Demagogjia përçarëse - shpifje dhe denigrim!

Opinione

Demagogjia përçarëse - shpifje dhe denigrim!

Nga: Zejnullah Jakupi Më: 14 qershor 2020 Në ora: 20:49
Zejnullah Jakupi

Shpifjet, siç e kam trajtuar në fillim të këtij viti me tutull; „Gjuha thyen eshtrat“, botuar në "Bota Sot" të datës 2 janar 2020, në të vertetë, nuk janë të gjitha fakte, sepse në mesin e tyre ka akuza, të folura e të përfolura në opinionin publik. Shpifja përbën një shkelje të drejtës ndaj një pale të tretë dhe kjo mund të interpretohet si kufizimi i lirisë së tjetrit dhe vlerësohet si dëmtim i cili e cenon palën tjetër në “nder e sedër” , mbështetur në të drejtën e jetës private dhe të drejta të tjera të garantuara nga Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut. Shpifjet e tilla po ndodhin gjithandej edhe për faktin se në Kodin Penal të Republikës së Kosovës akoma mungojnë nenet, të cilat sanksionojnë veprat e tilla penale, ku duhet të përfshihen edhe shpifjet dhe kërcënimet të bëra në opinionin publik, në media, të cilat u janë bërë dhe po ju bëhen personaliteteve të shumta politike, siç ishin ato kundër ish- kryeministrit Albin Kurti, të cilat u shpërndan gjithandej edhe në medie klasike dhe ato sociale. Për të sçaruar këtë fenomen, po sjellim dy shembuj të tjerë, aktual, të cilët janë tipik, të bërë nga njërëz me peshë, të cilët kanë instrumentalizuar propagandën politike kundër kundërshtarëve politik me shprehjet e tyre. Viktimë sërish është Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe tani edhe Kryeparlamentarja e Kuvendit të Kosovës z. Vjosa Osmani. Akuzat janë serioze edhe për faktin se ato vijnë edhe nga presidenti i shtetit Hashim Thaçi, i cili në emisionin "Rublikon" të Klankosovës më 09.06.2020 hodhi akuza kundër kundërshtarit të tij politik Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës duke ju veshur atyre akte terroriste se gjoja këta, të lartpërmendurit, i kishin planifikuar ato duke qenë anëtarë dhe bashkëpunëtorë të organizatës illegale „terroriste“ „Syri i Popullit“.

Deklarata të ngjashme u bënë edhe ndaj babait të Vjosa Osmanit, Raif Osmanit gjoja se ai kishte qenë pjesëtar i policisë së Kosovës në kohën e para luftës 1998/99. Në Emisionin Pressing T7 më 10.06.2020 u vërtetua, një ditë më vonë, se fotografia e botuar dhe e shpërndarë nëpër portale ishte një fotomontazh dhe se kjo fotografi ishte e dy policiëve serbë nga Kroacia (Knini) dhe nuk kishte të bënte fare me babain e Vjosës, Raif Osmanin, i cili para luftës kishte punuar si referent në Sekretariatin Komunal të Mbrojtjes Popullore dhe i cili, sipas Halit Baranit (Kryetarit të Këshillit rajonal për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Komunën e Mitrovicës) më 15 prill të vitit 1989 "ishte larguar si i papërshtatshëm për rezhimin e asaj kohe, për atë shtet, kur i larguan shumë shokë të tij".

Kur shpifjet prekin dinjitetin personal

Albin Kurti akuzohet, jo vetëm për vepra "terroriste", por ai u shantazhua edhe nga aspekti i jetës së tij private, siç u bë në prag të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019 e që kishte përqëllim të preket familja dhe dinjiteti i tij personal, ngjashëm, siç u bë me Reif Osmanin. Angazhimi i anëtarëve redikalë dhe propagandues, të cilët shfrytëzojnë metoda jo të dhunshme (por propagandistike), kanë synim krijimin e një psikoze të urrjetjes ndaj personaliteteve në fjalë, të cilët shfrytëzojnë, si akuzat të llojit "bashkëpunimi me akupatorin", mediografitë nga e kaluara, të cilat u shërbejnë propaganduesëve si një potencial propagandistik, për krijimin e dyshimeve, denigrimin e personalitetit në opinion. Qëllimi i kësaj kampanje është një luftë speciale e cila duhet, të ishte në gjendje, përmes saj, ta transformojë Albin Kurtin nga një patriot, njeri i mirë, faqebardhë, i sinqertë, tek një djalë që ka patur lidhje dashurie edhe me vajzën e një ish-ministri të policisë serbe, e cila kishte vrarë e masakruar shqiptarët gjatë vitit 1998/99. Nga kjo kampanjë shihet dhe mund të nxirret një mesazh se qëllimi i përhapjes së këtij lajmi, të trilluar, është, të arrihet instrumentizimi i dashurisë për hesape politike. Fillimisht, shpifja ka ardhur nga Serbia, sepse dihet se interesi i shtetit fqinj, i cili ka dëshirë, së paku, nëse nuk mund të bëjë luftë tjetër diversante, ta bëje këtë me propagandë dhe trillime, për ta penguar dhe diskreditur figurën e Albin Kurtit.

Përgjigja në pyetjen, nëse dhe në cilat kushte historike shoqërore, arrihet nga polarizimi tek politizimi është shumë e vështirë të jepet një përgjigje. Nga ky pikëvështrim do mund të thuhet se funksioni i saj bazohet tek "kthimi i mbrapsht“.

Prej nga rrjedhin informatat e pa vërtetuara?

Deklaratat e përhapura në media, së paku këto ndaj babait të Vjosa Osmanit, u demantuan shumë shpejt, brenda një dite. Në këtë rast instancat e larta të shtetit, gjithsesi, duhet t´i kenë burimet e dorës së parë të informacioneve të vërtetuara. Por, nuk dihet se nga rrjodhën ato, ose sa përqind të informatave, rrjedhin nga burimet e besuara e sa prej tyre janë të instrumentalizuara? Siç dihet, presidenti i shtetit dhe Kryeministri i marrin informatat nga AIK, e cila e ka obligim t´i mbajë ata të informuar për gjendjen aktuale politike, ekonomike etj. Këto informacione janë diskrete dhe nuk duhet të bëhen të njohura për publikun. Në shumë raste, presidenti, sikur tani, thotë se në çdo rast do t´i bëjë publike ato. Ndërsa, gazetari Adriatik Kelmendi në emisionin e tij në "Rubikon" Klankosova (09.06.2020) ja bëri me dije presidentit se ai po i përdorur ato për hesape politike kundrejt kundërshtarëve të tij politik. Gjithashtu nuk dihet nëse z.Thaçi është konsultuar ose ta kishte vërtetuar lajmin e shoqëruar me fotografi. Por, siç edhe ndodhi, ai e ka bërë deklarimin, aty për aty, dhe në fund u vërtetuar se informata nuk ishte e vërtetë, fakt ky i cili e bënë edhe më të komplikuar çështjen. E njëjta vlenë edhe për akuzat ndaj Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës, duke i akuzuar ata si pjesëtarë të “Syrit të Populli” se gjoja ata kanë përpiluar lista të likujdimit për t´i vrarë kundërshtarët politik dhe krerët e institucioneve të Republikës së Kosovës. Deklaratat e tilla duken të jenë më shumë informacione tendencioze ose më saktë, siç i quan Albin Kurti, shpifje. Në bazë të kësaj pikëpamje mund të konkludojmë se informacionet e të tilla nuk janë informacione nga agjencia intelegjente. Besohet gjithashtu se agjencia intelegjente nuk është e varur politikisht dhe nuk shpërndan shpifje dhe as informacione të pa vërtetuara dhe gjithsesi ajo duhet të jetë një agjenci profesionale dhe e pavarur nga ndikimet politike.

Gjithashtu duhet thekësuar se shumë vrasje gjatë dhe të pasluftës, për fat të keq, akoma pas 21 vitesh nuk u zbuluan, ose opinioni i gjerë nuk mësoi të vërtetën e plotë rreth tyre. Por, ka indikacione, sipas disa medieve se vrasjet shkojnë në nivelet më të larta politike ose janë kryerë nga individë ose grupe kriminale (Shih rastin "Bllaca"). Në realitet, këto ngjarje tregojnë se si funksionojnë grupet e interesit në Kosovë, lidhjet e shpeshta mes politikës, agjencive intelegjente dhe grupeve kriminale. Ato tregojnë gjithashtu edhe sensin e ndarjes së drejtësisë, analizuar këtu edhe atë të ndjekjes së ´fajtorëve´dhe mbajtjen e tyre në burg. Në dy rastet të burgosurit vetvriten (ose vriten) në burg, përkundër sigurisë së lartë, sepse në dy rastet do gjejnë mbështetetje brenda strukturave. Me që rast vihen në shprehje, hallkat e dobëta të sistemit të sigurisë.

Debatet televizive - si arena galdiatorësh!

Debatet në televizione, janë bërë si pista, arena gladiatorësh, në të cilat po ekzekutohen shpifje e kërcënime kundrejt kundërshtarëve politik, e kurrënjëherë të vërtetuara, e kundërta, siç ndodhë në SHBA dhe vendet tjera. Kjo tregon gjithashtu se drejtesia në Kosovë nuk do arrij kurrë ta thotë fjalën e vet. Ndërsa dihet mirëfilli se drejtësia në vendet Perëndimore vonon por ajo megjithatë arrin, sepse të gjithë ja kanë frikën shtetit ligjor dhe askush nuk është mbi ligjin. Mbi të gjitha një gjë dihet dhe kjo e lartëson artin e shprehjes në vendet me demokraci të konsoliduar ku pushtetet janë të ndara (e kundërta e asaj çfarë ndodhë në Kosovë). Shembull frymëzues në këtë drejtim janë SHBA-të, ku media është oponent i qeverisë dhe i shërbimeve sekrete ose i grupeve ekonomike. E në realitet, medias i frikësohen të gjithë; shteti, qeveria, kompanitë e ndryshme dhe bandat e krimit. Media, dhe kritika duhet t´i shërbejnë shtetit dhe qeverisë vetëm si pushtet, si kritikë, për ta përmirësuar dhe për ta jetësuar demokracinë ideale të cilën, siç është dëshmuar në shumë shtete dhe, siç i përmendëm më lart, kanë arritur stadin më të lartë të jetësimit të saj, më shumë se në çdo shoqëri tjetër të globit.

Por, mbase shteti duhet të jetë mbi ligjin, kjo do të thotë se edhe akterët institucionalë janë shërbëtorë të shtetit. Pra, edhe agjencitë inteligjente nuk duhet të jenë në shërbim të politikanëve, pra as të presidentit dhe kryeministrit, por ato duhet të jenë në interes të shtetit. Në një rast kur presidenti apo kryeministri, të cilët shërbehen me informata nga agjencia intelegjente, do të tradhëtonin interesin shtetëror, shërbimi sekret duhet t´i largojë ata nga skena politike, por gjithsesi kjo nuk po bëhet realitet, andaj duhet një reflektim ligjor në këtë aspekt, i cili e vë shërbimin intelegjent mbi interesa partiake, klanore e grupore.

Fuqia e dashurisë është liri dhe vullnet!

Ta përkujtojmë thenien e Georg Wilhelm Friedrich Hegel, drejtuar autokaratëve dhe despotëve se liria,por as dashuria, nuk shkon me arbitraritet. Edhe krimineli vepron i lirë, por veprat e tija nuk janë të arsyeshme, janë krime. Dashuria është liri dhe vullnet. Vetëm ata që janë të robëruar në mendje, me teke shizofrene, manipulante dhe intrigante, përdorin argumente alternative (rrena, shpifje). Njerëzit e tillë kanë deficite personaliteti dhe mund të quhen si njerëz me karakter të sfiduar (!).

Pyetja kryesore e cila duhet të shtrohet në lidhje me temën "përhapja jo e dhunshme e konfliktit social, pëmes propagandës", ka të bëjë me ate nëse përhapja e informatave të tilla është një instrumentalizim i mirë apo i keq? Për të qenë në gjendje t´i japim përgjigje opinionit, duhet kthyer në kontradiktë imanente dilemën me moton; çfarë prodhon "fuqia e lirisë e informacionit dhe ajo e dashurisë" e kuptuar në mënyrë instrumentale; pse dhe për çfarë po instrumentalizohet ajo?

Sikur mjeti sfidon llogaritjen e qëllimit. Është e qartë nëse përdorimi i kësaj historie bëhet për një "Kauzë të keqe", në një varësi nga qëllimi, nga i cili bëhet i mundur martirizimit si një vetëflijim dhe nuk pyet njeri, nëse është e nevojshme, të pretendohet se nga kjo kampanjë nuk do jetë ai viktimë e komunitetit konfliktnxitës, kur të gjitha mjetet e tjera janë të egzagjeruara. Kërkimi i konflikteve, i cili kërkon të eksplorojë mundësitë dhe kufijtë e stabilitetit politik, ka synim ta bëjë dështimin e bërëjes së qeverisë temë qendrore e lëngëzimit kufitar etiko-moral të ish-kryeministrit në kontekstin e dashurisë, por edhe të lirisë së politizuar.

Në këtë kuptim ushtrohet"dhunë spikologjike“ e mendjes" e cila është thelbësisht e ndryshme nga dhunimi fizik, por edhe kjo prapëseprapë është Dhuna, sepse kërkon të zhdukë një urdhër, një gjendje nga i cili disa njerëz nxjerrin Përfitim. Ndërsa atij i kërkohet padiktueshëm të „rezistojë ”, kërkesë e cila fillimisht mund të keqkuptohet si një ftesë për pasivitet, për nënshtrim të „këndshëm“. Por, të keqes nuk duhet t´i përgjigjemi me të keqen, por me të mirën, jo me urrejtje, por me dashuri.

Pra, nëse "dashuria" rekomandohet të prishë spiralen e dhunës, atëherë "dashuria" shënon pikërisht atë dyshimin e heshtu për përmirësimin e rrethanave thjesht duke hequr ose luftuar dhunën, të keqen, ose marrëdhëniet (të cilat i shkatërron dhuna strukturore). Meqenëse të njëjtat nuk janë të këqij për të gjithë. Përfituesit do të jenë në gjendje të legjitimojnë vetë dhunën e tyre si kundër-dhunë dhe kështu do marrin miratimin. "Refuzimi", "shfuqizimi" dhe "eleminimi" mund të ndryshojnë formën e jashtme të padrejtësisë, por nuk ndryshojnë asgjë në parim..!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat