Dialogu Kosovë-Serbi të udhëhiqet nga Gjermania

Opinione

Dialogu Kosovë-Serbi të udhëhiqet nga Gjermania

Nga: Mr. Sc Shpend Salihu Më: 16 qershor 2020 Në ora: 20:11
Mr. Sc Shpend Salihu

Siç dihet, Kosova dhe Serbia janë pjesë e Ballkanit e Ballkani aspiron integrimin në BE, andaj gjetja e rrugës afatgjate për normalizimin dhe zgjidhjen e problemit është që me çdo respekt, ndaj SHBA dhe Rusisë por këta dy akterë duhet të largohen nga çfarëdo përfshirje politike në ishullin Ballkanik. Gjermania si forca kryesore e BE-së e cila njëkohësisht është edhe akteri kryesor në proceset e gjithëmbarshme ekonomike dhe politike në Europë duhet ta luajë rolin krucial në negociatat mes palëve ndër-konfliktuoze në Ballkan. Qëndrimi i qartë i Bunderstagut Gjerman dhe kancelares Angela Merkel, është se nuk dëshiron ndryshim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë dhe se çdo ndryshim i mundshëm territorial në ishullin Ballkanik, duhet të jetë në konformitet me vullnetin e deklaruar të popujve të Ballkanit. Ekspazioni politik dhe ushtarak i SHBA-së dhe Rusisë, si dhe tendenca e ndarjes së Ballkanit në zona të interesit mes këtyre dy fuqive globale, është duke acaruar jo vetëm çështjet diplomatike regjionale, por edhe duke shkaktuar kriza dhe konflikte socio-ekonomike në Ballkan. Lufta speciale që SHBA dhe Rusia janë duke e zhvilluar në Ballkan, është duke u bërë një fuqi baruti e cila aludon në Meduzën antike greke dhe në kaosin dhe anarkinë që po dominon në Ballkan.

Mendimi i qartë dhe rekomandimi i Qeverisë Gjermane, është që Kosova dhe Serbia të njohin reciprocikisht njëra-tjetrën, e më pas të shkohet në procesin e ndarjes së pasurisë së përbashkët, dhe zhdëmtimin material të viktimave të luftës. Në mesin e kritereve për aderim në Bashkimin Europian, është edhe njohja reciproke dhe marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore, e do të duhej të ishte gjithashtu, edhe lirimi i të burgosurve politik Shqipëtar që janë duke u dergjur në burgjet Serbe. Ndihma dhe përkrahja finansiare e shtetit Gjerman, dhe e BE-së është shumë më e theksuar në Kosovë sesa përkrahja Amerikane. Misioni i EULEX-it përkundër vështirësive, që kishte nga SHBA dhe Rusia arriti me një sukses të konsiderueshëm të vendos rende  dhe ligjshmëri në Kosovë. Rezultatet që misioni i EULEX-it i dëshmoi në Kosovë, ishin shumë më të larta dhe pompoze, sesa mandati i UNMIK-ut i cili kryesohej nga SHBA dhe Rusia. Sfera e sundimit të ligjit, kapacitetet infrastrukturore, vendosja e ligjshmërisë, reformat në drejtësi si dhe persekutimi dhe ndjekja e personave të inkluminuar në vepra të krimeve të rënda si dhe lufta kundër terrorizmit fetar në Kosovë, ishte shumë më e sofistikuar gjatë mandatit të EULEX-it që kryesohej nga Gjermanët, sesa gjatë mandatit të UNMIK-ut.

Është fakt notor që UNMIK-u Kosovën e krijoi një shtet frigjid, me një koncept multietnik, edhe pse mbi 92 përqind e qytetarëve të Kosovës janë Shqipëtarë. UNMIK-u rezultoi edhe në legalizimin e sekteve fetare, me çfarë filloi një luftë heshtazi e ideologjive të ndryshme fetare në Kosovë. UNMIK na solli paketën e Athistharit me të cilën Kosova heshtazi filloi të enklavizohej dhe klantonizohej. Meritë e UNMIK-ut janë vendet e rezervuara në parlament që askund në Europë nuk i ke, meritë e UNMIK-ut është Asociacioni i Komunave Serbe, meritë e UNMIK-ut është shumica e Bandinterit në parlament e shumë veprime tjera që ishin dhe janë negacion i shtet formimit të Kosovës. Duke iu falënderuar misionit të EULEX-it dhe Gjermanisë, Kosova filloi të aplikojë standarde simetrike me Serbinë filloi lufta e pa kompromis kundër fenomeneve negative në Kosovë, siq janë krimi i organizuar dhe korrupsioni si dhe për herë të parë ndjekja e kriminelëve Serbë në Kosovë, të cilët UNMIK fare nuk i preku. Pra UNMIK i cili kryesohej në Kosovë nga SHBA dhe Rusia, arriti që Kosovën ta shndërrojë në një shtet cirku, në një teatër dhe heshtazi ta ndajë, andaj u apeloj institucioneve respektabile të shtetit të Kosovës dhe liderëve politik që në negociata të përfshihet Gjermania, e cila do kishte rolin kyç në zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat