Me fundamentalizem fshataresk nuk mbrohet Atdheu?!

Opinione

Me fundamentalizem fshataresk nuk mbrohet Atdheu?!

Nga: Skënder Mulliqi Më: 18 qershor 2020 Në ora: 14:14
Skënder Mulliqi

Ndoshta është  më e vjetra.Në secilin rast po dalim humbës në histori.Kësaj pune I thonë  punë gjuturie, I thonë  psikologji primitive , apo mbyllje vetit me prapanicë derën, apo duke lënë mbrapa rrënimin e urave.Kështu më ja mbyllë veti të gjitha dyert  dimë  duket vetëm ne shqiptarët ?!  Po shkojmë nga ekstremi në ekstremin tjetër.Kur i shikojmë në retrospektivë rezulatet , ato janë shumë të vogëla.Ta marrim për shëmbull Serbinë armike të përhershme , e ne pikërisht në këtë pikë po dështojmë. Po, dështojmë së nuk po mbushemi mend kurrë, së  shumë shpejtë i harrojmë të keqijat e mëdha që na I ka shkaktuar historikisht ky shtet gjenocidial. A ka gjë më tragjike së Serbia po arrinë shumë të na përqanë? Kjo është ana më tragjike e shqiptarëve. Ata na vranë , na masakruan , na fyen si komb çdo minutë, orë e ditë, e ne bëjmë sehirë!  Ne vend që të kemi një koncensus nacional lidhur jo vetëm më zhvillimin e bisedimeve, por për gjithëqka që bëhët fjalë për këtë shtet, ne po përqahemi.Këtu ishte dashur të vuhet pikë.  

Kur të gjithë mendojmë së diqka  është e jona, ajo edhe  duhet  të mbrohët. Por jo, së ne gjithmonë në momente më delicate po përqahemi, po na i fusin  armiqët  pykat në mes, dhe ne vetit. Unitetin nuk ka fuqi që e shkatërron.  Kur hajni ti merre parat tua  nga gjepi, ai është dhe mbetet gjeparosh.Mos të lejojmë  që Serbia jo gjeparoshe , por Serbia grabitqare e madhe historike  , të na plaqkitë sa herë ti tekët! Duhet të ekziston vullneti I fuqishem dhe i përgjithshem politik , në mbrojtje te kauzës tonë të drejtë , që mos të lejojmë ricoptimin e Kosovës nga qetnikët e Sheshelit në pushtet. A ka gjë më tragjike së Serbia të na imponon vullnetin e vetë politikë, më tokat tona?Kur dihet së ky shtet shumë u ka borgj shqiptarëve. Ku na intereson neve , së çka ban Vuqiqi në zgjedhjet në Serbi? Ata e kan shtetin e vet, e ne e kemi shtetin tonë.

Po ja që kështu na vijnë punët kur në pushtet  krejte pas  luften ,i kemi njerëzit që nuk u treguan të zotët për politikëbërje?!  Nuk patën njohuri në artikulimin e kërkesave në maratonën e zhvillimit të bisedimeve .Lejuam nga bisedimet e nivelit teknik të kalojmë  në bisedime krejtë të karakterit  politike. Dobësitë e deritashme   politike janë të mëdha . Me fundamentalizem fshataresk nuk mbrohet vatani?!Kjo i bie qe njerëzit e politkës po dëshirojnë kështu, e nuk ka ndryshe?!Këto pushtete  sikur po dirigjohen nga propagandat e ndryshme  karshi interesave të shqiptarëve në Ballkan. Shumica do të pajtohen së këto institucione janë të uzurupara dhe së nuk kemi ndarje faktike të pushtetit. Institucionet e shtetit  po mbahen në këmbë të qelqta.Gafet politike janë bërë tepër të mëdha,  të padurueshme , janë bërë  të dëmshme ,dhe shumë  të rrezikshme për ekzistimin e shtetit të Kosovës…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat