Si do të jetë bota pas pandemisë?

Opinione

Si do të jetë bota pas pandemisë?

Nga: Rexhep Gashi       Më: 14 qershor 2020 Në ora: 16:45
Rexhep Gashi      

-Sipas Samuel Hantington në veprën e tij :” Perplasja e qytetërimeve (1996)”, bota ndahet ne disa qyteterime. Sipas tij ato jane : qyteterimi perendimore( SH.B.A dhe BE – si shtete berthame ), qyteterimi islam  (vendet myslimane),qyteterimi mandarin ( Kina – si shtet berthame) , qyteterimi ortodoks ( Rusia –si shtet berthame) etj. Po cilit qytetërim i takojnë shtetet e Ballkanit Perëndimorë – posaqërisht Republika e Kosovës?  

 Keto qyteterime do t na duhen kryesisht per analizen tone ne kete veshtrim.

- Po sipas Hantington (1996) , me perfundimin e “ Luftes se ftohte (ideologjike) “ – u mendua se bota me ne fund e gjeti paqen e premtuar. Dhe pothuajse nje dekade mori fryme lirshem: - duke larguar friken nga kjo lufte , rritjen e bashkepunimit dhe ndryshimin e menyres se jeteses.

Po kjo nuk zgjati shume ( nje dekade) dhe mungesen e frikes nga kjo lufte e zëvendesoi – feja ( religjioni) dhe vlerat që grupet e shteteve i dallojne nga te tjerat ëe Hantington (1993) i quajti – qyteterime ( siç e cekem ne fillim.)

Ne kete aspekt ringjallje pati  religjioni islam (i fjetur ne dekadat e” luftes se ftohte”) e sidomos kthimi te rrenjet e tij qe prej disave u quajt – “ radikalizem islamik” . E poashtu u tha qe ky kthim prodhonte – aktet terroriste ( si SH.B.A – 2001, B.E me vone etj).

Kjo shkaktoi perplasjen e qyteterimit perendimor (SH.B.A dhe B.E) dhe atij islam (disa vende myslimane ne lindjen e mesme ) , ashtu siç e kishte parashikuar edhe Hantington (1996 – “Perplasja e qyteterimeve”). Perplasje kjo qe eskaloj ne konflikte e tragjedi deri me tash – me fillimin e pandemise.

Pandemia globale ( covid-19) eshte tragjedia me e madhe qe ka kapluar boten qe nga perfundimi i Luftes se II Boterore e deri me sot ne pergjithesi. Ne veçanti eshte demtuar si ne jetera njerezish edhe ekonomi – qyteterimi perendimor edhe pse pandemia se ka origjinen ketu ( sa dihet deri me sot).

Po çdo “ pësim e ka nje mësim”- në luftimin e  kësaj tragjedie ne qyteterimin perendimor,u angazhuan edhe pjesëtar të komunitetit mysliman e disa edhe u dalluan per perkushtimin e tyre ne shpetimin e jetëve ( Angli e gjetiu). Nga ana tjeter Turqia (me shumice myslimane) , u angazhua per te ndihmuar me materiale shëndetësore shumë të nevojshme ne luftimin e kësaj pandemie.

Gjithashtu nje shtet i vogel ,po me zemër të madhe në Ballkanin Perëndimorë – Republika e Kosoves (me shumice myslimane) , ështe tregimi më i suksesshëm i qyteterimit perendimor ne të gjitha fazat e shtetndertimit te saj dhe ruajtjen e paqes në regjion (B. Perëndimorë).

Njeherit Republika e Kosoves pati nje menagjim brilant te pandemise ne vendin e saj edhe me solidaritetin duke u mbështet në solidaritetin e ketij qytetërimi ne keto dite te veshtira (që dallon nga Serbia – ndikimi kinez).

Mendoj qe keto jane shkendija pozitive ne kohen qe ende vazhdon pandemia globale (covid 19) edhe pse me ritem më te ngadalsuar dhe drejt shuarjes se saj.

Po si do te jetë bota pas shuarjes se pandemise globale?. Me çka do te zevendesohet frika pas saj?. A do te mbreteroj paqja dhe solidariteti ne bote?

Apo do të shohim nje perplasje te re qyteterimesh , po me aktorë të tjerë?.

Jane disa argumente që flasin per nje perplasje mes qyteterimit perëndimor ( SH.B.A-ve n rend të parë) në njëren anë dhe qytetërimit mandarin - (Republikes popullore te Kines) në anën tjetër.Përplasje kjo për disa arsye e ne disa aspekte si :

  • Perplasja për shkak të pandemisë – Kjo per arsye se pandemia globale covid 19, sipas te dhënave u paraqit në Republiken popullore të Kinës ( Wuhan), ne muajin nentor 2019.

Kesaj i faturohen gabimet ( dyshohet me qellim) ne menagjimin jotransparent dhe vonesat ne paralajmerimin e shfaqjes se virusit qe shkaktoi pandemine globale. Ku demtimet më të mëdha ( njerzore dhe materiale) pësuan qytetërimi perëndimor në përgjithësi e SH.B.A – të në veçanti.

Vlenë të theksohet se : kjo vonesë në paralajmërim me kohe (vonesa prej 4 deri 6 javë – ku kritikohet edhe OBSH- ja), është bërë më qëllim që të humbin më shumë jetëra njerëzish dhe të dëmtohët ekonomia veçmas e SH.B.A – se dhe të humb statusin e superfuqisë globale.  

Deri në kohën kur po shkruajm këtë vështrim , vetëm në SH.B.A jane : 1.3 miljon të infektuar dhe rreth 80 mije te vdekur , ndersa dëmet ekonomike ende nuk mund të llogariten (11.05.2020).

  • Përplasja diplomatike – Edhe para fillimit të pandemise globale, diplomatët kinez sigurisht nga udhëheqësit e tyre partiak – morën detyrë që të tregohen më të ashpër . Kjo ashpërsi ndaj vendeve  nikoqire , qeverit e të cilave e akuzojne Republikën popullore të Kinës për shkeljen e të drejtave të njeriut  dhe kërkojnë  vendosjen e sanksioneve ndaj saj. Këto reagime të ashpra nuk janë në natyren e deritashme të diplomatëve kinez.

Këto reagime deri në kërcënime për pasoja në  bashkëpunimin tregtar, ambasadorët kinez bënë ndaj qeverive nikoqire në vendet si: Suedia, Kanadaja , SH.B.A etj.

Përplasja ekonomike, tregtare dhe teknologjike – Ekonomitë e vendeve të qytetërimit perëndimor ( B.E, SH.B.A ,Anglia etj) janë të lidhura ngushtë edhe me ekonominë e Republikës së Kinës. Prandaj kjo e fundit tenton të fus në rrjet ekonomitë e vendeve të B.E- së, duke anashkaluar SH.B.A – të , me qëllim tkurrjen apo dobësimin e ekonomisë së saj.

Kjo më shumë vërehet në fushën e tregtisë dhe infrastrukture me planet kineze për funksionalizimin e “ ish- Rrugës së mëndafshit” , për tregti me vendet e B.E (njëra pjesë e qytetërimit perëndimor) , duke përjashtuar SH.B.A (pjesa tjetër e qytetërimit perëndimor).

Me moton: “ Një brez, një rrugë”, kjo rrugë mendohet te filloje nga Europa drejt Ballkanit Perëndimor ( ende të paintegruar në B.E), Azi sidomos Lindjen e mesme ( të trazuar nga luftërat dhe sanksionet) dhe Azi jugore ( shtrirje e influencës kineze te shtetet si : Pakistani , India etj).

Si “ kalë troje” në vendet e B.E- së dhe vendet tjera me interes dominimi shërbejne rrjetet teknologjike me prejardhje nga Republika popullore e Kinës si kompanitë : Huaëei dhe ZTE – me produktin 5G. Në këto kompani  gjoja private multinacionale, në fakt janë në pronësi te partisë së punës ( së paku pjesa dërmuese e aksioneve të tyre). Ky rrjet teknologjik mund të përdoret si rrjet spiunazhi dhe per shtrirjen e dominimit te këto vende.

  •   Përplasja në garën e armatimit – Sipas këtyre treguesve do të pasoje edhe një garë armatimi në mes dy shteteve bërthama të qytetërimeve të tyre : atij perëndimor dhe mandarin ( sipas Hantington 1996) apo në mes SH.B.A – ve, si superfuqi e  vetme(ushtarake dhe ekonomike) dhe Republikës popullore të Kinës si hegjemoni në rritje (fuqi e madhe ekonomike e edhe ushtarake në rritje).
  • Kjo garë me gjasë do të sjellë te edhe nje “Lufte e ftohte” mes tyre e ndoshta do te shohim prap politiken e ndalimit apo frenimit të kundërshtarit ( si ish- Lufta e ftohte ne shek. e kaluar).
  • Sido të jetë kjo do te jete” perplasje e elefantëve” ,që shpresojmë të mos eskaloje në konflikt të hapur ( ishujt Parcelsus – deti jugor i Kines)

Si përfundim : derisa pandemia globale covid 19 , po shkon drejt fundit mbetet te shohim si do te jet bota pas saj? A do t ketë paqë dhe solidaritet, apo do të zgjërohen zhvillimet që i cekëm më lartë.

Shih për këtë mbetet te shohim në vitet dhe dekaden që po vjen…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat