK "- isti dhe " Veprimtari i të Djathtës Shqiptare " shoku Xhafer Leci  me fjalorin e Ibrahim Kelmendit dhe të bandave të LPK-së të shkaperderdhuna në Vetvendosjen e Albin Kurtit pa asnji argument akuzon se prishja e koalicionit qeverisës mes VV-LDK asht ba me skenarin e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës. Unë quditem se si kalemgjija dhe patrioti Xhafer Leci shkruen shkrimin dhe e boton e per akuzat dhe paragjykmet e veta të smuta inatqore nuk afron asnji argument. Tutje shprehet se si tash u krijue nji qeveri Kukullë dhe se krejt kjo qenka ba me qellimin që të realizohet plani i Thaçit me Vuqiqin serb.

O Xhafer Leci, o miku i bacës Adem Demaqi dhe i bacës Sabri Novosella-Maxhuni a kaq shumë të paska kap matufosja e pleqnija sa teper keq e demaskove vetveten me këtë shkrim. Ti ke shkrue sikur me të pas porositë Ibrahim Kelmendi apo Albin Kurti. Edhe ti si keta flet per plane, edhe Albini folke per thika dhe harta. Albini shante dhe vazhdon ta shajë Ameriken dhe shpreh dyshime në qendrimet e sajë në lidhje me bisedimet me Serbinë, edhe ti Xhafer shan LDK-në ( sepse e akuzon me shpifje banale Kryetarin e sajë Akademikun Isa Mustafa ) dhe shpreh dyshimet e tua majtiste turbopatriotike në Qeverinë e LDK-së tash me Profesorin Avdulla Hoti si Kryeministër. Ti paturpsishtë e quen Qeveri kukullë dhe poshtersishtë thue se do jetë në sherbim të presidentit aktual dhe miqve të ti serb. Xhafer Leci , po të isha unë në vend të Hashim Thaçit per këtë që e ke shkrue do të padisja në gjykatë. Dhe do kisha ba çmos që ti me marr nji denim nese nuk kishe mujte me deshmue se cilet jan ata serb miqet e mi. Ti shoku Xhafer Leci shkon aq larg sa thue se per ta realizue projektin ( vetem ti dhe majtistet e VV-së e dini at projekt ) e Presidentit Thaçi dhe ndamjen e LDK-së jan angazhue edhe shumë kalemxhi e opinionist dhe fokusohesh në njerin nga ata të cilin ti e quen mik, por harron se miku nuk shpifet as nuk sulmohet. Ti i versulesh z. Fatmir Bajraj dhe vazhdon me shkrim shkarravinen tande. Xhafer ti i thue vetit se je edhe burr i nji familje me tradita kombëtare, pse pra harrove se në traditen shqiptare miku kursehet dhe me te njeriu ka kujdes e nese vjen puna me e sulmue  e sulmon vetem me arsye , asnjihere  nuk e sulmon me shpifje dhe aq ma pak me porosi të dikujt të cilit shkrimet e z. Fatmir Bajraj ja paskan pas vra sytë. Ti edhe nese e ke pas mik z. Fatmir Bajraj me këtë shkarravinë që ke botue ti e ke ba mut atë miqësi. Ti me ke pas mik të fortë edhe mue ( flas per veten time në raport me ty e jo per të kunderten sepse ate e ke zbulue ti vetë ), por nuk me ke ma dhe as nuk do me kesh kurr . Sikur ti kishim raportet si i kemi pas asnjihere nuk do shkrueja shkrim publik kunder teje sikur qe paske ba ti tash kunder z. Fatmir Bajraj. Sikur të kisha pas konvergjenca e  mospajtime me ty ato do ti shkrueja dhe do ti thoja vetem ty ashtu sikur qe ti kam shkrue e ti kam thanë disa here ma heret.

Xhafer Leci ti e akuzon komplet Këshillin e Pergjithshem të LDK-së kur ti e quen Kryetarin e sajë Kryetar i kontrabanduar. Kush e kontrabandojë ate? Nga ishin tanë ata Delegat që per të treten here radhazi e zgjodhen Kryetar Isa Mustafen? A mos e kan zgjedh delegatet e ndonji vendi tjeter? Shteti tjetër? Nese po trego me emen kush jan ata dhe cili shtet qenka. Ti e quen SHUMICË e elektoratit të LDK-së veten tande, Idriz Zeqirajn , Shefqet Dibranin, Donika Gervallen, Haxhi Avdyin, Fatmir Rexhepin e Vjosa Osmanin, a po e shef Xhafer se jeni kater veprimtar ( dyshojë se jeni të LDK-së ) dhe tre deputet qe kundershtoni vendimet dhe zgjedhjet e Kuvendit të rregullt të LDK-se nga i cili kan dalë organet udheheqëse të LDK-së . Si mundesh me thane se ju qenkeni shumicë ne raport me 25 deputet të tjerë dhe ne raport me disa qindra veprimtar e opinionist tjerë të LDK-së?!

Ti Xhafer Leci shkon aq larg sa thue; permenda Fatmir Bajraj si mik timin të vjetër sepse të tjeret as që meritojnë me i permend e as me qenë antar e simpatizant të LDK-së. Sa qesharak po dukesh o Xhafer, po më vjen keq në çfar gjendje paske degradue. A ta ha mendja me mendue se jo ti por askush askujt nuk munde me ja ndalue me qenë antar dhe simpatizant i LDK-së. Nji fjali të tillë mund ta shkruen vetem njeriu i krisun dhe edhe ai që tan jeten asht paraqitë ai që ne realitet nuk asht. Ti je në ekstrem i majt sepse deri sot asnji here asnji fjalë se ke thanë per Adem Demaqin e Rexhep Qosjen. Ti Ademin e qune bacë dhe ke mbajt zi kur ai ka vdek. Asnjihere asnji shkrim se ke ba kunder shamjeve  e denigrimeve që Adem Demaqi ja bajke Presidentit Rugova. Andaj a mund ta quejsh veten LDK-ist dhe Rugovistë?!. Ti je i majtë o Xhafer sepse ti  perulesh me respekt para matrapazit enveristit Sabri Novosella-Maxhuni. Edhe Sabriu asht baca i yt dhe per te je konfrontue me mue. Dhe pasi unë te bllokova nga miqësia në FB ti i ke shkrue bashkvendasit tim z. Beqir Sutaj dhe te ai ke mendue se mund të shfajsohesh per perplasjen tonë dhe i ke thanë, mirë e ka Bardhi, por Sabriu asht mafioz , ka njerez dhe po frigohem se po i ndodhë diçka Bardhit. Pra Xhafer je teper perfid, nuk je mik as nuk ke burrni. Tinzar tipik bolshevik je ti. Sabriut ner sy i thue bacë, te Beqiri e quen mafioz dhe shpreh shqetsim per mue.!!!

Xhafer kur ishim heren e fundit te vëllau yt Femiu ( ati ja shtoftë zoti begatin dhe nderen ) ti mbroje teorinë se vetem koalicioni LDK-VV e shpeton Kosovën. Dhe kur të kundershtova me argumente se VV asht parti rrugaqe , asht sektë e majtë dhe edhe islamiste ti nuk u ndjeve mirë, por the se ndoshta ashtu asht ama vetem Albini guxon me i kap hajnat e banditet e PDK-së AAK-së dhe NISMA-s, pra aty ti ashiqare deklarove se nuk ke besim  në LDK-në.

Por a nuk tu plotësue deshira kur ma në fund u ba koalicioni qeverisës sipas deshires tande. Tash hajt na spjego ti i hatashmi aktivist e atdhetar shoku Xhafer Leci pse ra ajo qeveri vetem pas 50 ditve? Kush ishte fajtori? Pytjet po ti baj kot se e di pergjigjen tande. Ti qenke pergjigj me këtë shkrim shkarravinë. Ku krejt fajin ja hudh Kryetarit të LDK-së dhe e amniston apo e shfajsonë Albin Kurtin. Per ty Xhafer, Albini asht i duhuri dhe ma i miri perkunder faktit që per vetem 50 ditë shkatrrojë miqësinë shekullore të shqiptarve me Ameriken, që e solli buzë humnerës raportin SHBA-KOSOVË. Tash na thuej se a ka kush që beson se Xhafer Leci asht ashtu si duhet me qenë shqiptari i spektrit të djathtë politik , proamerikan dhe proeuropian. Per ty Xhafer Leci, Vjosa Osmani asht shpresa e vetme me te cilen do lulzon LDK-ja. Mirë ore burr i dheut ti mbaje atë mendim por pse qenke sekelltis pse ma shumë se 95% e LDK-së dhe LDK-istve nuk mendojnë si ti. Ti " ENGJULLI "  dhe " PATRIOTI " i madh shkon aq larg sa të gjithë ata që shkruejn ashtu si shkruen z. Fatmir Bajraj ti i quen parashutista që  bien nga qielli per ta ndotur tokën , mjedisin! I quen gojëshrurur , servil e lakej të neveritshëm.  Po ku ka krijesë ma parashutiste në LDK se ti o Xhafer Leci? E quen veten rugovist e me plotë gojen i quen BACË dhe mban zi per enverostalinistet Adem Demaqi e Sabri Novosell-Maxhuni.

Po ku ka ma servil se ti o Xhafer Leci kur tanë jeta të ka shkue tue shku në mbedhje të LDK-së i ftuem e i paftuem per tu servilosun te kuadrot e saja dhe ma shumë edhe per të mbledh shenime se kush cka tha e cka veprojë, dhe pastaj ato shenime me i percjell tutje. Ti ke arkivë në shtëpi per njerzit e tjerë dhe atë e ke ba per ta perdorë sa here të kerkohet nga dikush. Pra jo vetem servil, por edhe bizar, langu neveritës je vetë o i mjeri ti. Andaj mos shaj e mos sulmo me ofendime të tjeret sepse ti je kampion per të gjitha këto që jua thue atyne.

Ti ja shef për të madhe z. Fatmir Bajraj pse shkruen se Isa Mustafa asht diplomati ma i zoti në Ballkan, sipas teje z. Bajraj paska gabue sepse asht dasht ta shkruen se Isa Mustafa kurr nuk ka qenë antar i LDK-së. E shef sa larg ka shkue çmenduria e jote o Xhafer?! E para nese ti paske të drejtë me thanë se Vjosa Osmani dhe Donika Gervalla janë dy personalitetet ma të zojat shqiptare, pse nuk paska të drejtë ta thotë z. Bajraj të njejten per Isa Mustafen?! Pse ty të vret  kuskuni i samarit kur dikush ka simpati per dikend?! E unë po ta ndajë këtë duel me z. Fatmir Bajraj, ai ka thanë per Akademikun Isa Mustafa dhe e ka perkrahjen e mbi 95 % të të gjithë votuesve të LDK-së dhe perkrahësve të sajë. Jan 95% e tyne që mendojnë po sikur z. Bajraj. Dhe neve kemi sa të duesh argumente per mendimet tona. Ti na e thuej se pse Vjosa qenka e vetmja Rugoviste dhe LDK-iste?! Per faktin se ajo nga prehni i Fatmir Sejdiut u pat ulë në ate të Isa Mustafës, por kur Isa pau se kush e cila asht kjo dhelpen e injorojë. I batë presion juve llomshtillaku si qifti yt dhe ai leshojë pe , e vuni në listë si bartëse të listes kandidate per kryeminister. Vjosa i humbi zgjedhjet, fitues doli VV-ja me Albin Kurtin. A din ti se Vjosa edhe në lagjen e vetë ku ka lind dhe ka farefis e kusherinjë ka dalë e treta me vota. Vjosës disa here Kryesia e LDK-së dhe Kryetari Isa Mustafa i kan ofrue shansin që të kandidojë në Mitrovicë e edhe në Prishtinë, ajo ka refuzue të gjitha herat. Athue pse ka refuzue o i gjithdijshmi Xhafer Leci? Ta them unë, ajo ka refuzue sepse e ka ditë se do turpnohet dhe do pesojë debakël.

Xhafer a asht Vjosa vlera e LDK-së kur ajo në zgjedhjet e fundit lokale në Prishtinë bashk me nji tjeter deputet të LDK-së ( qellimishtë nuk po e permend me emen ) kan lobue per Shpend Ahmetin kunder kandidatit të LDK-së z. Arban Abrashi .

A asht Vjosa Osmani vlera e artë e LDK-së sikur e mendon ti dhe disa si ti , kur ajo heren e parë në histori qe LDK kishte postin e Kryeministrit , Vjosa nuk e votojë atë qeveri.

A asht Vjosa Osmani vlere kur ajo votojë kunder demarkacionit me Malin e Zi kur qeverinë e kishte LDK-ja, por i griti dy duert kur qeverinë e mori Ramush Haradinaj?

A asht Vjosa vlere kur ajo asnjihere nuk ka perkrah as nuk ka votue asnji vendim të shumicës së deputetve të LDK-së në Kuvend dhe te Delegatve në Këshillin e Pergjithshem të LDK-së dhe të Kryesisë se sajë.

Tash ti i gjithdishmi patriot Xhafer Leci kush qenkan ata që qenkan KLAN mbrenda LDK-së dhe cilet qenkan ata që veprojnë me qellim  që ta ndajnë e coptojnë LDK-në?! Asht ky Akademiku Isa Mustafa me nenkryetaret dhe kryesinë e LDK-së qe ka marr besimin unanim të votave te delegatve në Kuvend të LDK-së apo asht Vjosa me ata tre mjeranet tjerë dhe me juve kater pes veta që shiteni si aktivista e veprimtar të LDK-së dhe që detyre e keni me llomat kot , me krijue konfuzion , perqamje dhe konflikte.

Unë ketë here nuk do të replikoj per ato akuza të poshtra që ja kishe ba Kryetarit Isa Mustafa sepse nuk do bie në nivelin tan të shpifsit e intrigashit, por po ta them shkurt shqip se ato jan rrena , dhe ti që i perdor je nji matrapaz pergojues i keq pasi thirresh në kohen kur Isa Mustafa e edhe shumë të tjerë shqiptar të shkolluem në at ish Jugosllavi si kuader meritore të vlerave profesionale kan arrite me marr poste dhe detyra në pushtet dhe si pushtetar aq sa kan mujte , por gjithmonë fyt per fyt me serb e malazez kan dhanë shumë që Kosova të zhvillohet, të ket arsimim në nivel të ket industrializim dhe punësim , te emancipohet femna shqiptare etj, etj ndersa ti  në atë kohë ke bredh rrugve të Ausrisë e Gjermanisë tu punue neper baushtella dhe tu shkue me u relaksue nëper pufe. Por po ta them shkurt se nese Isa Mustafa nuk paska qenë kurr LDK atëhere paska pas gabue rand Shejti Ibrahim Rugova qe e pat emnue Minister të financave në Qeverinë Bukoshi në eksil dhe edhe që e pat ftue pas luftes me ju bashkue LDK-së. Pra Xhafer Leci mbaje veten e mos ofendo perkrahsit e LDK-së me shkarravina si kjo. Po deshte ta bash këtë edhe herë tjeter atëhere deklarohu publikisht se ke  genjye opinionin se kurr nuk ke qenë LDK-ist dhe pastaj shkruej çka të duesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat