Traumat e luftës në Kosovë kanë lënë pasoja kronike dhe mentale te popullata!!!

Opinione

Traumat e luftës në Kosovë kanë lënë pasoja kronike dhe mentale te popullata!!!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 14 qershor 2020 Në ora: 20:52
Ismail Muqiqi

Gjatë vitit 1999, kur Serbia na ndoqi nga trojet tona dhe populli i Kosovës u shpërnda gjithandej për të shpëtuar nga barbaria serbe, pata fatin që edhe unë me familjën time të strehohem në Shqipëri.

Në cilësin e Kryetarit të Shtabit të Refugjatëve, pata shumë takime me Organizata Ndërkombëtare të cilat kishin ardhur me misionë të Organizatave të Kombeve të Bashkuara për ti ndihumar Refugjatët.

Më kujtohet takimi me mjekët pa kufi të Organizatës Botërore të cilët na këshillonin se si të mbrohen Refugjatët nga pasojat e traumave të luftës të cilën e kishte shkaktuar Serbia.

Parashikimet e këtyre ekipeve të mjekëve ishin se pasojat e luftës do të manifestohën në traumat e njerzve dhe do të shkakëtojnë probleme dhe sëmundje kronike dhe mentale.

I përmenda këto argumente të cilat po e vërtetojnë edhe këshillat e Organizatës Botërore të Mjekve pa kufi.

Pas 21 viteve njeriu përmes mediave të shkruara dhe atyre elektronike gjatë lajmeve të përditshme dëgjon se në këtë fshatë apo komunë ndodhi vrasje ku vllau e vret vllaun, ku djali e mbytë babën apo nënën, ku një i qmendur i therri 2 apo 3 persona, ku u kindapue një femër adoleshente apo ku u gjet automjeti i djegur për të humbur gjurmën e krimit, këto top lajme që nga paslufta ndodhën në shumë lokalitete dhe Komuna të Republiks së Kosovës e kjo tregon se personat e traumatizuarë paraqesin problem dhe rrezikë për familjen dhe shoqërin në përgjithësi.

Në jetën e përditshme dëgjohën rrëfimet e njerzve të cilët gjatë komunikimit mes veti në plan të para shprehin gjendjën akute të raporteve ndërmjetë njerzve, i dëgjonë njerëzit duke thënë: "A'thua ç'ndodhi me ne na ka humbur dëshira dhe vullneti dhe dashnia ndëmjetë nesh"?

Eshtë prezentë ky fenomen i cili e ka shkëputë rrugën gjenerale shekullore të traditës shqiptare.

Odat e burrave ku tuboheshin burrat e familjës, farefisi, miqët dhe shokët pothuajse më nuk ekzistojnë në familjet tona vizitat dhe ndejat e dikurshme tani janë shëndrrue vetëm në formalitetet dhe improvizim deri tek oborri i shtëpisë.

Mjerishtë fjala dhe autoriteti i pleqve dhe gjeneratave të vjetra është degraduar skajshmërishtë.

Respekti dhe mëshira ndaj prindërve ka kohë që është zbehur kudo në familjet tona ky ndryshim i mendësisë dhe i vetëdijës të ndriimit të gjeneratave është me plotë defekte morale dhe njerzore dhe paraqet rrezik patologjikë për shoqërinë në përgjithësi.

Duhet ta përkujtojë një thënje të Hoxhë Mustafë Brainës një misionarë i njohur i fesë i cili kishte thënë se: "Do të vjenë një kohë që një pjesë e njerzëve do të jenë të krisur (të çmendurë) por mjerishtë asnjë nuk do të jetë i lidhurë".

Të gjitha këto që i përmendum e kanë zanafilin nga traumat e luftës e cila përpos që shkakëtojë shumë viktima në njerëz, dhuna serbe shkaktojë edhe shumë dëme psiqike tek qytetarët e Kosovës.

Kjo gjendje shifet kudo në psiqikën dhe temperamentin e njerzve të cilët janë të padurushëm dhe nuk kanë kontrollë në situata të caktuara me rastin e debatit apo komunikimit për qështje të ndryshme të raporteve ndërnjerzore të cilat i sjellë jeta.

Ky temperament i gjendjës psiqike ka arriturë edhe në shkallën më të lartë të shtresave të popullatës ka depërtue thellë edhe në skenën politike dhe instuticionale të sistemit politikë të Republikës së Kosovës. Prandaj mu kujtua një thënje e Kim Mehmetit poetit të njohur nga Maqedonia i cili në një deklarat me mjetet e informimit kshte thënë se: "Një numër i politikanve shqiptarë nuk duhet votuar por ata duhet shëruar nga sëmundjet psiqike dhe patologjija që kanë".

Në fund të këti vështrimi mendojë se një nga qështjet më prioritare që i duhet Kosovës padyshim është edhe gjendja shpirtërore psiqike dhe shëndetësore e popullatës e cila kërkon trajtim dhe edukim përmanent për tejkalimin e kësaj krize të paparashikushme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat