Kush po e përfaqëson Kosovën në Uashington?!

Opinione

Kush po e përfaqëson Kosovën në Uashington?!

Nga: Hafiz Shala Më: 16 qershor 2020 Në ora: 19:33
Hafiz Shala

Kosovën në Uashingtonë po e përfaqësojnë, të pakurrizorët, nga ata të akuzuarit për krim, korrupcion dhë pasurim të jashtëligjshëm, për ta frikësuar e disciplinuar popullin na e përseritëshin parollën, “ kështu po e kërkonë Amerika” ose, kush është ai i cili po donë më na qartë më Amerikën, ose, Albin Kurti, “ është antiamerikan”.

Pse u “ bë antiamerikan” Albin Kurti. Cila na ishte arësyeja e shumë pyetje, pa përgjgjije. Sepse, ai, që në fillim, në mënyrën ma të sinqertë, në të vërtetë, ate që jau kishte premtue e thënë publikishtë popullit gjatë fushatës së, nuk do të këtë as diskutim për qeshtje të kufijve, ndërsa, presidentët, të bisedojnë pa harta.

 Këtë, na, nuk do ta lejojmë?! Thojshin antiamerikanët që nji kohe të gjatë si enverista, Amerikën e kanë pasë halë në sy.

Për cilën Amerikë?! Amerikën e Grenellit e të Trumpit! Ajo, nuk është Amerika e vërtetë. Ju, po e shifni së cila është Amerika e ditëvë të sotit, e cila, 61% nuk e përkrahin  Presidentin Trump, prandaj, mullani i ajur më shekuj e vite, tani e gjeti kohën të qpërthejë.

Për ta amortizuar këtë shpërthim, i cili, njiherit fillojë si pakënaqësi e popullit më ngjyrë por, ajo, fuqimishtë u përkrah edhe nga pjesa tjetër shumicëe popullatës së bardhë që, ishte mrekulli dhë shpresë së, politikat diskriminues të Trumpit dhë, edhe të tjerve, do të përfundojnë.

Për neve kosovarve, do të jetë fatëzezë sepse, zoti Grenell, po mundohët ti krijojë Presidentit Trump “ trofe” në politikën ndërkombëtare mbi kurrizin e populit shqiptar të Kosovës.

A ka hipokrizi ma të madhe në këtë shekull?!

E kush ishin ata “na” që po flasin e dojnë të flasin në ëmër të popullit të Kosovës?!

Ata, tëcilët populli i injorojë, jau shprehu mosbesimin dhë, ata, të cilët akuzohën për të bëmat ma të zeza kundër popullit të cilin e sunduan për 20 vite.

Ata, pra, e rrëzuan qeverinë e popullit dhë e instaluan qeverinë e cubave dhë të kriminelve. Ata, të cilët, e shtrinë kurrizin për të kalue mbi ta që ti fshehin këto të zeza, ata të cilët janë në gjendje më pranue gjithëqka pér ti amnestue për krimët ndajshqiotarve pra, edhe kriminelët serb, pér ta shpetue vetën. Ata të cilët u murrën vesh ta coptojnë e sakatojnë Kosovën ose, ata, të cilët pjesën ma të frytshme të Kosovës, sipas disa informatave, dojnë ta lënë pa pronar, apo, më partner të përbashkët, ose, nji Rezolutë e re e ngjajshme më atë të 1244-shit ndoshta, përseri, për nji pjesë të Kosovës, ku do të instalohën ndërkombëtarët që të jenë dorzanë së, mos të “ngatërrohën” serbët dhë shqiptarët, anipse, Mitrovica, faktikishtë është e ndar që nga viti 1999 nga  “presidenti” i sotit më kryeshikistin i cili, e vazhdonë zanatin e tijë edhe në këtë kohë.

 Në veri, mundë të shkoshë, vetëm më pelqimin e Rakiqit apo ndonjë Rakiq tjetër i cili, nuk do ti njef institucionet e Kosovës mu ashtu sikur sot.

Ata të cilët, jamë ma së i bindur që, nën parollën së këtë po e kërkonë Amerika, është ndikuar, lexo shantazhuar, edhe Gjykata Kushtetuese e cila, për horllekun e tyre të kërkuar nga kryehori i Kosovës, sollën mëndimin të cilin e sollën e, që Kosovën e qveshën nga sovraniteti, duke e hjekë reciprocitetin si nji elemet qënjësorë të sovranitetit të cilin e përdorin të gjitha shtetët në marrëdhënie bilaterale, dhë, kështu, e vunë në pyetje, integritetin teritorial.

Më 27 qershor në Shtepinë e Bardhë, ftohën të dy shtetët të  armiqësuara më shekuj por, më status jo të barabartë pas hjekjës së tarifës dhë reciprocitetit, për të arritur nji marrëveshje “paqësore afategjatë dhë gjithëpërfshirëse”, ku, Kosova është e qveshur nga shtetësia, Serbia e avansuar dhë e përgëdhelur nga zoti Grenell, më ndihmën dhë angazhimin e “ presidentit”, kryehor më klanin e horave tjerë.

 I dërguari speciale i Presidentit Trump i cili, jo vetëm që e rrëzojë qeverinë Kurti në kohë pandemie por, në bashkpunim më ata që akuzohën për krim dhë korrupcion, pasurim të jashtëligjshme, besojë, duke patur informata të mjaftueshme për të kaluarën e tyre por, dhë të ardhmën e tyre, nese funkcionon drjetësia e pa kapur, pjesën tjetër të jetës, do ta kalojnë prapa grillave. Mëgjithate, e vazhdojnë më agjendën kundër interesave të Kosovës.

Në ëmër të kuajtë flasin “presidenti”( 18.7% përkrahje nga populli), dhë, kryeministri i kontrabanduar i cili, nuk e ka përkrahjën as nga partia e tijë në bazë të numrit te votave në zgjedhjët e fundit, nese nuk gabojë, diku në vëndin e 12 -të e, as nga shumica së popullit pasi, udhëheqjën e zgjedhur nga sovrani, e qitën në “opozitë”, për ti plotësuar  oreksët e tyre përsonale e kundër interesave të shtetit e  popullit, për ta vazhduar më vjedhje e  pasurim të jashtëligjëshëm.

A është populli i njohur më agjendën e bisedimeve, temave dhë, “tabu” temave të cilat, as që do të duheshin ti hapnin, si ajo e korigjimit apo ndarjës, apo, statusi i pasurive kryesore, si Trepqa e Ujmani, të mbesin pa pronar ose të ipën në shfrytëzim më dorzan sikur më Kanunin e Lekë Dugagjinit kur, fqinjët hasmohëshin, athere, ata përcillën më ndore( me dorzan), që, do të thotë, nese duhët të lavrohët ara, dikush i huaj duhët të jetë prezent aty e jo ai vetëm.

 

Prej të gaqmës, veresi, i thojnë kësajë.

 

 Më fajin e atijë i cili, pas gjithë atyre dëmëvë, shkeljeve të Kushtetutës, kërcënimi, presioni dhë shantazhimi ndaj deputetit për ta sigurue votën shpetimtare të “ qeverisë”, haptas gjoja së bënë lobim, për habi, qëndronë në krye të shtetit. Gjykata Kushtetuese, këtë, nuk e shef.

Pasi ky e ka kap shtetin më klanin e tijë, as nuk ka gjykatë, as prokurori e as Gjykatë Kushtetuese, të cilat mundë të ja luanjë karrikën.

Athere, kush tjetër mundë, duhët dhë, është legjitim që ta bejë këtë, përpos popullit.

Si ta bëjë këtë? Të organizohët në demonstrata gjithëpopullore më ultimatum: të largohët nga posti i  “presidentit” që të shpetohët Kosova ose, do te largojmë ne.

Ti thuhët haptas së, ky njeri, nuk ka legjitimitetët ta prezentojë popullin e Kosovës. Nuk ka legjitimitët të bisedojë më Serbinë si mërcënar i sajë dhë, si njeri i cili fshehtas ka biseduar për qeshtje kufijsh më Vuqiqin, duke i demantuar por, duke harruar së ate e ka thënë haptas, prandaj, edhe përqindja e përkrahjës nga populli, nuk ja jep këtë të drejtë.

Në këto rrethana kur po bisedohët për fatin e shtetit të Kosovës, e ato bisedime, sipas dinamikës, sipas atijë që po mendonë të ndërmjetësojë, zoti Grenell i  cili, e injorojë popullin shumicë, për tu dalë zot individve të cilët populli me 6 tetor i largojë dhë, ka zero(O) besim ndaj tyre.

Në anën e kuajtë je zoti Grenell?! Sipas gjendjës momentale në SHBA, ti, nuk je as më popullin amerikan sepse, kjo nuk është Amerika e cila duhët të ishte. Administrata të cilës i takonë, e sollët në këtë gjendje në të cilën, kurrë ma parë,nuk ka qënë.

Po donë më na i zgjedhë problemet më shekuj të grumbulluar, për të përfitue poena për bosin tënde, e fatin e Kosovës e kë qitë në bixhoz.

Mërgata shqiptare në SHBA, seriozishtë ë duhët të mendojë . që, më 27 qershor, të organizohët nji demonstratë të fuqishme para Shtepisë së Bardhë, duke ftuar përfaqësues të Kongresit dhë Senatit për të ja bërë më dije të dy instancave të fuqishme, pra, Kongresit dhë Senatit së, nga Administrata e Presidentit Trump, është duke u zhvilluar nji politikë kundër interesave të shtetit të Kosovës, në kundërshtim më politikën zyrtare amerikane, pa pëlqimin dhë aprovimin e shumices së popullit, të cilën e kemi krijuar, rritë e sjellë deri në shtepinë e sajë, por, ja, tani është në rrezik që të kthehët në gjëndjën e ma parshme.

Gjendja me pandeminë dhë demonstratat tjera gjitheandej Amerikës, mundë të jënë pengesë për nji demonstratë të fuqishme.

Shtepisë së Bardhë ti behët më dije së, jeni duke bërë Pazar pa hongjinë. Këto bisedime, kurrë populli i Kosoves nuk do ti pranojë sepse, hajnishtë po behën pa dijeninë e tyre. A është kjo politikë amerikane ?! Më siguri së jo.

Të kërkohët që, këto bisedime më përfaqësues ilegjitim të popullit të Kosoves, të mos pranohën por, për këtë, të bisedojnë përfaësuesit të cilve ju është dhë besimi më 6 tetor, më nji pregatitje transparente paraprake më, angazhimin edhe të spektrit të gjërë politik, shoqëri civile, Akademi të Shkencave dhë të arteve të Kosovës e tjerë.

Në të njejtën kohë, në Kosovë, ndoshta, nji ditë ma parë apo nji javë, të mbahën demonstrsta gjithëpopullore në mbrojtje të Republikës,

Qdo bisedim e lere ma ndonji pajtim për të biseduar për qeshtjën e kufijve, populli, duhët ti hedhë poshtë dhë konsiderojë si aktë tradhëtie ndaj shtetit.

Për ata të cilët kanë shkue krye në vete duke e lënë popullin shumicë jashtë këtijë procesi jetësor, duhët të inicohët përgjegjësia institucionale dhë penale duke e kualifikue si akt subverziv ndaj shtetit.

“ presidenti” fatëkeqësishtë, është edhe komadant i forcave armatosura i cili, në momentët e caktuara, ashtu siq tentojë të veprojë, për të shpallë gjendje të jashtëzakonshme të pa nevojshme në kohë pandomie sepse, donte ta merrte pushtetin e tërërsishëm, ky, po që së i duhët këtijë pér ta shpetue vetën, nuk do të hezitojë ta bëjë përseri nese i lejohët. Pra, ky  është në gjëndje që edhe ushtrinë ta keqëpërdorë për ti zbatue politikat e tijë që, vijnë në kundërshtim më interesat e popullit.

Ky njeri është shumë i rrezikshëm për shtetin prandaj, mbetët imperativ i vetëm, që përmes kërkesës ultimative të popullit, të largohët nga posti dhë, të kërkohët përgjegjësi shtetërore.

Më largimin e tijë, ndërpritët rrjeti kryesor i veprimeve të rrezikshme për ta shkatërrue shtetin e Kosovës e, pastaj, më Edvin Kristaq Ramën, ti vëndosin kufijtë Shqipëri -Serbi, duke e eliminue Kosovën Dardane.

Në të vertetë, sikur të ishim shtet i plotë sovranë në tërë teritorin e Kosovës më nji Kushtetutë ndryshe jo e bllokuar nga nji pakicë serbe prej 4% të popullatës, emrin Kosovë ndoshta duhët ta zavendësojmë më atë të Dardanisë si dhë, shumë ndryshime të cilat në shëjë diskriminimi pozitiv, i  toleruam që po na kushtojnë më shtetësinë, tani duhët të psojnë ndryshime për të cilat duhëttë shkhët në referendum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat