Kina, një sfidë ushtarake për NATO-n

Opinione

Kina, një sfidë ushtarake për NATO-n

Nga: Sherif Ramabaja Më: 17 qershor 2020 Në ora: 15:55
Sherif Ramabaja

Pekini dëshiron të bëhet një fuqi botërore dhe nuk ka frikë nga mosmarrëveshjet ushtarake me fuqitë bërthamore. Perëndimi do të rrezikoj interesat e veta, nëse NATO-ja hesht ndaj politikave të Kinës. Nëse NATO -ja nuk u përgjigjet sfidave të tilla, do të bie në harresë.

Kina gjithnjë e më shumë po na afrohet, ne duhet të reagojmë ndaj saj, thotë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, në mënyrën e tij të rezervuar diplomatike. Ai gjithashtu deklaroi, se Kina po bëhet një sfidë ushtarake që vë në dyshim rolin e NATO-s dhe të Perëndimit si një aleancë globale udhëheqëse. Kina, vazhdimisht po e zgjeron flotën e saj, si Bashkimi Sovjetik që bëri në vitet 1970 dhe 1980.

Deri më tani Kina ka refuzuar marrëveshjet për çarmatimin bërthamor dhe në vend të kësaj, ka treguar se synon të rrisë numrin e raketave me mbushje atomike në 1.000; ky numër nuk është si qëllim përfundimtar i kinës. Pekini po armatoset me një ritëm të shpejtë, që nuk lë dyshim se ku i ka synimet. Deri në 100 vjetorin e themelimit të Republikës Popullore, më së voni edhe 29 vjet, Kina pretendon të jetë një fuqi botërore - mbase edhe më e fuqishme se të gjitha vendet e tjera së bashku.

Ky pretendim kinez mund të ketë pasoja për NATO-n. Kina shumë shpejt do të përfshihet në çdo konflikt të rruzullit tokësor, përmes bazave të veta ushtarake dhe përmes investimeve të saj ekonomike, në të gjithë botën. Në të njëjtën kohë, për shkak të Hong - Kongut dhe Tajvanit, ajo është në një situatë të ngjashme të politikës së jashtme si Rusia për shkak të Krimesë, Ukrainës lindore, Transnistrisë dhe Abkazisë - sipas mendimit të saj, ajo ka probleme territoriale të kontestuara që duhet të zgjidhen me forcë nëse është e nevojshme.

Për dallim nga rasti i Rusisë, çdo konflikt mbi këto territore prek zonat kryesore ekonomike të tregtisë botërore - rrugët qendrore të tregtisë në Detin jugor të Kinës dhe lehtësirat e rëndësishme të prodhimit dhe shërbimeve në Hong - Kong ose Tajvan. Për dallim nga Rusia, e cila sulmon edhe më të dobëtit, Kina shfaqet në konfliktin kufitar me Indinë se është e gatshme të fillojë mosmarrëveshje të hapura ushtarake edhe me një fuqi bërthamore. Pasojat e imagjinueshme ekonomike dhe politike të një qëndrimi të tillë janë të dukshme.

Prandaj është gjithashtu e qartë se Perëndimi ka një interes të jashtëzakonshëm për këto zhvillime dhe kjo është arsyeja pse NATO nuk mund, thjesht ta ketë rolin vetëm të vrojtuesit. Për shkak të rolit të SHBA-së, por edhe për shkak të rëndësisë së rrugëve tregtare dhe qendrave të prodhimit për anëtarët e saj, aleanca nuk është më ish aleanca rajonale kundër Rusisë, siç ishte përceptuar për një kohë të gjatë. Ajo përfaqëson interesat e Perëndimit, për sa i përket politikës ushtarake dhe ka rëndësi mbarë botërore - të zhvillimit, që është shfaqur për një kohë të gjatë.

Angela Merkel, rastësisht deklaroi në Bundestag disa vjet më parë, se Kina një ditë do të bëhej gjithashtu një sfidë ushtarake për evropianët. Kështu sinjalizoi që në një fazë të hershme, se po vëzhgonte situatën e ardhshme të botës. Përfaqësimi i interesave të NATO-s përfshin diplomacinë, si dhe rolin ushtarak.

Diplomacia ka qenë gjithmonë një element i barabartë i aleancës, dhe Republika Federale në veçanti gjithmonë ka insistuar që ky element të mbetet i vlefshëm. Nëse NATO, po përcjell tani Kinën, nuk do të thotë se po tronditet me shabllonin në Lindjen e Largët - ashtu si nuk do të ishte në asnjë mënyrë detyrë e NATO-s për të irrituar Moskën ushtarakisht.

Trump nuk është armiqësor, përkundrazi, ai po kërkon tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga rajone të shumta të botës - por paraqitja e tij ndonjëherë jep përshtypjen se aleatët e Amerikës duhet ta valvitin flamurin, ndaj zëmërimit të presidentit aktual amerikan. Përshtypja është e dëmshme. Nuk ka të bëjë me disponimin. Politika energjike e Kinës, ka nevojë për një kundërpërgjigje.

Qëndrimi triumfues i Pekinit ndaj fqinjëve jugorë, armatimi, zbatimi i njëanshëm i ligjit ndërkombëtar me fortifikime ushtarake në detin jugor të  Kinës, krijojnë humbjen e besimit për Perëndimin.

Kjo është një nga arsyet pse Evropës i duhet një qëndrim, në hartimin e politikave të aleancës ndaj Kinës. Në vitet 1960, Uashingtoni tentoi me forcë që ushtarët e bundeswerit, gjithashtu, të mund të luftonin në Vietnam. Kancelari Ludwig Erhard protestoi kundër kësaj dhe dërgoi vetëm një anije spitalore. Sepse Boni, nuk kishte asnjë ndikim në strategjinë aziatike të Amerikës në atë kohë.

Sidoqoftë, kjo i bën marrëdhëniet e aleancës me Kinën gjithnjë e më urgjente. Ashtu siç ishin me Rusinë. Në rastin e Kinës, uniteti i NATO-s është një parakusht, për të biseduar me palën tjetër. Iluzionet për Kinën nuk i përgjigjen realitetit. Do të jetë e pafalshme, nëse aleanca hesht për  sfidat politike globale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat