Thaçi me akuza ndaj Kurtit: Iu afrua tepër Serbisë!

Opinione

Thaçi me akuza ndaj Kurtit: Iu afrua tepër Serbisë!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 15 qershor 2020 Në ora: 18:48
Sherif Ramabaja

Këto ditë presidenti i Kosovës e vizitoi Shqipërinë dhe në pyetjet se si u rrëzua qeveria Kurti ai tha se, Kurti e rrëzoi vetëveten, nga gabimet e veta. Presidenti Thaçi e përmendi edhe rastin:  Kurti iu afrua së tepërmi Serbisë.

Një supozimi tillë të bën të mendosh se me çfarë argumenti kryetari i Kosovës Thaçi, e arsyeton deklaratën e tij. Ka argumente të cilat nuk i prezentoi, apo më tepër është kjo një gjuhë Stalinisto– Enveriste, për t´i njollosur dhe degraduar të tjerët.

Nukështë se duhetmbrojtur Kurtin, nëse ka bërë gabime, po ta akuzosh se iu afrua Serbisë, këtë nuk mund ta besoi asnjëri.

Akuza të tilla përdorte vetëm UDB në ish Jugosllavi dhe Shiku në Shqipëri për t´i burgosur, eliminuar dhe për të mbjellur frikë.

Nëse dikush vërtetë i është afruar Serbisë, këta janë vetë kryetari e Kosovës Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë Rama.

Ne nuk jemi kundër kontakteve me Serbinë, dialogut dhe bisedime, po ne kërkojmë që me nëri- tjetrin të jemi në rangun e njejtë.

Thaçi, është ai që u paraprinë pazareve me Serbinë dhe populli e ka humbur besimin në te, sepse ai gjatë bisedimeve me Vucicin, deklaronte se ndarja me Serbinë do të jetë e dhimbëshme, duke lënë të nënkuptohet se ne do të humbim territor.

Po ashtu flitet se Thaçi ndodhet nën presionineGjykatësSpeciale, prandaj për ta shpëtuar veten,detyrohet t´i bëjë lëshime si perëndimit, po ashtu Serbisë, kuptohet në dëm të interesave të Kosovës.

Kryeministri i Shqipërisë Rama, që Shqipërinë e ka sjellur buzë greminës, po ashtu pa kurrfar turpi, përpiqet për minishengenin me Serbinë, duke dëmtuar interisat vitaletë Kosovës dhe mbarë shqiptrëve.

 Ai shkon edhe aq larg, sa të tërë shqiptarëve mundohet t´u hedh hi syve, gjoja se shqiptarët nuk po ecin me kohën dhe të ardhmen.

Kurti në kohën sa ishte kryeministër e largoi taksën e mallrave me Serbinë dhe e vuri reciprocitetin. Nuk është bërë kurrfar barometri politik për ta vlerësuar se, a e përkrahin qytetarët e Kosovës reciprocitetin ndaj Serbisë, po përshtypja është se mbi 70 % do ta aprovonin.

Kurti nuk ngutej të hynte në bisedime me Serbinë pa u arritur parametrat për dialog, sipas tij, qëkuptohet ishte në kundërshtim me agjendën e ambasadorit Grenell.

  1. Kurti ka pasur alternativë, t´i filloi bisedimet sipas kërkesës së administratës amerikane, duke bërë përpjekje që ta bind ambasadorin Grenell,për kërkesat tona, përtej të cilave nuk mund të kalojmë.
  2. Të kërkoi që presioni të mos jetë i njëanshëm, vetëm ndaj Kosovës.
  3. Të kërkoi që Serbia ta ndërprej fushatën e egër ndaj Kosovës.
  4. Të kërkoi pak kohë që ta unifikoi spektrin politik në Kosovë, duke përfshirë edhe pozicionin e presidentit të vendit etj.

Ne mund të spekulojmë, por a ishin veprimet e mençura të Kurtitit,apo taktizim për ta pritur rezultatin e zgjedhjeve në SHBA, në nëntor të këtij viti, mbetet të dëshmoi koha.Ishte dyshimi që administrata amerikane kësaj rradhe ngutej, duke i bërë presion vetëm Kosovës, kurse Serbia diktonte kushte.

 Në anën tjetër është bindja se presidenti Trump ka “marrëdhënje miqësore ”me Putinin dhe ndoshta do të ishte momenti ideal për arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi , pa e pritur rastin e zgjedhjeve në nëntor, që ndoshta e kishte synim Kurti.

Kurse ëndërra e Thaçit t´ia bashkoi Kosovës Preshevën, Bujanocin e Medvegjen dhe mos ta cenoj territorin e Kosovës mbetet vetëm dëshirë.

Të njejtën ëndër e ka edhe Serbia, ta ndaj Kosovën ashtu si ajo dëshiron dhe të mos e cenoi, asnjë milimetër territor të saj.

Ta akuzosh pra Kurtin pa asnjë dëshmi, se iu afrua Serbisë më shumë se çduhet dhe vetë t´i bësh pazaret me Serbinë, është akuzë që se kapërdinë dot askush. Mali vesh ka, e populli ka sy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat