Në prag të rinisjes së bisedimeve Kosovë-Serbi, kujt t’i besohet sot në politikë?!

Opinione

Në prag të rinisjes së bisedimeve Kosovë-Serbi, kujt t’i besohet sot në politikë?!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 16 qershor 2020 Në ora: 20:18
Ismail Muçiqi

Odisejada e bisedimeve Kosovë-Serbi e cila ka fillu që nga viti 2011 me ndërmjetësimit e Bashkimit Europian, nuk arriti ti normalizoj mardhënjet ndërmjetë këtyre dy shteteve e aq më pak njohjen reciproke me status të barabart në kuadër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Serbia e cila i zhvillojë 3 luftra në ish-Jugosllavi dhe e cila u bombardue nga Aleanca veri-atlantike e Nato-së, ende zhvillon politikë mesjetare dhe destruktive ndaj fqinjëve e sidomos shekujë me radhë i ka duart e përgjakura ndaj shqiptarëve.

Tani kur këto ditë po flitet me të madhe se me 27 Qershor në Washington do të organizohet takimi i nivelit më të lartë shtetërorë ndërmjetë Kosovës dhe Serbisë, pritjet e qytetarve për rezultatet që do ti sjellin bisedimet janë më të ndryshme.

Politika Serbe e cila gjithmonë ka qenë përplotë me konspiracione duke e shantazhue edhe diplomacion botërore, ka arriturë që dialogun me Kosovën ta amortizojë duke tentue që qështja e shtetësisë së Kosovës dhe problemi me Serbinë të mbetet si konflikt i ngrirë.

Kjo teori e diplomacisë Serbe u vertetue në mënyrë përmanente duke përdorur të gjitha mekanizmat diplomatikë kundër Pavarsisë së Kosovës dhe të ndërtimit të Shtetit.

Diplomacia Serbe edhe sot lobon dhe është duke zhvilluar propagand armiqësore kundër Kosovës gjithandej Botës, për qnjohjen e shtetit. Mediat Serbe konfirmuan se mbramë Presidenti Serbë Aleksandër Vuqiq kishte një bisedë telefonike me Kryetarin e Rusisë Vladimir Putin, vet Vuqiqi deklarojë se Kryetari Rusë Putin i kishte thënë se qështja e Kosovës mund të zgjidhet vetëm përmesë rezulutës 12/44 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

E kjo nënkupton se Rusia e ka të drejtën e vetos dhe kurdo mundë ta bllokojë qfardo iniciative ndaj Shtetit të Kosovës.

Në momentin kur pritet të fillojnë bisedimet ndërmjetë Kosovës dhe Serbisë, elita politike e Kosovës është e përqarë dhe askush nga qytetarët nuk ka njohuri se deri ku ka arritur niveli i bisedimeve të kaluara me Serbinë dhe cilat janë rezultatet e arritura.

Në Kosovë ka kohë që zhvillohet luftë politike se kujt i takon mandati për udhëheqjën e bisedimeve, Persidentit apo Kryeministrit, dhe ende askushë nuk ka njohuri se për të cilat tema do të bisedohet apo negociohet në Washington.

Kur njeriu i ndëgjonë deklaratat e Presidentit të Kosovës duke thënë se Serbia do ta njohë Shtetin e Kosovës dhe se Kosova së shpejti do të bëhet antare e Kombeve të Bashkuara dhe e Nato-së, logjika e njeriut asesi nuk mund ti besojë kësaj teorie kur dihet se politika Serbe udhëhiqet dhe menaxhohet nga Akademia e Shkencave dhe nga Kisha Ortodoksse instituticione këto Shkencore apo Fetare të cilat janë përpilues dhe hartues të momerandumit për "Serbinë e Madhe".

Shteti i Kosovës që nga shpallja e Pavarsisë, vazhdmimishtë po sfidohet nga Serbia e cila përmesë strukturave paralele dhe Listës Sërbska po vepronë në mënyrë përfide për të arriturë ti forcojë strukturat të pushtetit lokalë nëpër enklavat serbe me qëllimë të bosnjëzimit të Kosovës.

Se si do të rrjedhin bisedimet me Serbinë do të nvarët nga konsistenca dhe uniteti i faktorit politikë të Kosovës i cili ka obligimë dhe detyrë historike për ruajtjën e kufive dhe teritorin e Republikës së Kosovës.

Ky është amaneti i gjeneratave të cilat u fliuan për lirin dhe Pavarsinë e Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat