Deklarata e ish të dërguarit të BE-së për Kosovën, z. Wolfgang Pëtritsch, me bisht!

Opinione

Deklarata e ish të dërguarit të BE-së për Kosovën, z. Wolfgang Pëtritsch, me bisht!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 15 qershor 2020 Në ora: 22:25
Fatmir Bajraj

Proceset integruese, liberalizimi, sfidat dhe procesi i dialogut Kosovë Serbi për një marrveshje gjithëpërfshirëse e cila rezulton me njohje reciproke !

Se Kosova si pjesë e Ballkanit Përendimor, apo e Gadishullit Ilirik, siq e quajm ne më të drejtë, ka nëvojë imediate ; pëmbylljen e dialogut me Serbinë me një marveshje gjithëpërfshirëse e cila n'fund do kishte si rezultat ; njohjen reciproke, kjo s'do mënd, por kjo nëvojë dialogu për palet, nuk do të thot se Kosova është n'pozitë inferiore dhe aq më pak, objekt i dialogut, përkundrazi !

Kosova është subjekt dhe palë n'dialog dhe jo plaqkë n'tavolinën e dialogut n'Brukselit !

Pavarsisht deklaratave n'kontinuitet të Presidentit Thaqi n'lidhje me përfaqësimin dhe përfaqësuesit e BE-së n'dialog, dhe mosliberalizimin e vizave për qytetarët e Kosoves, një gjë dihet ; mosliberalizimi vizave për qytetarët e Kosoves, është një deshtim i BE-së karshi Republikës së Kosoves dhe qytetarëve t'saj, të izoluar dhe t'getoizuar padrejtësisht nga ana e BE-së, pas pëmbushjes së të gjitha kritereve të Komisionit Europian, 95 sosh, dhe të cilat ishin kritere përtej atyre që kishin plotësuar vendet e rajonit.

Riskun e fajit, duhet ta marrin edhe klasa politike e vendit, e cila në momentet vendimtare, atëherë kur i vetmi kriter për liberalizim të vizave kishte mebetë Demarkacioni me Malin e Zi, opozita e atëhershme e Qeverisë Mustafa, VV,AAK dhe NISMA, kishin pënguar ratifikimin e Marrveshjes së Demarkacionit me t'gjitha mjetet demokratike dhe jodemokratike, n'parlament dhe jasht parlamentit, dorën n'zëmer ; të ndihmuar me mos votën pro, edhe të ca kasnecëve t'LDK-së në Parlament, pretekst ky të cilin pëdori partneri joserioz dhe jo besnik i LDK-së, PDK-ja e Hashimit & Kadrisë, për ta rrëzuar Qeverinë ma t'sukses'shme në historinë Kosoves, Qeverinë e Kryeministrit, akademik Isa Mustafa.

Rrëzimi i Qeverisë Mustafa, ishte thikë pas shpine e PDK-së, përkundër marveshjes së koalicionit, e cila definonte dhe specifikonte qartë, voten kunder çdo mocioni kunder Qeverisë.

Ky ishte rasti i parë i lëshuar për liberalizimin e vizave për qytetaret, dha përgjegjësia mbetët mbi gjithë tjeret dhe kasnecet e LDK-ë, përveq LDK-së së mbetur asokohe.

Herën tjeter, pas rrëzimit të Qeverisë Mustafa dhe ardhjes n'pushtet të PAN-it, ratifikimi i Marveshjes së njëjtë të Demarkacionit me Malin e Zi, kaloj nga e gjithë ish opozita e cila deri dje e kishte kundershtuar fuqishëm, dhe poashtu edhe nga kolona e pestë n'LDK, pasi që Qeveria Mustafa tanimë ishte rrëzuar dhe ata të cilet nuk votuan Kryeatarin e vetë për Kryemnister dhe as Demarkacionin me Malin e Zi, derisa ky i fundit ishte Kryeminister, e votuan me t'dy duart t'njëjtën Marveshje Demarkacioni dhe me t'vetmin ndryshim, Ramushi Kryemnister.

Edhe LVV-ja e Kurtit, nuk kundershtoj dhe nuk rezistoj ratifikimin e t'njëtes marveshje, ngase ajo tanimë ishte projeksion i PAN-it dhe i Kryemnistrit Haradinaj dhe jo i Kryemnistrit Mustafa.

BE-ja nuk mbajti fjalën, shtoj kriteret, kompleksoj procesin.

Agresiviteti i Serbisë ndaj Kosoves dhe qeverisja skandaloze të PAN-hajnisë se Kryemnistrit Haradinaj, i dha hapësirë Serbisë së përkdhelur nga Bashkësia Nderkombëtare që ta sfidoj Kosoven në proceset e antarsimit në organizata nderkombëtare (Interpol) dhe në procesin skandaloz të ç'njohjeve ndaj shtetit të Kosoves.

Përgjigja me tarifat 100% për produkte nga Serbia për politiken agresive t'saj kunder Kosoves, dhe më vonë si instrument që pengoj korigjimin e kufijëve, alias ; copëtimin e Kosoves, një plan serb ky të cilin fatkeqsisht e mbeshteti presidenti Thaqi dhe Kryemnistri shqiptar, Edi Rama.

Kerkesa e SHBA-vë dhe BE-së, dhe n'veqanti e Kancelares Merkel që të pëzullohet tarifa dhe t'i hapet rrugë dialogut që për kompenzim kishte liberalizimin e vizave për Kosoven, nuk u bë për shkak se Kosova dhe Qeveria Haradinaj, refuzoj pëzullimin e tarifave dhe vendi shkoj drejt izolimit, për çfarë ra edhe Qeveria Haradinaj, duke mbajtue tarifat dhe lëshuar rastin e kapitalizimit të saj me liberalizim.

Tarifen e hoqi gjysëm kabineti i qeverisë Kurti, n'detyrë, pa asnjë përfitim.

Ish Kryemnistri Kurti, nuk e hoqi tarifën, e cila ishte kthye n'barierë dhe n'pengesë të rifillimit të dialogut të mbikqyrur nga SHBA-të, në kohën optimale, por për arsye populiste dhe absurde e prolongoj heqjen, dëmtoj koalicionin, shkaktoj prishjen e koalicionit dhe shkarkimin e Qeverisë, për ta hjekë ma vonë dhe për vetëm pak javë tutje, nga pozita e Kryemnistrit të shkarkuar nga mbi 85 deputet të Parlamentit dhe pa asnjë përfitim për vendin.

Ish Kryemnistri n'dorëheqje, aplikoj masen e reciprocitetit me Serbinë, një ditë pa braktisur zyrat e kabinetit, për ta dëmtuar Qeverinë Hoti dhe Kosovën dhe relacionet e saja me partneret strategjik, për një grusht ma shumë apo ma pak vota.

Kryemnistri Hoti, hoqi barrierat e dialogut dhe ri-ktheu besimin dhe partneritetin jetik me SHBA-të dhe BE-në !

Heqja e mënjehershme e reciprocitetit nga ana e Qeverisë së Dr.Avdullah Hotit, u mirëpritë nga klasa politike n'vend, përjashto LVV-në e Kurtit, por edhe nga BE-ja dhe SHBA-të përtej Atlantikut.

Një vendim racional dhe i guximshëm i Kryemnistrit Hoti, hapi shtigjet drejt ri-kthimit të besimit të partnerëve tanë ndaj Kosoves dhe Qeverisë së Republikës, për çfarë u përgëzua nga partneret strategjik dhe efekti i parë ekonomik, ishte zhbllokimi i fondeve të MCC-së dhe gadishmerisë së shafaqur për bashkpunim nga ana e gjithë partnerëve të cilet kanë ndihmuar rrugëtimin tonë deri këtu.

Synimi i Kosoves, integrimi n'BE, por kjo e fundit deshtoj në udhëheqjen e dialogut !

BE-ja, ka deshtuar ta drejtoj dhe dergoj në finale dialogun Kosovë-Serbi, të cilin e filloj si teknik dhe për normalizim të mardhenjeve, për të përfunduar në një qorrsokak me idetë serbe për korigjim kufijsh dhe hapje të "Kutisë së Pandores", për çfarë involvimi i SHBA-vë ishte imediat dhe e vetmja mundësi për tejkalimin e ngerçeve të palëve n'dialog, Kosovë-Serbi !

SHBA-të, permes përfaqsuesit special për Ballkanin, z. Palmer dhe të derguarit special të Presidentit Trump, ambasadorit amerikan në Berlin, Richard Grenell, i kanë dhënë një shtytje dhe impuls pozitiv këtij dialogu e cili duhet t'filloj sa më parë dhe t'cilin do ta drejtoj Kryemnistri i Republikes së Kosoves, Dr.Avdullah Hoti.

Jo z.Petrich !

SHBA-të, PO, por jo edhe Rusia n'dialog !

Në një dialog në Bruksel : Kosovë-Serbi, dhe t'mbikqyrur nga BE-ja përmes përfaqsuesit të BE-së, z.Lajqak dhe nën kujdesin dhe përgjegjësinë e SHBA-vë, përmes ambasadorit Grenell, gjasat për një Marveshje e cila do rezultonte me njohje reciproke, janë reale dhe të pritshme, gjë që kurr s'do jetë e mundur me Rusinë si participuese dhe pjesmarëse n'tavolinë e bisedimeve, ngase kjo e fundit, nuk e ka qellim marrveshjen gjthperfshirëse, por minimin e procesit dhe deshtimin e tij.

SHBA-të nuk janë në krizë, dhe kurr s'kanë patur krizë n'raport me Kosovën, e sidomos me statusin e saj pas pavarsisë, krizë që përcjellë BE-në si pasojë e heterogjenitetit dhe jo-unitetit brënda Unionit që ta njoh Kosoven si shtet sovran dhe i pavarur, përkunder faktit se tëgjtha vendet e BE_së, përveq 5 vendeve, e kan njohur shtetin e Kosoves.

BE-së i mungon uniteti ndaj satusit të Kosves !

BE-ja duhet fillimisht të arrij një konsensus brenda unionit që të njihet shtetësia e Kosoves dhe t'kaloj nga pozita e neutralitetit të kushtëzuar nga 5 vendet jo-njohëse, poqese e ka seriozisht, dhe poqese do që t'jetë partner i barabartë me SHBA-të të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosoves.

Nonsensi është këtu : Nuk mund të kerkoj BE-ja nga OKB-ja dhe vendet anëtare të Këshllit të Sigurimit të OKB-së, të cilat nuk e kanë njohur Kosoven si shtet, siq është Rusia dhe Kina, derisa vetë nuk e njeh si BE !

As Rusia nuk mund të jetë në tryezen e bisedimeve, derisa Kosova është shpall shtet nga një proces nderkombëtar dhe nga Pakoja për Pavarësi e ptresidentit Ahtisari, dhe kjo nuk e njeh Kosoven dhe shtetësinë saj.

Biles nuk e njeh, edhe pas vedimit këshillëdhënës të GND-së, i cili legjitimon aktin e pavarësisë së 17 shkurtit 2008 dhe shtetësinë e Kosoves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat